Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka shprehur kritika të forta ndaj mënyrës se si opozita po organizon protestat kundër qeverisë, duke theksuar se ato nuk kanë më peshën dhe efektin e nevojshëm politik. I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, Shehi u shpreh se protestat aktuale nuk arrijnë të mobilizojnë qytetarët dhe nuk prodhojnë ndryshim real.
“S’po protestojmë si në Teheran. Këto nuk janë protesta qytetare masive, por tubime militantesh që po lodhen javë pas jave”, deklaroi Shehi. Ai theksoi se pjesëmarrja e kufizuar tregon mungesën e një mesazhi të fortë politik dhe të figurave frymëzuese. Sipas tij, Sali Berisha nuk arrin më të inspirojë shumicën e shqiptarëve për të dalë në rrugë.
Shehi u shpreh se opozita duhet të ndalë retorikën e përsëritur dhe të ndërtojë një projekt politik të qartë, 360 gradë, me objektiva konkrete. “Nuk mjafton të kërkosh largimin e Edi Ramës apo qeveri teknike, kur këto nuk janë realisht të arritshme. Opozita duhet të fokusohet në gjëra që i ka në dorë: reformën zgjedhore, reformën administrative, rishikimin e Kushtetutës”, tha ai.
Kreu i LZHK-së nënvizoi se sot shpresa kryesore e qytetarëve është te drejtësia, duke shtuar se opozita duhet ta mbështesë SPAK-un dhe institucionet e drejtësisë, në vend që t’i sulmojë kur vendimet nuk i pëlqejnë. “Vetëm drejtësia mund të rikthejë besimin dhe të inspirojë qytetarët”, u shpreh Shehi.
E paske kuptu Dasho se budallalliku i rradhes nga Sala eshte kerkesa pa kuptim,qeveri teknike.Ky s'ka as deputete,as votues.E pse te ike Rama,pse ka 86 vota,apo pse s,ka Sala vota.Kur ta kuptoni se pse humbni,jarebi te fitoni.
Po dil ti dhe organizoje o Dash rrakia , meqense ke 35 vjet deputet pa parti pa elektorat......... Po per çfare duhet protestuar kete nuk e kuptoje , dhe bravo popullit te zgjuar cqexse ka kuotuar, humbasin me vote kerkojne pushtet ne tavoline
Pa aftesia per te gjeneruar politike tregon se sa te matur dhe jashte realitetit jane politikanet shqipetare , qe Rama eshte bere nje sulltan shqipetare dhe duhet te largohet kjo s'ka dyshim por per ke populli duhet te ngrihet dhe te vendose , ndyresirat e PD apo karnavalet e ashtuqyuajtur parti opzite qe bejne serenata kryeministrit ,,,!!???? Me tregoni nje figure serioze ku populli ta mbeshtese me protesta deri ne largimin e Rames...!!??? Politikanet e shqiperise jane sevisur nga agjenturat fqinje per te patur kete situate qe kemi, shume nga politikanet serioze jane perzene nga partite apo me keq ekzekutuar....
O Dash a e kuptoni që Sali non grata shkatërroi PD .....si mund të shkosh pas një njeriu të damkosur me vulën NON GRATA... shpellarët këtë e quajnë dekoratën......
tragjikomedi skiptaresh. shehu = iranian, tirane = teherane
Aspiron Dash iraniani hahaha.
Ju demokratet me votime nuk e llogarisni fare se mund te vini ne pushtet m'duket.Hmm.Mendojeni ndonjehere,se votimet jane forma me democratike e ardhjes ne pushtet.I gjithe mendimi juaj eshte si ta merrni pushtetin me dhunë,qeverira teknike,protesta me 30 veta etj.Kurre nuk keni per te fitu gjo.Jeni shume,shume primitive.
Po pse o Dasho rakia u dashka rrezuar Rama, pse u teket ju ? Rama ka 83 depudete dhe eshte treguar zemermire se do kishte marre edhe 100 depudete. Sepse populli e ka kuptuar se vetem KM mund ta drejtoje kete vend. Populli ia ka falur edhe ndonje gabim qeverise
Nje parti terroriste qe vret protestusit kundershtar, nuk ka te drejte morale te beje thirrje per protesta, sepse ka borxhe gjaku pa lare. Keshtu thote Bibla, Kurani, Kanuni dhe ligji.
Po ti je dhe politikan vjetërsirë, si nga të qënët në politik, si nga mosha si nga budallallëku që përcjell. E para ti nuk ke pasur këllqe asnjëherë për protesta. E dyta ty dhe Fatmir Mediut dhe Nard Ndokës tju rroj Sali Berisha që çdo 4 vjet ju riciklonte në politik. E treta e cila është ngjashmëria e Shqipëris me Iranin që të ngrihen njerzit në protesta apo që të fitosh prapë ti dhe të hash edhe disa vite të tjera. E katërta nuk le parti pa shkuar dhe je bër si ato kurv… po hu më hu diku do të të hyj një hu që të shkosh në atë dynja i llahtarisur. E pesta boll se na vjen për të vjell kur dilni e shkruani ju plehrat e demokracisë 35 vjeçare.