“Ditën me aleatët, natën me Ramën”, pedagogu kritika PD-së: Rrezikon izolimin! Nuk është gati për sakrifica reale

14 Janar 2026, 10:25Politika TEMA
“Ditën me aleatët, natën me Ramën”, pedagogu

Pedagogu Ermal Hasimja ka kritikuar strategjinë e Partisë Demokratike ndaj partive të vogla opozitare, duke e cilësuar të paqëndrueshme dhe kontradiktore. I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, Hasimja u shpreh se PD ndodhet në një paradoks politik: nga njëra anë kërkon bashkëpunim me forcat e reja, ndërsa nga ana tjetër negocion me Partinë Socialiste ndryshime në Kodin Zgjedhor që, sipas tij, “u bien kokës” pikërisht këtyre partive.

Sipas Hasimjas, PD ka më shumë nevojë se kushdo tjetër për bashkëpunim opozitar, pasi është forca më e madhe, por nuk është e gatshme të bëjë lëshime apo sakrifica reale. “Nuk ka kuptim të kërkosh bashkëpunim me partitë e vogla dhe, në të njëjtën kohë, të biesh dakord me PS-në për ndryshime në Kodin Zgjedhor që i dëmtojnë ato”, theksoi ai.

Analisti vlerësoi se do të ishte politikisht dhe moralisht më e ndershme që PD, për sa kohë kërkon aleanca, të shtrinte dorën ndaj partive të reja, sidomos në çështje jetike si Kodi Zgjedhor. Ai shtoi se këto parti sjellin vota që nuk do të shkonin kurrë drejt PD-së, duke krijuar një potencial më të madh opozitar.

Hasimja kritikoi edhe mungesën e strategjisë së përbashkët në opozitë, duke theksuar se, përballë një qeverisjeje që e cilësoi “jashtëzakonisht të dobët”, problemi kryesor mbetet mungesa e bashkëpunimit real opozitar.

5 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;:"?,;

    Ju prefesort kur sun bohni deputet bohni kritikusa. Lexhenda Sal sun bo kabime, aj osh udhheqs i fertet

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mesuesi

      Mos , ne keni Perendi , mos I genjeni Njerezit me ndajshtime te tilla ( pedagog ), me keto shterzimet e tyre , me kete gjuhen e tyre vas mish , as peshk ... Asimeja mund te kete deshire te prezantohet si Asime , Po kur vjen fjala Tek emri "Berishes " ai sfumohet , behet dhe . Prandaj , Z. Teme , na lini ne hallin tone dhe tuajin , sigurisht , sepse S. Berisha eshte halli dhe e keqja e te gjithe shqiptareve qe e dun kete vend ne shina normale .

      Përgjigjjuni
      1. Énigme

        Jam kurrioz te di pse Bufi te flaku .....

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flori

          Pden e ka kapur kucedra berisha

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Aspak enigmë! Hasimja iku vetë si shumë nga ata (frymë e re) që iu bashkuan në vitin 2005 me KOP-in e famshëm. Ishin ata nga njëra anë dhe në tjetrën, edhe me ndihmën e Ilir Metës që përçau PS, që e risollën "monstrën" në pushtet, edhe pse prej tij apo nën pushtetin e tij, kishin ndodhur mynxyra të tilla si: Maskarada zgjedhore maj 1996; 'Viti i zi' 1997 dhe 'Grushi i Shtetit' shtator 1998. Se pse ikën, ata e dinë më mirë vetë, por duke e njohur "monstrën" Sali, diçka mund ta dimë edhe ne. Sepse bashkëpunëtorët e tij, bile shumë të afërt me të, qysh nga 1992, na i kanë bërë me dije tashmë si cili është ai. Atij i duhen 'zvarranikë' dhe 'servilë' të pështirë si aktualët e sojit Tritan Shehu, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, por që kanë qenë dhe janë më shumë, dhe ne i kemi patur dhe i kemi parasysh ata çdo ditë. Kam vetë nja dy eksperienca me të në vitet 1994-'95, kur ai ishte president dhe unë drejtor diku në një ministri të qeverisë Meksi. Nuk mund t'i hyj detajeve, por me dy fjalë mund të them se në çështjen që diskutohej në zyrën e tij, përkundër argumenteve logjike dhe ligjore, ai ishte tmerrësisht arrogant dhe në fund sipas zakonit, hakmarrës. Kundërshtimi për të ishte 'pabesi' dhe me këtë kushedi se çfarë prodhonte mendja e tij e sëmurë?! Mendje që në klton35 vjet, i ka sjellë popullit dhe vendit kaq e kaq dëme të mëdha, shkak për të cilat është "non grata" si nga populli, ashtu dhe nga aleatët tanë të mëdhenj perëndimorë. Atëhere po e shqiptoj si ai, 'më thoni ju mue', si mund të punojnë me të intelektualë si Ermal Hasimja dhe "hasimë" e tjerë, që nuk i mungojnë Shqipërisë, por që nuk pranojnë të ndoten në këtë mjedis politik që i ka zënë frymën demokracisë?! Shqiptarëve, u kanë lënë të në tryezë të hanë o njërën o tjetrën pjatë me gjellë, të dyja të pagëlltitshme, por sidoqoftë për shkak të urisë nga të dyja do pranojë të hajë atë që, duke zënë hundën, është më pak të neveritshme.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje