Nga Ylli Manjani
Nuk e di se çfarë kërkon që gjejë SPAK tek mbledhja e Rithemelimit të PD, një punë krejt e brendshme e një partie politike!?
Se ç'punë ka SPAK me mbledhjet e një partie, nuk e di?! Por është krejt pa sens, kjo krahasuar me punën reale që ka SPAK.
Meqë e kanë merak PD dhe financimet e saj, do kishte më shumë interes në emër të ligjit dhe interesit publik të sqaroheshin 2 gjëra:
1. Financimi në shumën prej 500 000 dollarë i një kontrate Lobbimi në Amerikë, që PD e Lullzim Bashës lidhi dhe, hetimet ndaj të cilës i mbylli prokuroria e Tiranës asohohe. Pritej një përgjigje e letër-porosisë nga ShBA asokohe...
2. Burimet e financimit të 3 kontratave, 2 lobbimi dhe 1 shërbimi, po në Amerikë dhe me vlerë deri në 10 milionë dollarë, që PD e Berishës i lidhi, me nënshkrimin e Mulit, pa i bërë syri (jo tv) tërrt. Janë kontratat më të shtrenjta të mundshme që një parti politike në rruzull i paguan për lobbim.
Kontrata prej 1.3 milionë dollarësh për një vjershë me buf që ofroi Lacivita, është padyshim më e shtrenjta në llojin e vet. Kurse ato dy të tjerat që do hiqnin nongratat, janë marramendëse... Shumë para për një parti e harruar në opozitë...
Këto janë kontrata për hetime, jo shpenzimet për një mbledhje partie, mbledhje e cila rrëzoi partinë e Lulit e të Gaz kallëzuesit.
Se kështu del që SPAK po punon për historitë e Lulit e Gazit...
SKAPI i Salplehut po merret me gjera te vogla te Berisheve per te treguar që po i biem te dy kraheve. Lojë e piset e Skapit. Ç’far prisnim nga kjo strukturë e ç’ar na servirin shoket e Argites. U katandis kokoshi nje thelë. Sa turp.
O Ylli , dje na tregove per aventurat e tua maje pemeve te liqeni , duke pare ciftet bashke me garden , sot paske nisur te merresh me hallet e rithemelimit.E kujt i plasi per ceshtje te brendshme te PD ? Le te merret Spak njehere me ceshtjet madhore te Saliut qe kane demtuar popullin , Gerdecin , 21 Janarin ...pa sa per lobimet qe bejen keta , te gjithe nje kallep jane , si Rama , si Saliu e te tjeret.Keta edhe per nje foto me zyrtare te USA , paguajne qimet e kokes ... dhe askush nuk e di ku i gjejne leket.....Kohet e fundit Spak eshte bere qesharak. Dje lexova per ate personin qe ishte denuar per korrupsion ne zgjedhje ne Fier.... dhe si prove i kishin sekuestruar nje kartmonedhe 2000 lekeshe... qe kaloi ne favor te shtetit. Bej nje artikull per kete o Ylli...shkrije talentin me ironine tende.
Si nuk e kupton se eshte manovrim I Spakut per f'ju shmangur 21 janarit, Gerdecit e morise se krimeve te kryebanditit non grata.
Mos kishte Spak...nuk e di ku do perfundonte Shqiperia...mbase e gjitha e shitur....
Teme, ti je Zeni dhe pronar i Spakut mafioz.
Po kjo eshte lojaaa,ne bejme sikur ju hetojme,ju shani nga pak
Po ky eshte thjeshte nje manovrim qe edhe PD po hetohet per lek te vogla kusur,,se te miljonat i mori la Civita edhe spakut nuk jà ndjen per ate ngjarje dhe hetim,,,maksimumi ndonje gjobe belo e esmerit dhe mbaron aty,,,keshtu edhe berbehanja e spakut do vazhdoj te rrije hapur per rruajtjen dhe qethjen te familjes Berisha,,se deri tashti vetem jà u kà rruajtur,,
Qe ga titulli dhe pastaj direkt sulm per L.Bashen duket per ke punon autori i shkrimit
Kështu del o z. Manjani që SPAK punon për Gazmend Bardhin, këtë tani e ka marr vesh gjithë Tirana, pse? Sepse G. Bardhi inicion çdo hetim që bën SPAK, ai di informacionet edhe në detaje nga SPAK, ai futi në burg Beqen, Metën, Veliajn, Ballukun tani do të heqi qafe Këlliçin se Salijanin e ka hequr nga rruga për të marr Partin Demokratike. Salijani e futi në burg dora vet G.Bardhi.
O zoteri! Po keto qe thua ti jane te paprekshme, pasi parate u paguan aty ku duhet…. Nuk e kuptoni qe po pagove atje te pastra te pista… nuk ka problem… per cdo gje tjeter je gabim, je fajtor je je je.. vk… nuk po e zgjas me shume se kush ka dy fije mend e kupton. Kaq kisha
Jurist , " Rithemelimi " eshte pushtimi i nje partie politike , nje institucion Kushtetues , me mjete nga me te pistat te drejtuar nga nje individ te damkosur boterisht per mjete Po te pista ... " Jurist " , sipas teje me kesi "Vogelsirash " , mos Valle duhet te merren vetem flamurnoket , bozdot , zengjinete dhe kujtimgjuzet ?
Po si do i heqi çdo dyshim shqiptarëve që SPAK dhe GJKO janë forma dhe trashëgimia më e pisët e gjingjonizmit
Po ti ca pune ke se ca pune ka Spak?
Qeverisjet ne Shqiperi kane qene nje grope e madhe haleje, kete e di gjithe dynjaja ,por prandaj ata burrat "e poshter" i vune ne rrjesht keta" kalamanet tane te dhjere por krenare", qe te firmosnin fiks 140 vete.Tani mos u çuditni qe SPAK po nxjerr zbuluar pushtetin e sotem se aty po germojne,Kush tha qe po te hapin gropen para 2013-tes, nuk do nxirrnin "xhevaire" mbase edhe "diamante" te permasave kolosale.Ju e dini mire si i mbyllte prokuroia çeshtjet me procedura e me kobure pas koke.Gjynahet e ketyre qafirave nuk i lan as oqeani,ama ky popull me thoni nga tja mbaje.Hip se vrava,zbrit se te vrava
O Ydhi i pashuar… SPAKU nuk ka pune me fjalimet e Saliut… po me parate qe shpenzohen larte e poshte eshte puna e tij… boll bere shejtan budallain ..
Po aty fle lepuri, se mbi parate e pista eshte projektuar gjithe kjo foltore gojore e Rame Saliut e salisto rilindasve!!!!! Dhe ketu I bie vula e logo e PD ketij te keqperdoruri tashme... me se paku!
Janë maskime që bën grupi berishian i prokurorëve për të mbuluar kontratat mbi 10 milion dollarëve të Berishës e PD në SHBA. Ky grup prokurorësh u mbështet nga Dumani. Mbetet për të parë qëndrimin e kryeprokurorit Braho. 21 janari po afron. Cfarë po ndodh me dosjen e shekullit z. Braho ? Tani që edhe pengesë nuk ka më mqse Dumanit i përfundoi mandati ????
Mos ka ble gje aksione ky Manjani ke Tema hahahaa
Po si ore nuk ka. Atje është fshehur ai që ju dhjeu ne prehër dhe kercitu iku nga spitali. Po pse aq i rendesishem ishte ai si ata që blejne brekët dhe sytjenat të shtrenjta që të shoqerohet ne siptal me eskort policie?? Jo are Ylli jo, ai është pak kriminel dhe vrasës. BRAVO Ylli,je kritiku me më këmbë ne tokë për problemet e drejtesise.
Te lumte Ylli!Ata qe nuk e kuptojne thelbin e shkrimit le te flladiten me opinione boshe.Ke goditur ne shenje.Kesaj qe ben spaku i thonr "sa me u gjete Kola ne pune"!
Po sepse janë kokrra frikacakësh , oportunistësh, ofiqarësh dhe injorantësh që nuk dinë të lidhin dy fjalë dhe të ndërtojnë një strategji pune që efiçente, funksionale dhe shtet formuese.
Ore po me gjyqet ne France cu be? Ai avokari mori nje milion thone...po me Anglezet? Humbi gjyqin non grata prape? Iken 750mije sterlina...apo varri leshte...ka zeni me Argjiten...