Balla pret në Kuvend përfaqësuesen e diasporës shqiptare në Bavari

14 Janar 2026, 13:02Politika TEMA
Balla pret në Kuvend përfaqësuesen e diasporës shqiptare

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, ka mirëpritur sot në Kuvendin e Shqipërisë Enkelejda Dajçin (Beqon), përfaqësuese e suksesshme e diasporës shqiptare në Landin e Bavarisë, Gjermani.

"Mirëprita sot në Kuvendin e Shqipërisë Enkelejda Dajçin (Beqon) përfaqësuese e suksesshme të diasporës shqiptare në Landin e Bavarisë Gjermani. "

Balla vlerësoi lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit dhe punësimit, duke i konsideruar ato si faktorë kyç për integrimin dhe suksesin e shqiptarëve në Gjermani.

"Në Bavari jetojnë e punojnë rreth 18 mijë shtetas shqiptarë dhe vlerësojmë lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit, punësimit. Gjithashtu në universitetet e Bavarisë studiojnë afro 800 studentë shqiptarë"

Takimi u konsiderua një dëshmi e rëndësisë që institucionet shqiptare i kushtojnë diasporës dhe forcimit të lidhjeve me komunitetet shqiptare jashtë vendit.

2 Komente

  1. S
    Sass

    Ca te tha? Ca i the

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      Ou, po unë kam kaq vjet në Munich dhe nuk ja kam dëgjuar asnjëherë emrin kësaj..... Këtu janë disa kosovarë që interesohen disi për problemet e shqiptarëve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje