Pak ditë më parë, Berisha u shfaq i tensionuar në daljen e tij nga Prokuroria e Posaçme, ku pranoi që SPAK ka nisur një hetim pasuror ndaj tij dhe familjarëve të tij.
Ndonëse organi i akuzës nuk ka ende një njoftim zyrtar për shtyp, vetëm ditët e fundit shkallët e Prokurorisë së Posaçme i kanë ngjitur dy eksponentë të rëndësishëm të zhvillimeve të Kuvendit të Rithemelimit: Belind Këlliçi dhe Indrit Hoxha.
Sipas burimeve, të dy janë pyetur për financimet e Kuvendit të Rithemelimit më 11 dhjetor 2021, të cilat rrjedhimisht, sipas të gjitha gjasave, kërkojnë ta orientojnë akuzën e SPAK te hetimi pasuror i kreut aktual të PD-së, Sali Berisha.
Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se në Prokurorinë e Posaçme për këtë çështje do të pyeten të gjithë organizatorët dhe kontributorët e Kuvendit të Rithemelimit të PD-së.
Çfarë deklaronte Berisha në 13 dhjetor 2021?
Në një konferencë për shtyp, pamjet e së cilës gazeta TemA po i risjell në vëmendje, tregon Berishën teksa pyetet për organizimin e dy ditëve më parë, ndërkohë që kreu i PD-së përgjigjej se shpenzimet janë transparente dhe nuk janë aq sa i deklaron pengmarrësi Edi Rama dhe pengu i tij Lulzim Basha në media.
“Janë bërë transparente dhe do bëhet çdo qindarkë për shpenzimet e Kuvendit, të cilat ju garantoj se janë minimumi 50 herë më të ulëta sesa shpenzimet që paraqet pengmarrësi Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha në mediat e tyre. Por çdo gjë do bëhet transparente, me fatura dhe gjithçka tjetër.” – u shpreh Berisha në atë kohë.
Po a ka një faturë të deklaruar Kuvendi i Rithemelimit?
Njëjtë sikurse lobimi i La Civitas në zgjedhjet e fundit, edhe për Kuvendin e Rithemelimit nuk ka një shifër reale të deklaruar dhe nuk ka donatorë të vërtetë që të kenë shpenzuar për Berishën në atë kohë.
Sipas një tabele financiare që qarkullon, të cilën gazeta TemA e disponon dhe i referohet Kuvendit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, të mbajtur më 11 dhjetor 2021, rezulton se aktiviteti ka pasur kosto të konsiderueshme financiare, të detajuara në disa zëra kryesorë shpenzimesh.

Në listë përfshihen shpenzime për qira stadiumi (Air Albania), brendim dhe skenografi stadiumi, sisteme fonie dhe ndriçimi, regji qendrore, siguri, transmetim televiziv, si edhe një volum i lartë materialesh propagandistike, përfshirë flamuj, badge, fletëpalosje, axhenda, lanyardë dhe materiale zgjedhore. Po ashtu, evidentohen kosto për transport delegatësh, bileta avioni nga Europa, ushqim dhe ujë, si dhe për fushatë në rrjete sociale dhe reklama televizive në prime time.
Sipas tabelës, totali i shpenzimeve të evidentuara arrin në rreth 1.1 milion euro, një shumë që pasqyron vetëm kostot e dokumentuara dhe të njohura publikisht deri më tani.
Megjithatë, burime pranë çështjes theksojnë se këto janë kosto të përafërta dhe jo domosdoshmërisht përfundimtare, pasi ekziston mundësia që të ketë shpenzime të tjera shtesë, të kryera jashtë këtij dokumenti, të cilat nuk janë bërë publike apo nuk rezultojnë të formalizuara në këtë përmbledhje financiare.
Berisha sot: Hetimi politik, Basha i dha listën e bizneseve që sponsorizuan Kuvendin e PD-së Eskobarit dhe Kim
I pyetur sot në konferencën për gazetarë, Berisha iu rikthye akuzave, duke e quajtur hetimin e tij pasuror si një hakmarrje politike, të nisur nga një ish-xhelat i diktaturës komuniste, duke iu referuar prokurorit Kraja, ndërkohë që nuk i ka ndalur akuzat me kaq, ku ka përfshirë në komplotin kundër tij edhe Lulzim Bashën, i cili, sipas Berishës, ka komplotuar me SHBA-të nëpërmjet Ekspbar dhe Yuri Kim, duke i dhënë listën e bizneseve që kanë sponsorizuar Kuvendin e Rithemelimit.
“Hetimi pasuror i Berishës është bërë me lupë, finalizuar dhe dërguar me kohë në gjykatë. Ky hetim politik që bënë s’ka asnjë lidhje me asnjë hetim pasuror të Sali Berishës dhe fëmijëve të tij. Është hetim i mirëfilltë politik. Unë kam thënë që prokuroria duhet të jetë e lirë dhe ne jemi të hapur për çdo hetim. Lidhja është mashtrimi që ish xhelati i sigurimit të shtetit në bashkëpunim me Dumanin i bënë çështjes, asnjë lidhje. Për të justifikuar dhe janë primitivë… fakti që s’kanë çtë hetojnë është dëshmuese se po bëjnë hetim politikë. Hetimi pasuror i Berishës, jam i vetmi politikan i hetuar me hollësi brenda dhe jashtë vendit, çdo variant tjetër është mashtrim politik. Është deklaruar çdo gjë dhe financimi çdo personi, nuk ka asgjë për të fshehur. Personat që kanë financuar e kanë deklaruar sapo janë pyetur. S’kam parasysh asnjë shifër. Di që në atë kohë Basha i dha listën Eskobarin dhe Kim listën e bizneseve që sponsorizoi Berishën.” – u shpreh Berisha.
A është hetimi pasuror i Berishës edhe fundi i tij politik?
Ndonëse e gjithë përpjekja që prej shpalljes së tij non grata e deri më sot, duke përfshirë edhe Kuvendin e Rithemelimit, ka qenë për t’i shpëtuar drejtësisë, me sa duket, ky hetim i ri pasuror do ta fusë sërish në siklet Berishën përsa i përket së ardhmes së tij. Se sa do t’ia arrij kësaj radhe Prokuroria e Posaçme ngelet për t’u parë, mirëpo këto dalje dhe shpërthime të një pas njëshme të Berishës nuk parathonë asnjë gjë të mirë për të.
PD-ja do të vijojë të ngelet peng i Berishës apo do ta tejkalojë figurën e tij?
Në të gjithë këtë panoramë të re, pyetja që shtrohet është: A do të gjejë forcë PD-ja ta tejkalojë Berishën? Lëvizja e Salianjit ishte një shenjë, mirëpo, siç po shihet, e gjithë PD-ja zyrtare është nën thundrat e Berishës. Nëse do të vijojnë të jenë edhe pas kësaj çështjeje, ngelet për t’u parë, por që të ndryshojnë gjërat gjasat janë shumë të pakta./nl/TemA
Ky eshte nje fakt qe verteton se drejtesia jone eshte komplet ne sherbim te krimit e vjedhjes. Saliut I rendojne krimet e 21 Janarit, Gerdecit e shume te tjera, kurse Spaku merret me ceshtje qe duhej ti kish gjykuar vite me pare. Kuptohet qe kjo behet per te goditur Kellicin, Mulin e te tjeret, por te mos preket kryebanditi non grata.
Fundi politik i Saliut ndodhi ne 11 maj 2025. Tash behet fjale se kur do burgoset, dhe kur do shkoje ne Ferr!
Po po do ta ndjekin edhe ne varr. Ik more keto jane vetem shashka. 21 Janari qe 15 vite dhe Berisha i lire ende. Spak funksional qe 5 vite. Turp per drejtesin.
Hani hani racionin e qenit
1.1 milion euro ne konferencat e Rames Ikushtojne vetem flamuret rozelie dhe litaret.....
ato qe e ruajn para mrapa si koqe kush ja pagun se ato e dun rrogen 3000 ero
Paratë janë të ligjshme dhe me noter dhe i fitoi kur shiti shpellën që i la gjyshi trashegimi.
Bobo sa gënjen ky njeri. Është mashtruesi më i madh që ka patur Shqipëria. Gazetarët që i shkojnë në konferenca shtypi ja degjeneroi inteligjencën me gënjeshtra bajate.
Epo le të hanë bar! Duan ta shtyjnë sa më shumë se e dinë që pavarësisht si do jetë fundi i monstrës, ata zorraxhinjtë e tij dinë fundin e tyre. Deri atëhere kjo j bën të shtrëngojnë dhëmbët.
Lajm kot.Saliu eshte shtylla e Rames.Nuk e prek dot askush
Eshte donation nga nje pjata lares nga Amerika. SPAK eshte organizate nen drejtimin e familjes kriminale Berrisha.
Nje tabele qe qarkullon dhe qe gazeta tema e disponon! Kjo quhet prove!? Po ju nuk po quani prove tabulatet dhe sms e Belindes nderkohe qe na shisni si prove nje tabele pa autor qe e disponoka ymeri… edhe sigurimi i hoxhes lodhej me shume kur bente propagande
Thano pse te gjithe budallenjte jane mbledhur te Bufi kenetes..... Si ka mundesi......
Thano c'fare thuhen per Belinden jane nen hetim. Deri tani nuk ka ose nuk dime ndonje fakt real me perjashtim te vampirit nga Vicidoli qe thote njhere Belinda ka 300 aprtamente dhe heres tjeter thote qe ka 3000. Ka apo nuk ka SPAK do te na e tregoje kurse nga ana tjeter mitingu i vampirit u be ne syte tane ne 11 Dhjetor. Ne te gjiithe pame mitingun e tij dhe per kete ka vleresime financiare se njerzit nuk jetojne ne Hene dhe i dine kostot. Athere tha do te deklaroj c'fardo qindarke te shpenzuar dhe s'ka deklaruar asgje edhe pas 5 vjetesh se s'ka c'fare te deklaroje se e di shume mire qe e ka bere me parate e familjes se korruptuar dhe po te deklaroje i bie te mashtroje.
Ky hetim "pasuror" eshte per tu shmangur nga krimet e renda te vrasjeve te kryera.Qe pasuria e tyre eshte e pa fund nuk do shume mend e kalem.Lobimet per PD-n ne Amerike e kudo nuk jane bere per bamiresi nga te huajt.Mjaft te thuash qe kane nje vile ne Gjirin e Lalezit do shkonte fatura ne miliona euro.Zoterinj te prokurorise,mos u perhapni per te"gjetur pasurine",ajo eshte fakt brenda Shqiperise dhe ndoshta jashte saj.Merrunu me vrasjet e bera (sipas deklaratave te tij),se do te vriste jo tre por 30-t apo 300-nt.Drejtesia,ne qoftese ka ndermend te kryej ndonje hetim le te filloj me vrasjet dhe do te dalin edhe parate.
SHASHKA , SHASHKA asgje me shume . Te hetosh familjen me te ndershme shqiptare qe te gjitha pasurite i ka te deklaruara qindarke me qindarke , sepse qe Shqerja e pastaj LIRIA edhe GITA vec pjellin lek , Euro e Dollare . Spak po te kete seriozisht kete pune per ta hetuar kete familje ( TERRORISTE e KRIMINALE ) te ndershme i ka dosjet mal qe kullojne gjak shqiptaresh por ata Spaku tallen me shqiptaret . C'fare provash duan prokuroret kur SH B A dhe ANGLIA e kane deklaruar qarte pse u shpall nongrada , apo kur vete krimineli terrorist Sali qen Berisha me goje te tij ne tv ne sy te tere botes deklaron qe i pushkatova po pa dashje , po edhe do vrisja deri 3-400 veta bile kisha kater snajpera ne pikat me te larta e nje ne penxhere te zyres e do ta vrisja edhe Ramen liderin e opozites .
Berisha gjykohet per te pranuar para nga biznesmenet per te organizuar mitingje kurse Linda Rama dhe i shoqi me nje te goditur vjedhin 50 milione euro ne nje tynel.
Nese Saliu nuk do te kishte aleatet e tij te fshehur kudo sidomos 70% ne PS qe kane sabotuar me shume se gjysmen e partise ai do te kishte vdekur politikisht dhe ligjerisht ne 2013
Saliu, natyrisht eshte genjeshtari dhe mashtruesi me i madh qe ka jetuar ndonjehere brenda kufijve te Shqiperise Londineze. Sidomos, per ato qe i shoqeron me deklarimin "... ju garantoj une se ...".
Nuk e ke Rama te iki....si e rithirri me Lulken ne 2021....
Turp për spakun që tallet me popullin ku janë 97,piramidat, 21 janari,Remzi Hoxha ,Gërdeci .kurse kta na flasin për fundin politik për një person që dhe vetë e di që po i vjen fundi biologjik.
SPAK duhet te hetoje dhe te coje para gjykates jo vetem Berishen , kellicin, Noken e organizatoret e Kuvendit te rithemelimit, por edhe gjithe pjesemarresit ne ate kuvend. Kur aleati yne straategjik e shpalle nongrata , keta qafire nuk degjuan cfare tha Amerika dhe km por shkuan tek nongrata dhe bashkohen me te. A ka krim me te madh se sa te bashkohesh me nongraten dhe ti kundervihesh qeverise qe po e ben naten dite per te miren e popullit tone . Vetem denimi i organizatoreve dhe pjesemarresve do ti heqe Berishes mundesine te organizoje ne te ardhme kesi kuvendesh, kesi foltoresh e protesta si ajo qe ka thirrur me 24 janar.
Kur te na nxirrni dhe nje tabele te disponueshme me abuzimet qeveritare do tu marrim seriozisht.
Por lereni fukarain se I ka ngel mrena dhe zdi ca me bo do genjej do shpif do qihet nga te gjitha birat a more budalla arratisu ose kerko azil ne gerqi te shpetosh koken se bithen e ke degjeneruar fare.
Kjo nuk eshte shume e madhe 1.1 miljon£ por 6 miljon lasivita u harru fare