“Dakordësi” territoriale PS-PD, më shumë bashki, kryetari dhe këshilli i qarkut zgjidhen me votë

14 Janar 2026, 15:20Politika TEMA
“Dakordësi” territoriale PS-PD, më shumë bashki,

Socialistët e demokratët kishin arritur një dakordësi paraprake për reformën territoriale por gjithçka duket se u pezullua në momentin kur opozita refuzoi pjesëmarrjen në Komision pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit. A2 CNN ka mundur të zbulojë tratativat ndërmjet socialistëve dhe demokratëve për mënyrën se si do të ndryshojë harta e pushtetit vendor në vend, duke e ndarë atë në dy nivele funksionimi.

Reforma administrativo-territoriale ishte shtrirë jo vetëm në ridizenjimin e hartës së pushtetit vendor por edhe në ndryshimin e kompetencave. Ndonëse PS gjithmonë ka mbështetur idenë për të reduktuar numrin e bashkive në vend, palët kishin gjetur dakordësinë për të rritur numrin e tyre, nga 61 aktualisht në mbi 90 të tilla, por me kompetenca më të cunguara.

Sipas kësaj dakordësie paraprake, socialistët kishin pranuar rritjen e numrit të bashkive me kushtin që ato të kishin kompetenca më të reduktuara fokusuar vetëm te çështjet e administrimit të qytetit, ndërsa kompetencat e mëdha do t’i kalojnë qarqeve, të cilat mund të ndryshojnë emër, me opsionin që mund të quhen superbashki. Qarqet sipas propozimi do të drejtohen nga të zgjedhur vendor të cilët do të kenë kompetencë jo vetëm financat e territorit që do të administrojnë, por edhe politikat dhe strategjitë e zhvillimit. Kryetar dhe Këshilli i Qarkut do të duhet të zgjidhen direkt nga qytetarët me votë.

Por kjo dakordësi paraprake tashmë ka ngrirë pasi demokratët janë tërhequr nga komisionet e posaçme parlamentare, qoftë nga reforma territoriale ashtu edhe nga reforma zgjedhore duke vendosur kushtin e panegociueshëm. 

5 Komente

  1. P
    Populli

    Ndarjen admin eshte e thjeshte fare.Bejeni sic kane qene rrethet ne kohen e monizmit me 36 rrethe pra 36 bashki.Do te keni argumente per lidhjet gjeografike demografike , pasurore traditat kulturen etj etj.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Birishi

      Nuk kane 36 rtethe por 26.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patronazhisteve cekic ballit

        Une them ta ndajme me Kantone si Zvicra . Cdo Kanton te kete qeverine e tij, kryeministrin e tij, ministrat, zv. ministrat etj. Keshtu qe do kete me pak xhelozi dhe drama, jo po vidhni ju, jo ne, jo mbetem ne pa vjedhur apo ata. Ajo pjese e popullit qe mbetet pa u bere hajdut, te haje mut. Qeras qeveria.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Turp

          Më shumë se 30 janë shumë,por këta do të bëjnë marrveshje dhe do të kemi bashki sa Amerika,dhe do të na thonë shtetet e bashkura të shqipërisë.

          Përgjigjjuni
          1. K
            KROI MBRETIT

            Do jete skandal ne se shtohen bashkite.Edhe kaq sa jane ,jane shume-te pakten te hiqen 8.Dhe mendoj Bashkia Poliçan-Kelcyre-Memaliaj-Libohov-Selenice-Rrogozhine-Perrenjas-Fushe Arres-

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje