“Blendi Fevziu fabrikoi një gënjeshtër dhe u fsheh pas heshtjes”

14 Janar 2026, 14:10Politika TEMA
“Blendi Fevziu fabrikoi një gënjeshtër dhe u fsheh pas

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ashpër ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke e akuzuar këtë të fundit për shpifje dhe mungesë përgjegjësie publike, pas debatit të hapur mes tyre lidhur me pretendimet për udhëtime private të ministrave.

Në reagimin e tij, Rama thotë se Fevziu e ka pohuar indirekt se ka ngritur një akuzë pa fakte, duke u mbështetur në “muhabete kafeneje” dhe duke përmendur raste sporadike, për të cilat – sipas kryeministrit – nuk ekziston asnjë provë që lidhen me udhëtime private fundjave të anëtarëve të qeverisë.

“Fevziu reagoi prapë duke e pohuar përsëri faktin që ka fabrikuar një akuzë, më shqip një shpifje, për të cilën as ka çfarë thotë e vjen vërdallë me muhabete kafeneje, duke përmendur si në jerm dy a tre raste sporadike, për të cilat përsëri s’ka asnjë provë se janë të lidhura me udhëtime private të ministrave në fundjavë, e duke i ikur përsëri me një turravrap konfuz të vetmes gjë që duhet të bënte në këtë rast: Ndjesës ndaj shikuesve të tij.

Ndryshe nga më parë, Fevziu deklaron se nuk do përgjigjet më për këtë çështje. Normal, e kupton edhe vetë që s’ka si ia bën ndryshe, përderisa nuk mendon se shikuesit e tij meritojnë aq respekt sa ai t’u kërkojë ndjesë.

Pra Fevziu kërkon llogari edhe për gjëra që nuk i di ose që nganjëherë edhe i shpik, ndërkohë që fton rregullisht në sallonin e tij njerëz të armatosur me gjysëm të vërteta, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Por ama ai refuzon t’i japë llogari publikut të vet, një herë të vetme, për një gënjeshtër me shtatë bishta dhe kapet si i mbyturi pas fijes së barit tek video-inspektimet e anëtarëve të qeverisë, për të cilat thotë se janë praktikë unike në botë, jashtë çdo standardi demokratik.

Dakord, atëherë po kaloj tek standardet dhe po i them Blendit, i cili padyshim e ka parë botën shumë më tepër se unë, që të na tregojë një rast të vetëm në botë ku debatet politike janë kacafytje për të marrë fjalën, në një sfond britmash të pandërprera, ku nuk e merr vesh i pari të dytin, e ku mikpritësi me një shkop në dorë nxit palët të zihen, pa vënë ose pa dashur të vendosë as qetësi, as rregulla në debat, as kufi etikë në komunikim, e pa kultivuar as sensin më të vakët të drejtësisë në trajtimin e të ftuarve, të cilëve u ndërpritet fjala rregullisht pa bërë dot 3 fjali bashkë!

Pra le të themi se po, e vërtetë, nuk është normale që anëtarët e qeverisë t’i shmangin daljet në sallonet mediatike (në fakt, në rastin tonë ne nuk shmangim daljet me gazetarë, po vetëm daljet me udhëheqësit barisalifallistë), por nëse Fevziu nuk e nis nga vetja, bashkë me sivëllezërit e simotrat e 700 tenxhereve, e të vendosi standardet demokratike në sallonin e tij të madh, atëherë s’ka si t’i kërkojë llogari ministrave pse nuk hidhen me kokë në tenxheren e Opinionit a në cilëndo tenxhere, ku bubullon e gërrgëron molla e përhershme e sherrit dhe ku shikuesit në vend se të informohen, abuzohen dhe helmohen me politikën!”, shkruan Rama. (TemA)

37 Komente

  1. R
    Rama, demaskoje Fevzon, shpejt

    Rama, nxirri dojen Fevziut dhe veri kapak ketij pjelle te sigurimit te shtetit. Opinioni famekeq i Fevziut eshte helm per shqiptaret.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fejzo, ky eshte fundi i Opinionit!

      Me se fundmi KM e kuptoj se kush eshte salloni i Fevziut. Ka shkuar atje me dhjetera here, dhe i duhej nje udhetim teper i gjate qe te mbrrinte ne konkluzionet e duhura. Por, sidoqofte 'me mire vone se kurre'. Sallone te tilla legenesh qe lehin dhe jargaviten nuk i duhen as dreqit, jo me kryeministrit te vendit, qe mund ta perdore kohen e tij ne menyre me eficiente.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        Problemi i dashur mik eshte se po te mos shkonte Rama tek Fevziu, do ti jepte arme ketij te fundit per ta akuzuar se nuk ka respekt per mediat dhe publikun e tyre. Personalisht kam vite qe nuk shikoj me shfaqjet e turpshme te emisioneve te Fevziut dhe nuk lexoj me opinjonet e Bushatit apo te opinjonisyeve te tjere pa opinjon qe kane inate personale me Ramen dhe flasin pa kandar duke nderprere njeri tjetrin ne emisione pa fund e pa buke. Kjo jo se Rama eshte pa kusure, por kur kritikat behen pa fakte te dokumentuara emisionet e Fevziut e te tjere gazetaruceve shqiptare behen bajate dhe nuk ja vlen te humbasesh kohen duke i pare.

        Përgjigjjuni
      2. r
        rp

        Dosjen e Fev-ziut e ka Sali dosjexhiu!

        Përgjigjjuni
        1. b
          bah

          Ky eshte njeri i kalbur deri ne palce. Askush nuk duhet te harroje imoralitetin e ketij bastardi me 21 Janar 2011 dhe ne ditet me pas. Pershurri mbi gjakun e viktimave pa problem fare.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Opinionisti

            Po xirjs

            Përgjigjjuni
          2. P
            Pirro l

            Po për shpifjet e Ben Tigrit , ish zëvëndësit tënd a ke ndnj koment o hajduti pallosh?

            Përgjigjjuni
            1. P
              Porooooo

              Pirro leshi nese Tigri ka fakte te shkoje ne prokurori dhe jo te i Qimi Pekes o loqe i Bufit komunist

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pirro l

                Uaaa sa bukur, nëse ka fakte të shkoj në prokurori. Vetë e mendove apo ta tha lideri shpirtëtorë? Po mirë, kur prokuroria akuzon zëvendësen tjetër të liderit botërorë pse e mbroni ? Si ka mundësi që zëvendësat i dalin të korruptuar gjithmonë liderit shpirtërorë!!!??? Tani ha një sufllaqe

                Përgjigjjuni
                1. j
                  juristi

                  Pirro-tipat si puna juaj nuk shkeputen dot nga mentaliteti i komunizmit kur te akuzuarit nga partia medoemos duhet te ishin fajtore. Bile edhe ne ate kohe te akuzuarit quheshin zyrtarisht "te pandehur" packa se fati i tyre ishte paracaktuar nga partia. Prokuroria mundet te beje akuza te panumerta por te akuzuarit nuk jane fajtore perderisa gjykata nuk e ka shpallur te tille. Me sa dime ne, publiku shqiptar, askush nga zevendesat e Rames ka kaluar neper te gjithe shkallet e gjykatave dhe jane shpallur fajtore me vendim te formes se prere. Kur kjo te ndodhe atehere mundet qe te flisni sic keni shkruar. Deri atehere do benit me mire qe te heshtni. Po sikur gjykatat te thone se zevendesat ne fjale jane te pafajshem cfare do thonit ju dhe te tjere qe komentojne sic keni bere ju?

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pirro l

                    Te hesht!!? Pse nga nje ptronazhist do marr leje per te folur?

                    Përgjigjjuni
            2. K
              Kazani Sandrit te klanit

              Raste i ralle qe Fevziu ka genjyer, kur ky ate emision e ka ndertuar mbi genjeshtren. Te ftuar jane Shkullaku Bushati Hoxha Koka Bâtonat Zogaj....... Qe ju drejtohet me Ooo Rame ke pergjigje si kryeminister , pasi Berrishes i drejtohet me politesse doktor Berrisha dhe jo O Berrish. Qe po dévalorise autorutetin e kryeministrit duke lejuar kllun te tille t'ju drejtohen me O Mbret lakuriq , O Rame ke pergjigje ...

              Përgjigjjuni
              1. ?
                ?

                https://pamfleti.net/anti-mafia/debati-i-edi-rames-me-blendi-fevziun-mjegull-apo-shantazh-i316575

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pal Melyshi

                  Fantomaksi faqeziu spiun i sigurimit te shtetit vegel

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkërdheni

                    Pra i duhet Blendi haleja për të dalë nga sikleti i përmbytjeve. E shpërqëndron vëmendjen e njerëzve, nga hallet e përmbytjeve tek aktorët blendi dhe sali haleja, dhe këta e ndihmojnë me shumë qejf ( gjysme duke u zënë), sepse kryeministri ndanë tenderit me këta hale.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dakord

                      Asnjë siklet nuk ka Rama për përmbytjet. Rama nuk është zoti që të komandojë reshjet. Për rastet ku fajin e ka njeriu, na e tha troç që jemi popull zhuls. Na ka thënë para 10 vjetësh që punë ka, por ska profesionistë. Unë e respektoj që i flet troç popullit të vet dhe mban mbi kurriz kostot e këtyre fjalive. Bravo i qoftë. E vërteta dhemb.

                      Përgjigjjuni
                    2. K
                      Komentuesi

                      NJE FJALOR FANOLIAN !!!!!! JE GJIGAND......KUSUR MOS U LER KETYRE LAROVE , TE SHTYPIT !!!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dr .Petrit Vargu

                        Sa ngjan Fantomasi me Abin e Sales

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          koli

                          Ka te drejte per rregullat e Opinion por harron qe kutr eshte ai i ftuar ai sle njeri te flase si ne mbledhjet e PS.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Legen pis muti

                            Perse nuk ja thua keto gjera edhe kur saliu yt hyjnor shkon tek ky vjdhesi i pronave te Skerdilajd Konomit?

                            Përgjigjjuni
                          2. s
                            sokrat

                            Edi Rama je Kryeminister dhe jo pjese e stafit te TV Klan! Prandaj mos i jep shume rendesi Fevziut, i cili kujton se mund te flase si te doje dhe ti kerkoje llogari kujtdo dhe per cdo gje. Lere te llomotise pasi kjo i ka ngelur, pas 30 vjetesh ne ekran. Jo vetem politikanet qe degradojne dhe ju del boja me kalimin e viteve, por edhe gazetareve, te cilet duhet ta njohin institucionin e terheqjes. Me gjithe respektin qe ka gezuar, mendoj se Fevziu e ka perfunduar ciklin si gazetar dhe me mire do te ishte te shkruante kujtimet nga e kaluara. Ne emisionet e tij bie ne sy politizimi i tejskajshem djathtas dhe nuk ka aspak paanshmeri. Vertet pushtetaret jane persona publike dhe nen vezhgimin e publikut, por jo nen hetim, vezhgim dhe analize nga kushdo dhe pa asnje fakt. Nese ka shkelje ligjore nga antaret e qeverise ti denoncoje hapur ne emisionet e tij, fakte te cilat ti percillen edhe drejtesise per ndjekje penale ndaj tyre. Duhet pak respekt per ta dhe punen qe bejne. Media nuk mund te flase pa pergjegjesi dhe si te doje! Emisionet televizive percarese nuk duhet te gjejne vend ne TV, por ti jepet hapesire emisioneve perbashkuese dhe qe transmetojne fryme kombetare pozitive. Jane bere te neveritshme debatet e kota, zenkat pa logjike dhe kunderveniet politike pa asnje baze dhe jashte realitetit. Shohim te njejtat fytyra analistesh qe dihet se cilin krah politik do te mbeshtetin. Fevziu kerkon ndryshim ne qeveri, por nuk e kemi degjuar te flase per ndryshimet ne gazetari dhe emisionet televizive. "Kerkon te ndryshoje boten, por ndryshimi fillon nga vetja".

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kritiku

                              Je dhume dhume ok

                              Përgjigjjuni
                            2. V
                              V

                              O Ram,Fej-Ziu eshte mashtrues me patent,kujtoni 21 Janarin ku monstra Fejzi mashtroj shqiptaret. Ju lutem,mos shkoni me te Fejzi Saliu!

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bob

                                Ore zgjyre e qen bir qeni, ke gjithe qeverine per burg me ty te parin dhe merresh me fevzon, gjete sebep si kalamajte e kopshtit!

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  E

                                  O Ram,une Fejziut nuk nuk begenis ti them miremengjes,ti i shkon ne studio. Parat e fejziut I kam dhjer,kur posedusi eshte bythelepires 30 vjecar i kermes Sali.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    analist

                                    O Rame mos u merr me Fevgon dihet ai ka qene dhe eshte me salen ate do ai e ka perkrahur ai i ktheu cfare desh ai u be i pasur se shiti toka e prona.Rame merru me faktin qe me shume se gjysma e pensionisteve nuk mori lek sic premtove ti duke dale cdo dite e duke bere premtime boshe sot nuk moren asnje lek as pensionistet e fshatit as te qytetit.Shikoje nje here priblemin ta permbysi Skemen Inst.i sigurimev.A bere xhamen nje llogari shume buje per asgje

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Niku

                                      Qe ke dhe ti huqet e tua z.kryeminister, i ke, por ne kete pike jam mese dakort me ty. Une nuk para shoh TV shqiptare apo emisione, por ne keto 25 vjet jashte Shqiperise jam perpjekur te shoh Opinionin 3 here. Te treja heret e kam shkeputur videon diku nga mesi sepse me gjithe perpjekjet e mia te ndiqja thelbin e bisedes, ishte e pamundur pikerisht per ato qe thua ti, te gjithe flisnin mbi njeri-tjetrin, me mungese kulture, nje kakofoni zerash, ku Blendi ne vend ta perdorte shkopin per t'ju rene duarve atyre qe s'mbanin radhen, sic na benin mesuesit ne shkolle me vizore, e perdorte shkopin per te cytur gam-gamin. Ne nje nga rastet madje, ne mes te debatit, kamera shkonte here pas here te nje stive librash te shkruara te Blendit, ne mos gaboj per Enverin, komplet pa lidhje me ate qe diskutohej, por vetem per te shitur librin e Blendit. O Zot cfare marrezie. Nuk e di ka redaktor apo kryeredaktor ai emision, por ka mbetur akoma ne nivel amator megjithese 35 vjet ne TV. Ndaj, mos ja perto, bjeri kokes se ishalla rregullohet ndonje gje.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Entela

                                        Njeri nga kto ministra eshte Blendi Gonxhe, dhe dashuria e tij e fsheht ! Flokshi embel qe e perkedhel ne zyr

                                        Përgjigjjuni
                                      2. N
                                        Nroqi

                                        E keni pare fejzon si kthehet ne pikepyetje kur takon Saliun,ashtu behet dhe Saliu kur takon ndonje LaCivit(ata I kan ngel).

                                        Përgjigjjuni
                                        1. b
                                          brenda bllokut te surrelit

                                          Dikur ne fillimet e tij, e kam simpatizuar dhe kam qene entuziasit, per Ramen.Por nuk u desh te haja nje thes me kripe, por asnje luge kripe, por vec, nje traste me kripe dhe ja ku rama mu cfaq para shume vitesh, ne gjithe dimensionin,si nje qenie shume rufjane shume djallezore, qe i ndrronte maskat ekstreme pa ju dridhur qerpiku,dhe qe pa asnje skrupull te arrinte dhe te mbante fronin me te larte.Po ta zhveshesh, nga loja e prestigjatorit te perdorimit te fjaleve, ndeshesh me nje qenie te vockel, te semure keq mbas vetes se vet,ndertuar nga geni i bllokut, me nje formim prej alabaku intelektual, qe mbas 13 vjetesh sundimi,permend vec suksesesh, kur ku dhe nje mendje labile, sheh dhe ndjen te kunderten. Dhe koha qe ka kaluar, ka bere me te pranueshem alter egon e tij Saliun, mbasi germadhat ne sasi dhe cilesi te sundimit te rames, qe i ka shkaktuar,ketij mileti dhe trualli europian, jane dhe me te medha nga ato te saliut. Kurse Fevziun e njoh si nje ciceron te talentuar dhe me nje kamer te pa lodhur jashte studios, por dhe me difekte ne formimin e tij. Dhe ne momentin aktual eshte pikerisht Fevziu, qe i afron rames, duel ne sheshin e mejdanit, dhe me jo lodra fjalesh rrugesh, sic kerkon rama te fshehe friken e vet nga e verteta.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. x
                                            xheJ.eN.Bi.

                                            brënda bllokut... duhet ta kesh mbaruar të mesmen dhe ke vazhduar për psikologji,se bën analiza psikologjike.Po nuk e ke mbaruar këtë koment bëje si hartimin e maturës se 10 e ke të sigurt.Tani që ishe simpatizant i flakët i Ramës dhe tani i ka kthyer difekun ,duhet të jetë dhe një e metë e karakterit.Që të ketë bërë Rama më shumë të këqia se Saliu edhe vetë Saliu nuk do ta besojë.Po e lexove komentin tim vetëm një përgjigje dua për pyetjen që do të bëj: sa njerëz ka vrarë Rama dhe sa Saliu.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. U
                                              Uuuu blloku

                                              Haaaa qenke miku spiunit Fevzi.... Ky shoku jot do beje mire te shkoje te autorité dosjeve dhe te mare nje dokument qe nuk ka qene bashkpuntor i sigurimit te shtetit Çfare dueli kerkone ti , vertete ka loqe qe shikojne emisionin e shpifur , ku banalist te pamvarur te tipit Shkullaku Bushati Hoxha Koka e disa alabak te tjere te peshtire te pa lare te pa rrojtur te pa ditur tregojne peralla..... Fevziu nuk eshte gazetar , ushtron nje profesion ne menyre te paligjeshem duhet denuar me burge Gazetaria eshte profesion duhet te kesh mbaruar shkencat politike duhet nje dipllome per te ushtruar kete profesion, Fevziu jot ciceroni çfare shkolle ka kryere se nje berbèr nuk munde te punoje pâtissier. Pseudo gazetar te tipit Shkullaku Bushati Cani qe kane mbaruar per gjuhe te huaj. Abilekaj shkolle oficerash , Çurri per prift e te tjere....... A e kuptone o shoku bythe lepiresit Fevzi qe ne Shqiperi nuk ka gazetar por taliban gjobvenesh mashtrues oridiner

                                              Përgjigjjuni
                                            2. N
                                              Nik

                                              Sa herë Fevzua ndërron lëkurën ne do merremi me të! Edhe ndonjë koment pozitiv Fevzo Batakçiu e meriton si psh. "një kameleon ku dominon ngjyra e zezë"!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. F
                                                Fevziu sekretar i rinise komuniste

                                                Rama eshte fajtor , nuk munde te meret nje kryeminister me nje pseudo gazetar te pa dipllomuar. Nuk i ndjek emisionet e ketij klluni , por me bene pershtypje kur ne studio ka komunistin Berrisha dhe i drejtohet me politesse ( zoti Berrisha , doktor Berrisha ) ndersa me kryeministrin ( Oooo Rame O Rame ) si ka mundesi qe ky kryeminister degradon figuren me te larte te institution shteterore !. Nuk me interesone fare Rama si personne deri sa ka veshur kostumin e kryeministerit nuk duhet te lejoje te tilla specie kenetore te ulin figuren e te zgjedhurit. Gabime edhe qe i pergjigjet kryeministri nje gazetari , ule figuren e te paraît te shtetit. Fevziu genjeu por per ta futur ne piège kryeministrin qe ai ti shkonte ne studio pasi dihet qe emisionin e ketij autodidacte nukbe ndjek kush.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Turi

                                                  Hapi rruge hajdutit thone nga anet tona.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Llapaqeni

                                                    O Fevziu me kete kapelen dhe me dorezat me dukesh si Huroshi i Rusise prandaj je komuniste shyqyre qe tv.klane nuk e ndjeke fare sidomos kure dele ky qerosi i opinonit.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. a
                                                      andi

                                                      O Rame...po qe ministrat s bejne asgje pa izen tende,kjo dihet; po a e di ti se Kumbarja ç do te premte kalonte kapshticen me gjithe kopene e saj ? E ti gjithashtu neper çartera ! ti je turpi i partise socialiste o funderine !

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje