Nga Ylli Manjani
E përshëndes nismën e Ministrit të Drejtësisë për amnisti penale.
Padyshim, kemi sistemin më agresiv penal në Europë dhe si i tillë duhet patjetër të ketë masa relaksuese. Jemi shumë pak njerëz dhe me këtë ritëm burgu për çdo gjë po bëhet rracion për të gjithë.
Nisma meriton respekt.
Jam i gëzuar që disa shqiptarë do përfitojnë nga kjo amnisti.
Por njëkohësisht ndjej edhe pak trishtim sepse janë po ato argumente që kanë qenë gjithmonë për bërjen e një amnistie.
Kjo tregon se asgjë skemi mësuar nga e shkuara.
Më ka qëlluar të jem nismëtar i dy amnistive penale në të shkuarën, ku shumica politike parlamentare nuk ka qenë kaq e qartë sa sot. Na është dashur të luftojmë shumë dmth për çdo votë deputeti. Por këto argumente si këto të sotmet përdorëm.
Për fat të keq, as në kohën time e as sot, nuk dalim dot nga një mentalitet disi hipokrit. Totalisht i pasinqertë dhe, i mbushur me 100 komplekse krejt idiote.
Vendi, sot më shumë sesa në të shkuarën, ka nevojë për një amnisti penale të mirfilltë POLITIKE.
Duhet një amnisti që të peshojë më fort tek ndjekja penale. Në fakt për këtë fazë është shpikur koncepti amnisti. Se për të dënuarit ka falje të individualizuar.
Sot është momenti që Parlamenti ti japë një mesazh të fortë drejtësisë, veçanërisht ndjekjes penale për fjalë goje apo mesazhe celularësh; ndekjes penale për inate politike kundërshtarësh; ndjekjes penale ndaj medias e gazetarëve; ndjekjes penale pa pasojë e fakte kriminale; ndjekjes penale që kënaq turmat dhe nxit drejtësinë popullore.
Po, po, parlamenti duhet të amnistojë Erion Velinë si njeri i votuar ende në detyrë dhe Ilir Metën si president i këtij shteti, që nuk provohet ende ti ketë sjellë dëm shtetit. Mund ti ketë sjellë dëme vetes e partisë së tij, por jo shtetit.
Sigurisht që po, amnistia duhet të çlirojë kryetarin e opozitës nga çështje penale që janë pa asnjë lidhje me të shkuarën e tij si Kryeministër. Bashkë me të edhe familjarët e Tij, që janë në ndjekje penale vetëm pse janë familjarët e tij.
Duhet me se s'bën një amnisti penale për bisnesin që të gjendet në ndjekje penale kot fare. Po fare fare. Të bësh tregëti, të lidhësh kontrata e të fitosh nuk mund të quhet krim, o njerëz!
Gjykimi në një amnisti, padyshim që është POLITIK. Nuk ka pse kompleksohet politika me teori pislliqesh jokobine mbi "pandëshkueshmërinë".
Çdo me thënë pandëshkueshmëri, kap e fut në paraburgim njerëz pa prova?!
Ky është momenti, amnistia është instrumenti kushtetues, që i jep drejtim këtyre fenomeneve jakobine.
Po mor po, jakobinët do duhet të jenë të palumtur nga amnistia politike penale.
Parlamenti e ka këtë të drejtë kushtetuese që të vlerësojë politikën penale në vend dhe të japë mesazhe dhe zgjidhje për parregullsitë, kur bëhen normë sjellje.
Dhe mos na thoni se amnisti të tilla nuk na i lejoka Amerika. Pash zotin mos na fyeni të paktën!
Cili amerikan do ishte kundër një amnistie sovrane të një vendi sovran?
Po Donald Trunpi që amnistoi e amniston ende njerëz që kanë vrarë atje. E pra e bën politikisht e pa e pyetur parlamentin fare. E keni dëgjuar që thotë se polici që vrau atë aktivisten e majtë është në mbrojtje federale, apo jo?!
Apo doni faljen që presidenti Biden i bëri të birit?!
Ndaj mos na hapni barkun me amerikanizma e me jakobinizma.
Vendi e ka të nevojshme një amnisti, pse jo një paqe penale për të krijuar një qetësi që duhet ti paraprijë reformave shumë të thella që kërkohen.
Parlamenti është krejt legjitim ta bëjë, pavarësisht nismës së cunguar të qeverisë për amnisti. I duhet vetëm përgjegjmëri dhe qytetari që ta bëjë këtë gjë.
Aha , e nxorri koken edhe Ylli !! Si the zotrote , te amnistohet Lali dhe Likja ???? Nuk i paskan bere dem askujt , ... po mire o Ylli , po 800.000 euro breke te Lalit ku ti cojme pas amnistise ? Si thua a ti kalojme ne favor te shtetit....ndihme per te permbyturit ??? Po vilen me banjot e maceve te Likes , ta legalizojme me mire , si thua ???...... O Ylli e di cke ti , dil perseri andej nga liqeni , hyp ne ndonje peme bashke me ndonje ushtar te gardes , dhe gjurmoni ciftet , clirohu njehere nga stresi dhe pastaj hajde na mbaj fjalime......
Po more psikomegalloman, ushtar i Balilajve dhe Ilirit Floririt te te Mones. Duhet amnisti per politiken qe te shijojne krimet dhe pasurite e perfituara duke zhvatur pasurine kombetare, duhet amnisti ndaj trafikanteve dhe krimineleve qe te shijojne pasurite e krimit dhe femijet e tyre te zevendesojne politikanet e amnistuar etjetj. Mbylleni ne cmendine kete rrezik publik.
Kush e paguan këtë Manjanin mor, këtë klloun mediatik që nga mëngjesi në darkë ngeli duke vjellur vrer për Spakun dhe drejtësinë? Me siguri rilindja e hajdutëve, që është tashmë e diskretituar nga Spaku si organizatë kriminale hajdutësh. Dhe tani kur provat janë sheshit, del dobiçllëku tjetër. Pra duhet amnisti për hajdutët e politikës. Ça lemerie! Mos doni që edhe vjedhjen ta quani me ligj jo si abuzim detyre por si shërbim ndaj popullit. O qesharakë të korruptuar dhe të pacipë!
E lexova me vemendje dhe me pelqen idea e aministise politike, vecse kam keto rezerva: -Nuk di cdo thote gjyqi I Metes qe s'ka shenja per tu bere se shpejt, por veshtire se bie dakort njeri me konkluzionin se ai nuk paska demtuar shtetin nepermjet lobimeve te ndryshme mafioze. -Ne se amnistohen Veliaj, Balluku e plot te tjere, duhet qe vendin e tyre ta zene banditet gjyqtar e prokurore qe shfryne kapriciot, duke u marre padrejtesisht lirine te zgjedhurve te popullit. Vjedhjet dhe pasurite e shumta qe banditet e politikes Meta, Kryemadhi, Noka e shume te tjere kane blere jashte shtetit, mendoni se duhet te amnistohen? Desh te them se amnistia e ketyre krimeve, pa u gjykuar akoma nga gjykatave, eshte pabesi e madhe qe s'jep asnje garanci per futjen e drejtesise ne shina.
Mos i shkruani komente se eshte sadist, eksitohet kur e shan me liber shpie. Ketij i japin na i chupa chups ne goje e shkruan karlliqe lart e poshte. E kam pare edhe ne rruge, eshte si i goditur, kur ecen ka frike nga hija vete. Keshtu eshte kur ben kurven e Pellumbit, behesh me paranoja.
E nzorri koken Manjani, te clirohet Berisha thote nga akuzat penale. Beri gjithe kete carcaf per te dale ketu. Asnje amnisti nuk duhet te perfshije Berishen. Mund te kete te drejte per Veliajn, Meten, apo te paraburgosurit e tjere por kurresesi per Berishen. Si mund te clirohet Berisha nga akuzat penale kur ne cdo foltore thote te rrezojme qeverine. A ka krim me te madh se te kerkosh rrezimin e qeverise. Dhe bashke me Berishen duhet te ndiqen penalisht gjithe organizatoret e Kuvendit te Rithemelimit qe na ktheu edhe nje here ne skene Berishen.
Sa qejf.Do te fillojne te vjedhim nga e para
Je yll! Shkelqen si i paskrupullt!
Asnjë amnisti politike. Është kurvëri ndaj popullit. Shqipëria ka nevojë për DREJTËSI, jo për AMNISTI! Amnisti politike apo ekonomike do të thotë të legalizohen gjitha grabitjet, shkatërrimet, vrasjet etj etj që kanë ngjarë këto 35 vjet. fatkeqësisht klasa politike, mediat, biznesi etj etj janë tê gjithë gati për amnisti. Duan të fshehin gjurmët e krimeve të tyre. Kush ka vjedhur, ka grabitur, ka vrarë: - në gijotinë. Le të zëmërohet sa të dojë ky Ylli. Me kështu poshtërsish, siç predikon Manjani, Enver Hoxha do kthehet një ditë në Zeusin e shqiptarëve.
Ketij i ngeli barku hapur.
Ylli une gjithmone te perkrah dhe jam dakort me problemet dhe zgjidhjet qe ti jep per problemet e drejtesise . Por nuk jam dakort me amnistine e politikaneve te larte. Une nuk jam dakort me burgun por qe t’ua vertetojne akuzen dhe t’ju marrin te gjitha pronat e parate ku t’i kene dhe te jetojne me rrogat apo pensionet ne shtepi me qera. Nuk jam dakort qe amnistia te behet e copezuar, ceshtjet e hetuara dhe gjykuara nga SPAK dhe GJKKO nuk amnistohen. Perse ? Amnistia nuk behet me emer institucioni por duke percaktuar nenet qe nuk amnistohen si vrasja, korrupsioni, ndersa veprat e tjera nuk kane arsye qe te mos amnistohen. Une kete mendim kam. Ka ardhur momenti per amnisti totale te fuqishme per te boshatisur burgjet qe jane mbushur plot Ku ka shume nga keta pa prova dhe cdo gje te filloje nga e para
Të bësh amnisti do të thotë mos të mbetet asnjë shqipëtar në Shqipëri, do të thotë me ligj të legalizosh rrënimin e mëtejshëm të "shtetit" do të thotë rinia tja mbathë pa kthyer kokën pas, do të thotë se emigrantët shqiptarë të luftojnë për njërëzit e tyre të plakur në Shqipëri, më në fund do të thotë kapitullim i shtetit, dorëzim pa kusht i vendit, rënien fatale në humnerën e përjetshme. Po Shqipëtarët e ndershëm në pamundësi të pagesës së energjisë kanë vrarë veten, por Shqipëtarët e ndershëm morrën rrezikun më gomone për të shpëtuar nga varfëria që mbolli politika, por popull i varfër në Gërdec humbi jetën, por për Hajdutin Ilir Meta shteti vrau 4të pafajshëm. Tani për hajdutët politikanë majtas e djathtas dhe për sistemin e ndyrë të drejtësisë disa sharlatanë duan të vrasin Shqipëtarët dhe Shqipërinë. Tashmë Shqipëtarët duhet të lënë "bindjet" e tyre majtas e djathtas dhe të bëjnë një revolucion të vërtetë popullor për këto armiq të popullit shqiptar. Pra "Demokracia" shqiptare qenka për hajdutët e të gjitha ngjyrave. Njërëz luftoni për të drejtat tuaja se po shkojmë drejt skllavërimit total. Lërini demagogët të vetmuar dhe luftoni bindshëm për të drejtat tuaja, të fëmijëve tuaj që po ju marrin jetën duke ju tribluar me mashtrime deri tani, por më së fundi maskën ja hoqën vetes dhe ju thonë troç: ......... Ne jua morëm Shqipërinë ......... me atë bëjmë ç'tëfuam .......... Ju shporruni, çfare doni ........... Nuk ju njohim ........... Jeni hiçgjë ....... Kaq na duheshin. Ja ku kemi arritur!!
Je shume i sakte Ylli..jam shume dakort
E more YLL,Ju duhet t'ju veje Edi Rama Minister Drejtesie se i bie drejt. Por ata qe i bien drejt nuk shkojne gjate. Amnistia eshte me se e domosdoshme,pastaj se kush do te perfitojne le te behet debat publik dhe juridik. Po jane falur gjaçe more! Ka falur vrasesin e te birit te vetem dikush vetem per hir te jetes. Si ka mundesi qe te kete me shume,e jo me shume por dy fishin,te burgosur se sa te denuar. Po perse me kaq nxitim xhanem, edhe ne monizem nuk kishte kaq nxitim per te denuar dike por,fillonte me analiza ne kolektiv,me analiza apo gjykim ne lagje(Antaret e frontit),me gjyq te rregullt por ne vendin e punes dhe denimi perfshinte dhe denime alternative. Me vendim gjykate çohej me pune ne ferme,transferohej me pune nga qyteti ne fshat per kohesisht,me 6 mujsha ose tre mujsha,etj. Po tani?! Tani duhet te burgoset fillimisht pastaj te mblidhen provat,dhe kur nuk gjinden sajohen.!!! E turpshme! Ka shume te drejte Ylli qe revoltohet. Vertete populli mundet te kerkojne denim(ai popull qe del ekraneve por jo i gjithe populli) si neper arenat e dikurshme te gladiatoreve por, ishte sovrani qe vendoste dhe ne kte rast sovrani eshte parlamenti dhe jo ato turmat e irituara qe kerkojne vetem gjak!!!!!
Z.Manjani,deri tani shqiptaret kane pritur "drejtesin e munguar".Politika e ketyre 35-viteve demon kraci ka krijuar kapitaliste te "ndershem",qe nga Berisha,Meksi,Ruli,Imami e deri tek Rama, Balluku e shume e shume te tjere.Duke e konsideruar amnistin e propaganduar ju kerkoni te nxirrni nga kolapsi drejtesin e koruptuar (te vjeter e te re).Ju kerkoni ti thoni prokurorise mos u lodh kot me me "kerkim"faktesh te dale sheshit por,mbylli hetimet.Sipas Juve Z.Manjani gjithe politika e ketyre 35-viteve ka punuar shume mire.Populli eshte i lumtur pa c'ka qe braktis perdite vendin e tij.Populli eshte i kenaqur nga kjo politike ku vetem drejtesi nuk behet.Eshte i kenaqur qe dhe ligjet e poshtra qe ben vete nuk i zbaton.Mjaft Z.Manjani ne mbrojtje te krimit,mjaft ne mbrojtje te korupsionit,i jepni sado pak oksigjen jetes dhe mos e asfiksoni jeten me poshtersit e AMNISTIS,qe edhe keshtu eshte realizuar nga drejtesia e deformuar.Qysh mund te kerkosh amnisti per Z.Berisha qe ka vrare,Si mund te kerkosh amnisti per Z.Meta,per bllokun e tij u vrane qytetaret ne mes te bulevardit dhe ai me paturpesine me te madhe i quajti"koke palare".Mjaft me keto amnisti,ku kriminelet te nxitur nga politikanet kane vrare,grabitur e kane bere para me tregeti droge.Z.Manjani,as te njoh e as dua te te njoh por,keto ide antishtet e drejtesi jane te mjaftueshme ,per te te njohur.Nuk mund te them se cfar pasurie ke vene si politikan e ushtar besnik i Ilir Metes.Turpi ju mbulofte perjetesisht per mbrojtjen e GRABITQAREVE.
Amnisti, mirë, por të thyejnë qafën e të mos ja shohim më bojën të Amnistuarve. Të mos kapardisen me gjënë e vjedhur prej postit që kanë, se nuk duhet harruar asnjëherë që barazia në mes burrave ruan paqen sociale.