John Bolton i pret krahët Berishes: Vendimet për shpalljet “non grata” merren mbi baza faktike dhe gjeopolitike, dhe jo si rezultat i lobimeve

14 Janar 2026, 22:40Politika TEMA
John Bolton i pret krahët Berishes: Vendimet për  shpalljet

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bolton, deklaroi se politika e Shteteve të Bashkuara për shpalljen e personave “non grata” nuk përdoret si mjet për goditje politike, por bazohet vetëm në interesat e sigurisë kombëtare amerikane.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Bolton theksoi se vendimet për sanksionime dhe shpallje “non grata” merren mbi baza faktike dhe gjeopolitike, dhe jo si rezultat i lobimeve apo debateve të brendshme politike në vendet e prekura. Sipas tij, edhe pse këto vendime mund të kenë pasoja politike lokale, kjo nuk është arsyeja që i motivon Shtetet e Bashkuara.

Duke folur për marrëdhëniet Kosovë–Serbi, Bolton sqaroi se administrata e parë Trump mbështeste idenë që palët vetë të gjenin një zgjidhje të përhershme, pa imponim nga jashtë. Ai tha se SHBA nuk ishte kundër përshtatjes së territoreve, për sa kohë që kishte dakordësi mes dy vendeve dhe gjithçka bëhej brenda kuadrit ligjor. Sipas Bolton, zgjidhja përfundimtare është thelbësore për të shmangur ndërhyrjen e aktorëve të jashtëm që synojnë destabilizimin e Ballkanit.

Bolton vlerësoi se rreziku i paqëndrueshmërisë në Ballkan mbetet real, sidomos në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe ambicieve të Rusisë. Ai theksoi se stabiliteti i rajonit është në interes të SHBA-ve dhe se NATO mbetet shtylla kryesore e sigurisë, pavarësisht sfidave aktuale në marrëdhëniet transatlantike. 

17 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!

    Ne u beme te gjithe non Grata ...s'marrim dot viza. U kalb "molla" Saliu ... ua ngjiti kalbjen edhe gjithe Shqiperise..... duhet bere llogaria , 6 milione pagoi Saliu per lobim x 3 milione shqiptare sa bejne ???? .... sjam i mire ne matematike , po te ishte Luli apo Zeqineja do na ndihmonin ne llogarite !!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqepari

      Vize kerkoje dhe merre, por strehe nuk te behet me!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        ..."ShBA nuk janë kundër përshtatjes së territoreve".... Kjo gjuhë diplomatike e përdorur nga Xh. Bolton, troç do të thotë që SHBA, nuk ishin kundër ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Sërbisë. Aso kohe, ishte Thaçi kryeministër dhe president, që e përkrahu dhe e promovoi atë si ide. Në themel të këtij projekti ishte shkëmbimi i Veriut të Kosovës (4 komuna) të banuar në shumicë nga serbët me Luginën e Preshevës në Serbi (tre komuna), ose ndryshe Kosova Lindore, të banuar në shumicë nga shqiptarët. Rreth këtij plani sigurisht që ka shumë pro dhe kundra, po kjo nuk duhet parë si blasfemi. Midis Kosovës dhe Serbisë, ende nuk ka kufi shtetërorë të dakordësuar. Nëse një ditë do ulen dhe do merren me këtë problem, loja është e hapur, së paku në parim. Unë jam i sigurt që së pari janë serbët që nuk do e lëshojnë Luginën e Preshevës për shumë arsye bazike për ta, si psh, njëra është sepse aty kalon korridori i X-të paneuropuan tepër i rëndësishëm për ta. Po të mos ishte, nuk kishin pse në kuadrin e Republikës Autonome të Kosovës në Jugosllavi, ta linin jashtë saj dhe ta përfshinin në Serbi. Tani ke të spekullojmë pak. Sikur, të kërkohej kjo nga Kosova me përkrahjen amerikane, serbët do ta kundërshtonin me forcë, atëhere automatikusht do binte dhe presioni i Serbisë për Veriun, që krahas kësaj do binte edhe insistimi i tyre për "asosacionin e komunave serbe" aq shumë problematik, që në fund të fundit nënkupton shkëputjen defacto të tij. Kështu them që topi do ngelej në fushën serbe. Gjithsesi këto 'lojra' diplomatike nuk duhen konsideruar tabu, aq më pak të anatemohen si "tradhëti kombëtare", shprehje këto që në kuadrin e luftës politike të palëve, janë përdorur historikisht si në Kosovë, ashtu dhe në Shqipëri. Ndër të tjera politika duhet konsideruar "art i të mundshmes". Në këtë kuadër, Sidomis në aspektin ndërkombëtar, në këtë kuadër siç është dhe ky problem, pra ai Kosovë-Serbi, diplomacia mbetet violinë e parë.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Diuuuuuu

        Kur flasin statistikat nuk ke çfare thua...... Megjithate Trapi ngelet Trap. Deri sa ke hapur nje llotari per qendrim e punesim ne Amerike , kuptohet do acceuil njerez moshave te ndryshme me profesion te ndryshem , qe nuk flasin anglisht , jo te gatshem per te kapur tregun e punes di menjehere.......dhe besoje ne statistikat qe ne nje shqiptar i punesuar tjetri prek ndihme sociale , deri sa i pranone dili per sot....... Po çfare do behet me hipokrizin shqiptare si popull pro amerikan, apo si mahere vella Rusi , moter Kina , njeri na tradhetoi tjetra doli kurrve......dhe tani Amerika e pabese. Shqiptari te shtrengoje sumen te punoje dhe jo te meret me Bufin komunist

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Foli ambasada zoti Dire Straits. Nuk janë ndaluar vizat.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dire Straits !!!

            Po e lexova , ....ndjese atehere , se dje u krijua nje opinion i gabuar !!!

            Përgjigjjuni
          2. a
            adashi

            sapo e mora vizen amerikane ,ke nje ore se do shkoj te vizitoj njerzit e mi,asnje problem

            Përgjigjjuni
          3. N
            Nardi

            Akoma mereni me kete mustaqe miser qe me akuzat qe ka per tradheti dhe shitje sekretesh rrezikon 17 vjet burg.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bato

              Nje gjigand i politikes boterore. Se kush eshte Tramp ja tha ne sy, Jo mbrapa shpine! Kosova vuan e do vuaje se nuk i mori parasysh keshillat e tij nga froni larte ku foli.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arsimi

                Kosovarët duhet të vuajnë se janë popull jomirënjëhës.Në Kosovë gjatë luftës ,pas lufte dhe tash zhvillohet një prpoagandë e tmerrshme e udhëhequr nga udbadhët dhe nostalgjikët e Jugosllavizmit,kundër luftës së UÇK dhe mosbindje ndaj perëndimit ndaj atyre që i çliruan.Kjo filozofi anti UÇK ,anti perëndim që ka kombinuar Albin kurti i solli fitoren ,pa pas asedhe një të mirë për Kosovën.Marrëveshtja e Ohrit është shumë më e keqe se ato para sajë,parashef asociacion pa njohje të ndërsjelltë.I dha manastirit të Pejës,me tapi tokat e falura nga milosevici….dhe ja hero i Kosovës.Ku është një meritë e atijë ,një sakrificë?

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bureto

                  Bolton tha, se “administrata e parë Trump mbështeste idenë që palët vetë të gjenin një zgjidhje të përhershme, pa imponim nga jashtë. Ai tha se SHBA nuk ishte kundër përshtatjes së territoreve, për sa kohë që kishte dakordësi mes dy vendeve dhe gjithçka bëhej brenda kuadrit ligjor. Sipas Bolton, zgjidhja përfundimtare është thelbësore për të shmangur ndërhyrjen e aktorëve të jashtëm që synojnë destabilizimin e Ballkanit. Vini re! ...”SHBA nuk ishte kundër përshtatjes së territoreve...” Thene kjo jashte gjuhes diplomatike, domethene se sishn per rishikimin e kufijve, qe mund te shikohej kalimi i veriut te Kosoves Serbise ne kembim te kalimit te Lugines se Presheves kosoves. Opsion per tavoline. Sigurisht qe kjo nga Serbia kurre nuk do te pranohej, se po te donin e kishin lene ate brenda Republikes Autonome te Kosoves ne kuadrin e ish Jugosllavise, por i kaluan qysh pas L.II bot. Serbise sepse aty kalon korridori paneuropian i X-te, me rendesi jetike per Serbine. Po sidoqofte kjo duhej perdorur si alibi (po të mundej aq me mire) sepse ashtu binte pretendimi i Serbise per Veriun, qe hëpërhë perdor “asosacionin” si rrugen drejt saj. Politika, veç te tjerave eshte edhe “art i se mundshmes” dhe, në kete kuader diplomacia eshte violine e pare e saj. Per te arritur qellimin final njohjen perfundimtare te Kosoves nga Serbia dhe më pastaj edhe nga 5 vendet e BE që nuk e kane njohur ende, stabilizohet Kosova, Ballkani Perendimor dhe perspektiva europiane e tij.

                  Përgjigjjuni
            2. l
              landi

              Bolton eshte nje amerikan i thjeshte sot(i eshte heq clerance).

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rruga e Elbasanit

                Plaku Bolton eshte vete me krahe te prere ...sepse eshte edhe vete vecse nje ISH ashtu si Berisha.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;:"?,;

                  Brrishes i març te keqen toj or "Rruga e Elbasanit". Lexhenda ka bo marrveshje me Zotin, 82 vjeç, dhe po na çan karin sa ne nje ekran ne tjetrin, 24 ore pa pushim. Shaj, mallko, uluri. Uluri, mallko, shaj. Per lexhenden gjithe bota osht mut ne hale, vetem aj osh flori e kalue florinit. (Ktu nuk futen t fortet qy lexhendes i shkon pizga çurruk ka frika)

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  TOM

                  Bolton nuk eshte plak i vetmuar. Sipas lajmeve te agjencive te ndryshme. Bolton do hedhi kanditaturen per Prasident te USA. Pra ai e di se cfar thote.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    PETRAQI

                    KËTA ÇYRYKËTE SALIUT ÇDO GJË E KUPTOJN SËPRAPTHI SE I KAN TRUT E KOKËS NË BYTHË MOTER QIRAT SALIU TANI TE FUTET TE SHALËT E LIRISË DERI SA TI VIJ VDEKJA

                    Përgjigjjuni
                    1. W
                      Washington

                      Amerika duke ditur lidhjet e fshehta te Sali Bisturi Penecilines me shtete armiq te USA i nderpren udhetimet ne Amerike duke e spallur Non Grata familjarisht se po te ishte ne pushtet do hapte rruge te pares Rusise se Serbia nuk diskutohet duke qene me origjine pluse dhe gruaja serb .Perfundi.isht Berisha eshte i paranushem politikisht nga Amerika njelloj si mishi i derrit per myslimanet , politikisht i pangrenshem .

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje