Peleshi do kontrollojë Ramën? Plani i sesionit të ri, dialog politik dhe llogaridhënie qeveritare

14 Janar 2026, 20:35Politika TEMA
Peleshi do kontrollojë Ramën? Plani i sesionit të ri, dialog

Në letër, kjo pamje pritet të mos ndodhë më në sesionin e ri parlamentar që nis më 19 janar, pasi Kryetari i Kuvendit ka bërë gati një plan veprimi të institucionit që drejton, duke marrë parasysh edhe rekomandimet e KE-së. Në këtë dokument që A2CNN e disponon, kryeparlamentari synon të rrisë dialogun politik. Për t’i ardhur në ndihmë planit të tij, Niko Peleshi ka planifikuar takime periodike me grupet parlamentare.

Sjellja e deputetëve jo pak ka shqetësuar mazhorancën qeverisëse, prandaj Peleshi mendon se ka ardhur koha për të ndryshuar Kodin e Sjelljes që lidhet me takimet e deputetëve apo lobimet. Gjithashtu, ai mendon se deputetët kanë nevojë për “leksione” periodike për t’u njohur me rregullat e sjelljes.

Ama sjellja e deputetëve nuk do të lihet vetëm me këshillim. As në këtë sesion të ri, ashtu si në vitin e vjetër, nuk do të mungojnë masat disiplinore ndaj “rebelëve” që thyejnë rregullat. Për shkak të përjashtimeve, 6 deputetë demokratë nuk do të arrijnë të jenë në seancën e së hënës, pasi u dënuan në dhjetor me 30 ditë pune. Efektivisht, Niko Peleshi është i vendosur që kësaj here institucioni që ai drejton të mos jetë vetëm noter i qeverisë, edhe pse pikërisht për këtë arsye PD kërkoi shkarkimin e tij nga detyra, me argumentin se u përgjigjet vetëm urdhrave të kryeministrit Rama.

Pavarësisht këtij vështrimi demokrat, me planin e veprimit të tij Peleshi i kërkon Kuvendit që të rrisë kontrollin ndaj qeverisë, nëpërmjet interpelancave, pyetjeve dhe mocioneve me debat. Një platformë që nga shtatori në dhjetor, nën drejtimin e tij, nuk funksionoi.

Si kusht i Brukselit, Peleshi shkruan se Kuvendi do të jetë transparent, ndërsa pritet të ndërtohet platforma online ndërinstitucionale. Përveç problemeve politike, në këtë sesion Kuvendi ka në objekt edhe miratimin e disa ligjeve, nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Kodin Penal, ligjin për mediat, ligjin e ri për konfliktin e interesit të funksionarëve publikë, apo ligjet e reformës në drejtësi. 

2 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    citjoneziu do te kapet..... P(re)leshi!

    Përgjigjjuni
    1. v
      vini

      Peleshi dhe maxhoranca duhet te jene me te rrepte ndaj depudeteve opozitare duke rritur jo vetem numrin e te perjashtuarve por edhe afatin e perjashtimit i cili nuk duhet te jete me paj se 12 muaj.Nuk na duhen keta ngatrrestar ne kuvend, mjaft eshte mjaft. Qeveria po behet cope per te miren e popullit dhe keta ne vend qe ti behen krahe qeverise ne punen e saj vetem nzijne realitetin me qellim rritjen e pakenaqesise se popullit ndaj qeverise.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje