VENDIMI I PLOTË/ SPAK dhe kufijtë kushtetues të sekuestrimit të celularëve: Gjykata Kushtetuese vendos standarde për privatësinë

15 Janar 2026, 09:40Politika TEMA
VENDIMI I PLOTË/ SPAK dhe kufijtë kushtetues të sekuestrimit

Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim me peshë në raportin mes hetimit penal dhe mbrojtjes së të drejtave themelore, duke vendosur kufij të qartë për sekuestrimin dhe përpunimin e të dhënave të nxjerra nga telefonat celularë në procedimet penale të drejtuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në vendimin nr. 44, datë 29 korrik 2025, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka pranuar pjesërisht ankimin kushtetues të Onejda Ymerajt dhe ka konstatuar cenimin e fshehtësisë së korrespondencës dhe të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, për aq sa të dhënat e sekuestruara nga telefoni i saj celular nuk lidhen me objektin e hetimit penal.

Thelbi i konfliktit
Çështja lidhet me sekuestrimin e një telefoni celular nga oficerët e policisë gjyqësore, me iniciativë, në kuadër të një hetimi penal për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK ka pretenduar se veprimi ishte i domosdoshëm dhe urgjent, për të shmangur rrezikun e humbjes ose fshirjes së të dhënave elektronike, duke e konsideruar telefonin si mjet prove.

Nga ana tjetër, kërkuesja ka argumentuar se ajo nuk ishte person nën hetim, se sekuestrimi u krye pa vendim gjykate dhe se ekspertimi teknik-elektronik i telefonit ka sjellë aksesim masiv e të pakufizuar në të dhëna personale dhe komunikime private, përfshirë edhe informacione sensitive që nuk kishin asnjë lidhje me hetimin.

Çfarë vendosi Gjykata Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se, në realitetin teknologjik të sotëm, telefoni celular nuk është thjesht një objekt fizik, por një “arkiv” i jetës personale dhe profesionale të individit, që përmban korrespondencë, të dhëna personale dhe informacione të palëve të treta. Për rrjedhojë, sekuestrimi i tij përbën njëkohësisht ndërhyrje serioze në privatësi.

Në këtë kuadër, Gjykata ka mbajtur një qëndrim të balancuar, sepse ka njohur legjitimitetin e interesit publik për hetimin e veprave të rënda penale, por ka theksuar se ndërhyrja duhet të jetë e ligjshme, e domosdoshme dhe proporcionale.

Gjykata ka konstatuar shkelje kushtetuese për pjesën e të dhënave dhe korrespondencës që nuk lidhen me objektin e hetimit penal dhe ka urdhëruar asgjësimin e kopjeve të tyre. Ndërkohë, ka lejuar vijimin e mbajtjes në sekuestro vetëm të atyre të dhënave që lidhen drejtpërdrejt me hetimin, duke i nënshtruar ato kontrollit gjyqësor dhe garancive procedurale.

Mesazh për hetimet penale
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese i vendos një standard të ri praktikës hetimore: sekuestrimi i celularëve dhe ekspertimi i tyre nuk mund të shndërrohen në një “peshkim të gjerë” të jetës private të individit. Organet e ndjekjes penale duhet të dallojnë qartë mes provës së nevojshme dhe ndërhyrjes së tepruar në të drejtat themelore.

Vendimi është përfundimtar, hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare dhe ngarkon SPAK-un që, brenda tre muajve, të zbatojë masat e urdhëruara duke respektuar garancitë kushtetuese të përcaktuara nga Gjykata./nl/TemA

 

Dokumenta bashkëngjitur

18 Komente

  1. p
    pirro

    e sakte

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqepari

      E sakte do ishte po te kishe dieni se cfare me cfare personeli eshte e mbushur prokuroria? Opinioni qe zotron eshte se prokuroria eshte deng me antare e militante partie, te njeanshem, qe nxjerrin breket e botes fizike e komunikime qe i perkasin botes shpirterore.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Ha ha ha

        E sakte??? Kane hallin e vet keta "kushtetuesit" se ju dolen para ca kohesh ca biseda intime mes " kolegesh"

        Përgjigjjuni
        1. C
          Celo Mezani

          Me ne fund Shqiperia ka nje Gjykate Kushtetuese te frustuar nga presionet ( 6 muaj me e shpall vendimin e marr qe ne Korrik), por ende me koqe per te mbrojtur Kushtetuten, ligjin dhe qytetaret e ketij vendi nga lajthitjet e pushtetit........Pasi turperoi Kryeministrin dhe Presidentin ne rastin e shkarkimit te paligjshem te Erjon Veliajt, tani e nxjerr SPAK jo thjeshte te paafte dhe amator po abuzues dhe shkeles skandaloz te Kodit Penal........BRAVO !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

          Përgjigjjuni
        2. Z
          Zzz

          Spak nga paaftesia mer te dhena dhe shfrytezon te mesazhe private edhe intime per te ngjitur akuza te rreme, turp I madh

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tani

            Zzz, cfare te dhenash intime ka dale nga SPAK-u? Une vetem te dhena korrupsioni kam pare

            Përgjigjjuni
          2. K
            Koli

            Gjithe ky ligj per te penguar qe spak te marre cel e KM dhe te shoqes se tije…

            Përgjigjjuni
            1. R
              Realisti

              O militant injorant i udhehequr nga urrejtja. Ke te drejte kur flet se nuk te ka rene ndonjehere halli ty dhe pastaj ta shohesh cfare do mendosh. SPAK mund te marre te dhena nga telefoni, por vetem ato qe i duhen lidhur me hetimin dhe jo ato personale qe pasi i merr shantazhon personin dhe ne disa raste duke i bere dhe publike. Dhe celulari bllokohet vetem per nje kohe te caktuar. A je dakord ti qe SPAK kur te sekuestroje celularin e asaj putanes qe ke per grua (nese ke) te publikoje si ajo shkerdhehet kolektivisht tek hauri i lopes nga alpinet e Kamzes dhe Bathores te sjelle ne Tirane nga Maloku i Vicidolit dhe qe mbajne era hudhra dhe djathe i prishur. Ose videot e tua kur te hipen mushka dhe te fut traun e saj ne bythe? Ketu nuk behet fjale per nje person o injorant pasi me ligj SPAK nuk mund tja sekuestroje dot telefonin kryeministrit, por ti aq di dhe aq flet. Mos harro te shkosh diten e hene pasdite para Kryeministrise ti lepish loqet e fishkura Sales dhe prit per qeverine teknike pas mandatit te 6.

              Përgjigjjuni
            2. N
              Na myten

              Me pak fjale celularet do vazhdojne te sekuestrohen dhe zberthehen.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Salihi

                Po personi qe I sekustrojne telefonin ashte ne hetim penal I regjistruar apo do regjistrohet ma vone, ketu ashte problemi sepse iku koha as mish as peshk, e dyta ky gjykates qe jep autorizim per sekustrim te tel a ka konstatua se ashte personi I regjistruar nen hetim, stop me pisdheqe

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Uncle Sam

                  O miq, hhahahhahaha. Mos degjoni propagande kunder SPAK

                  Përgjigjjuni
                  1. @
                    @.

                    Mos rënç ne dorën e tyre. Ndryshe do tê shohim ç’far do komentosh.

                    Përgjigjjuni
                  2. D
                    Deti

                    Hahaaa drejtësia e reformuar edhe Gj K mbulon pa aftësinë e prokurorëve dhe ligjëron kapriçiot, mllefet e tyre Po kur nuk kishte këto modernizma si bëheshin hetimet, ndaj duhet të ndalohet reptësisht sekuestrimi i tyre si provë

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      thanas

                      nuk e kuptoj pse me kaq zhurme dhe interes te madh ky lajmi! gjykata eshte shprehur se cdo prove tjeter qe gjendet ne keto pajisje qe nuk i sherben hetimit ndaj personit duhet te asgjesohet pasi cenon lirine e individit. Eshte njesoj sikur te te kapin qe ke pasuri prej 1 milion euro dhe meqe nuk i justifikon nje pjese te tyre, kjo e fundit te konfiskohet nga shteti dhe pjesa tjeter te kthehet. nuk eshte ndonje lajm qe te cudit shume.

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        analist

                        Spak aspk eshte kot me sa duket ne po shkojme drejt republikes se prokuroreve te cilet u bene zot te cdo gjeje me paga te majme me bodigarde e makina r polici speciale pra gjithe shteti eshte i nenshtruar nga keta hajvane ne gjitha jeten e vendit.Kuvendi duhet te gjeje mekanizma te ndaloje cenimin e privatesise se njerezve .Prokurori ka edhe kufizime.

                        Përgjigjjuni
                        1. Çekiçi

                          Spak është bërë penges e zhvillimit dhe rrugës europjane të Shqipëris.Të shtyrë nga opozita nga agjentura të huaja ose nga injoranca e tyre ,duhet të zbulohet dhe të mbajnë përgjegjësi penale.

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Celo Mezani

                            Do mbajne, do mbajne pergjegjesi penale. Koha e SPAK per tu kthyer ne udhen e Zotit po mbaron. Nuk eshte me thjeshte estrade, mund te jete edhe realitet qe Dumani te behet shok burgu me ca nga ata qe po fut sot brenda. Edhe SPAK si cdo pushtet tjeter kur hypen ne maje te malit, kujton se eshte i paprekshem dhe mund te shkeli ligjet per qejf dhe harron qe nga maja rrezohesh poshte si dong leshi.

                            Përgjigjjuni
                          2. X
                            Xhiku

                            Kjo që ka bërë kushtetuesja është punë boshe sepse gjëra personale nuk guxojnë me nxjerr jasht ktë e di se kam njerëzit e mi 0që punojnë aty telefonat tani kan me ja marrë më keq ????dhe diçka telefona deri më tani vetëm hajdutëve qeveritarë i kan marre.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje