Spiropali rrëzon spekulimet e opozitës për vizat amerikane: SHBA nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve (VIDEO)

15 Janar 2026, 10:10Politika TEMA
Spiropali rrëzon spekulimet e opozitës për vizat amerikane: SHBA

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar per vendimin e SHBA per përpunimin e vizave të imigracionit deri në rishikim zyrtar.


"Mirëmëngjes nga një udhëtim i gjatë drejt Kievit, ku do të jem në një vizitë zyrtare për të rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë në krah të Ukrainës, në kushtet e sulmeve masive që targetojnë infrastrukturën kritike dhe popullatën civile në mes të një dimri të egër.

Kam ndjekur me vëmendje gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme rrebeshin e spekulimeve politike mbi çështjen e vizave drejt SHBA.
Ndërkohë që Shqipëria sot respektohet e çmohet kudo dhe është më aktive se kurrë, disa të udhëhumbur në Tiranë kanë vënë kujën se SHBA-të, sipas tyre, kanë ngrirë dhe bllokuar vizat për shqiptarët.

Fabula e tyre e çartur shkon aq larg, sa deklarojnë se partnerët tanë historikë dhe strategjikë, e kanë futur Shqipërinë në listën e zezë. E paimagjinueshme!

Në fakt, të dyja këto, janë fund e krye trillime politike. E vërteta është se vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-ve. Kurrsesi! Nuk janë bllokuar as vizat për qëllime turistike, studentët, biznesi, vizita te familjarët apo evente të lidhura me punën.

Askush nuk ndalohet të udhëtojë dhe të vizitojë si turist, student, qytetar apo edhe zyrtar, por rregullat e Qëndrimit në SHBA do të ndryshojnë në linjë me politikën e tyre të imigracionit.
Pra nuk bëhet fjalë për një vendim që targeton Shqipërinë, por për një rishqyrtim lidhur me procesimin e vizave për qëllime imigrimi në SHBA për 75 vende, përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të pezullohet përpunimi i vizave të imigracionit deri në rishikim zyrtar, dhe ky vendim vjen si pjesë e masave të administratës amerikane për të kufizuar abuzimet me avantazhet që ofron sistemi amerikan i migracionit.
Pra shkurt dhe thjesht, vendimi nuk ka të bëjë asgjëkundi me fabrikime nga më të çuditshmet për nongrata imagjinare mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

Përtej gjithë kësaj tymnaje, një e vërtetë e madhe është e qartë si drita e diellit: Shqipëria ka qenë dhe mbetet aleati dhe partneri strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend mik me të cilin na bashkon një rrugë e gjatë dhe e pandashme vlerash dhe qëllimesh.

Ju përshëndes dhe ditë sa më të mbarë", deklaron Spiropali.

7 Komente

  1. M
    Miss shkalla

    Sa bukur paska dale. Dhe kjo ngjyra shume e bukur e sezonit, dhe floket ia paskan krehur bukur sot. Mjere vendi ne dore te cfare amatoresh e megallomanesh ka rene!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Miss shkalla je pis shkalla a di te lexosh dhe te kuptosh sqarimet qe ka dhene ambasada amerikane ? Komenti juaj tregon injorance osé berishiste .Nuk ka nevoje ti besh komplimente nje personi qeveritar per bukurine ,e ka pelqyer populli qe I dha voten Shkollohuni more te mjere .

      Përgjigjjuni
      1. Mara do te thuash qe populli e ka botuar per bukurine? Se nese mendon keshtu gabohesh se kjo laraska sdo kish marre asnje vote per operacionet plastike me parate e shqiptareve.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Edoni

        Elisa po per ne spak kur te vjen rradha? Se po fillon te besosh qe po i le shoqet prapa

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pensonisti

          Se skemi asnje hall tjeter tani ka mbetur te tregoje kjo idiote mbeshtetje per Ukrainen. Palaco grua

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shtet bananesh

            Ca diplomacie, del ministrja video nga treni me rroba kashmiri duke shkuar ne lufte por qe suket sikur po shkon per te lyer thonjte. Na kane mbytur delirantet.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tellalli

              Unë do kisha propozuar Albana Vokshin në vënd të Spiropalit .

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje