Sqarimi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

15 Janar 2026, 10:15Politika TEMA

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka sqaruar se cilët qytetarë shqiptarë mund të udhëtojnë në drejtim të SHBA-ve dhe cilat kategori janë të ndaluara.

"Presidenti Trump ka bërë të qartë se emigrantët duhet të jenë financiarisht të vetë-mjaftueshëm dhe të mos përbëjnë barrë financiare për amerikanët. Departamenti i Shtetit po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që emigrantët nga këto vende me rrezik të lartë të mos përdorin ndihma sociale në Shtetet e Bashkuara dhe të mos konsiderohen barrë publike.

Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do të pezullojë lëshimin e të gjitha vizave emigruese për aplikantët që janë shtetas të vendeve të mëposhtme:

Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbajxhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje dhe Hercegovinë, Brazil, Birmani, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbër, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kubë, Republika Demokratike e Kongos, Dominikë, Egjipt, Eritre, Etiopi, Fixhi, Gambia, Gjeorgji, Ganë, Grenadë, Guatemalë, Guine, Haiti, Iran, Irak, Xhamajkë, Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kuvajt, Republika e Kirgistanit, Laos, Liban, Liberi, Libi, Moldavi, Mongoli, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeri, Maqedoni e Veriut, Pakistan, Republika e Kongos, Rusi, Ruandë, Shën Kits dhe Nevis, Shën Luçia, Shën Vincent dhe Grenadinat, Senegal, Sierra Leone, Somali, Sudani i Jugut, Sudan, Siri, Tanzani, Tajlandë, Togo, Tunizi, Ugandë, Uruguai, Uzbekistan dhe Jemen.

Pyetje të Shpeshta

Çfarë ndodh me takimin tim për intervistën e vizës emigruese?
Aplikantët për vizë emigruese që janë shtetas të vendeve të prekura mund të dorëzojnë aplikimet për vizë dhe të marrin pjesë në intervista, dhe Departamenti do të vazhdojë të caktojë takime për aplikantët, por asnjë vizë emigruese nuk do të lëshohet për këta shtetas gjatë kësaj periudhe pezullimi.

A ka ndonjë përjashtim?
Shtetasit me dyshtetësi që aplikojnë me një pasaportë të vlefshme të një vendi që nuk është i listuar më sipër janë të përjashtuar nga ky pezullim.

A ndikon kjo në vizën time aktuale të vlefshme?
Asnjë vizë emigrimi nuk është hequr si pjesë e këtij udhëzimi. Për pyetje që lidhen me hyrjen në Shtetet e Bashkuara, ju referojmë te Departamenti i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara.

A zbatohet kjo për vizat turistike?
Jo, ky pezullim zbatohet vetëm për aplikantët e vizave emigruese. Vizat turistike janë viza jo-emigruese.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, shqiptarët që disponojnë vizë amerikane lejohet të udhëtojnë drejt SHBA-ve vetëm nëse kanë për qëllim turizmin, pushimet, blerjet, takime biznesi apo vizite te miqtë e të afërmit.

Ambasada thekson se nuk lejohet udhëtimi drejt SHBA-ve me qëllim lindjen e fëmijës, studimi për një diplomë apo me qëllim pune.

Njoftimi i plotë nga ambasada: 

Është përgjegjësia juaj ta përdorni vizën tuaj në mënyrë korrekte.
Disa aktivitete që LEJOHEN me vizë vizitori B1/B2:
✅ Turizëm
✅ Pushime
✅ Blerje
✅ Vizitë me miq ose të afërm
✅ Takime me bashkëpunëtorë biznesi
✅ Pjesëmarrje në një konventë ose konferencë
Aktivitete që NUK LEJOHEN me një vizë vizitori B1/B2:
❌ Turizëm lindjeje (udhëtim me qëllim kryesor lindjen në Shtetet e Bashkuara për të marrë shtetësinë amerikane për fëmijën)
❌ Punë që rezulton në pagesë nga një punëdhënës ose biznes amerikan
❌ Studimi për një diplomë ose kredite akademike
❌ Performanca të paguara

Sqarimi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Ja cilët

33 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    E moj pd te humbte vula siç te ka humbur , po tani çfar i thone ? Ooo kriminela o antishqiptar nuk meret pushteti me babale por me vote dhe per keo qe thoni populli nuk do tju fale .Tani hani me shume m...se sa keni ngrene .

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tan_Tironci

      Ajo qe thote ambasada amerikane eshte genjeshter. Qe ne vitin 1996 qeveria e Klintonit e vuri si kusht per te marre vizen e lotarise amerikane. Kete e them, se e kam provuar vete.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Me thone sali berisha mue o budallenj

      Lejoni saliun,kete duan cecenet

      Përgjigjjuni
      1. T
        Treni

        Wow, faleminderit që e sqaruat se nuk po na zente gjumi. Këta edhe duan punonjës, edhe pastaj ndalojnë "employment -based". Paskan qenë leshterik këta Amerikanët ose ndoshta i ka infektuar Donald Trapi.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xeni

          @ Treni: kush te tha qe duan punonjes?

          Përgjigjjuni
        2. T
          Temaleshit

          Nuk eshte ky njoftimino tema e leshit, ky ska lidhje me pezullimin e vizave per emigrim

          Përgjigjjuni
          1. B
            Brucco

            Na e jep ti njoftimin, po te presim.

            Përgjigjjuni
          2. D
            Dakord

            Shyqyr që e sqaroi se u dhjaks shumë pd-ja :)

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sufllaqja qenka dakord

              Ec Duraaanaaa

              Përgjigjjuni
            2. D
              Detari

              Ju komentuesa cfare zgjidhje keni per familjet qe kerkojne te bashkohen? I doni te ndare ose te lene pas gjithe mundin qe kane arritur ne perendim?

              Përgjigjjuni
              1. n
                na mbyten budallenjt

                Ne dekari duam qe familjet te bashkohen,por ai garanti ti mbaj dhe jo welfare

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Juli

                  U rregulluat per vete ju dhe tani thoni u mbush Amerika me lloj lloj. Skllavi kur behet mbret behet me i eger se mbreti qe e kishte skllav..Ashtu po beheni edhe ju Amerikanet e llotarise

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkodrani

                    Kjo që thua nuk është e vërtetë. E vërteta është se shumë shqiptarë dhe jo vetëm kanë 20 vjet në asistencë, dhe kjo nuk ka kuptim. Asistenca është një mjet i përkohshëm dhe jo një mënyrë jetese. Personalisht nuk kam pasur as ndihmën më të vogël dhe mund të them se ishte tepër e vështirë, por ky është vendi i mundësive dhe po deshe do t'ia dalësh. Ka edhe shumë shqiptarë që kanë ecur me këmbët e tyre dhe kanë bërë jashtëzakonisht mirë. Amerika nuk është për vemje e njerëz të trashë.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Boston1

                      Keni shume te drejt shkodran. Familja jone sic thate edhe ju nuk ka marre ndihma sociale edhe kur kemi qene keq, pasi nuk jemi mesuar me lemoshe. Ne vitin 1997 kur vajtem ne Amerike pa ditur gjuhen, me duhej 3 ore te shkoja ne pune me tren, autobús dhe 20 min ne kembe ne te ftohtin e Bostonit per te punuar me shqiptare dhe pasdite shkoja na shkolle per gjuhen (ESL english as a second language). Kjo shkolle na ka ndihmuar shume per te gjetur kurse (office skills) per te gjetur pune ne zyra. Me vullnet per te gjetur nje pune te mire dhe me tre femije arrita te mbaroja 2 kurse nga 4 muaj secili duke bere njekohesisht edhe praktike (intership) ne spital dhe pasdite punoja ne bakery part time. Keshtu qe ja arrita qellimit te punoj per medical billing (patient accounts representative) ne spitalet me te mira te Bostonit.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ameriqia, vendi i hiçëve

                        Haha bravo Boston e paske arritur ëndrrën amerikane. Pas 30 vitesh je menaxhere kartelash të semurësh.

                        Përgjigjjuni
              2. D
                Detari

                Dita: shkruani gjithe listen, jane pejarshtuar bashkime familjare, viza pune, dhe te tjera

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rruga e Elbasanit

                  Shqiptaret tashme jane te ndergjegjshem se nje vend si SHBA nuk mund te leshoje viza per nje vend ku Ambasaden e ka prej disa vitesh pa Ambasador brenda!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sadiu

                    E pse thotë ky kriminel Sali Berisha me suitën e tij të qelbur janë hequr vizat. Ato janë hequr për matrapazët, kriminelët që shfrytëzojnë njerzit pa mend dhe nongratat që kanë qënë në çdo kohë. Sali ta dhjeu trampi prapë, dole huq o njeriu më i poshtër i kombit

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Ehhhh

                      Per te gjykuar duhet ta provoshe ne lekuren tende , a e dini sa e rende eshte kur shteti te mbane 42 % te rroges takse dhe élément qe nuk punojne marin ndihme ekonomike duke u ngritur nga gjumi ne oren 8 ..... Nuk e di si funksionone ne Amerike por deri sa hap llotari ku fitues munde te jene njerez te pa arsimuar , pa gjuhe , profesion eshte vôtre responsabilité si shtete qe i pranove ti mbash. Une personalisht kam prekur ndihme vetem per dy muaj kur me mbaroje kontrata , nuk mora (RMG revenue minimum garanti ) por nje fare kompesimi dy here nga 920 Euro kur fillova pune vjen zarfi nga shteti .....zoti... duhet ti paguani shtetit shume qe keni prekur per dy muaj 1840 euro keto munde ti paguani nga 20 euro çdo muaj ne te kundert dy vite burge kuptohet i pagova njeheresh por te krijohet nje lloje pakenaqesie ndaje shtetit te mèr 42% te rroges dhe nuk te jep asgje. Kete pike te dobet Trapi e ka kapur .

                      Përgjigjjuni
                      1. @
                        @.

                        O Ehhh ketu shkruhet shqip. Ti per ç’far shkruan fraza frengjisht. Per te treguar që je jasht. Mjaft me ket mentalitet fshatari. Jo per gje po né Shqiperi per gjuh te uaja jan me te avancuar se ti dhe un që kemi 32 vjet jasht. Miqesisht.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Toooo

                          Ti paske 32 vjet edhe....... Ty te shqehteson fraza apo konteksi. Po ti lexo komentin qe te kuptoshe nje te vertete

                          Përgjigjjuni
                          1. @
                            @@

                            Nëse shkruan shqip, shkruaj shqip dhe jo dialekt.

                            Përgjigjjuni
                          2. M
                            Mondi

                            Idiot I stazhionuar.40 billions qe Trump i dha Argentines a te degjen ndopak.Trump nuk ul taksat e tua por te milionereve.Ti do vazhdosh te paguash po aq ,por ndersa me pare shkonin ne xhepat e atyre qe kishin nevoje,tani do shkojne ne xhepat e miliardereve.Fraud ka kudo por te tua vesh fajin nje grushti njerezish qe merrkan ndihme per nje kohe te shkurter eshte injorance.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fiat

                              Va te faire voir chez les Grecs!

                              Përgjigjjuni
                            2. N
                              Noci

                              Edhe ne Europe 90 dite te krijojne dhe te nxjerrin jashte.Trampi nuk do te huaj se vete eshte vendali qe akoma nuk ka 100 vjet ne SHBA.Sidoqofte kush shkon me para ata te pranoje,se ne fakt eshte vend i varfër.Mjere ai qe behet president pas ketij rrypit,per t'a kthyer SHBA ku ishte.Me i sakti per kete ngjarje eshte budallai deputet djali i Fahri Paçes.Amerikanet i'a bene shqiptareve nga inati i Rames prandaj hoqen vizat.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shoqeria

                                Kur njerzit synojne vetem per veten ne pergjithesi e ha shoqeria.. sa njerez moren visa turistike dhe nuk u kthyen me? Apo te tjere qe moren visa "turistike" qe vajten ben lindje dhe nuk u kthyen me? Dogjen jo veten, jo familjaret por nje Shqiperi komplet sepse ideja sot eshte vetem un dhe imja. U qerruan njerzit per Amerik. Nuk eshte fushe me lule sic ju kujtoni ose sic ju kan genjyer. Ngelen njerzit ne pun nga mgjesi ne dark duke ber nga 2 pun turne te plots.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  PSPD gjithmone bashke

                                  Finally, God Bless Albania

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    FATMIRI

                                    TA LEXOJN DEBUTETET TRUSHKULUR TE SALI PORDHES DHE LAROT QE U SHKOJN NGA PAS SHUMË MIRË JA KAN BËR SHKOJN FSHATARET PA BREK NE BYTHË NË AMERIKË DHE KËRKOJN ASISTENC SOCIALE SIKUR JA UKE BORXH DHE RRIN PA PUNUAR ZOTIN IKA LUAJTUR

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lida

                                      Ky eshte sqarimi i qartë nga ambasada amerikane. Ndërkohë kazani mediatik i nongradës vazhdon të zieje. Moderatorja berishiane e shqipëria live Sidorela Gjoni thërret në studio Alfred-a Lela i cili i jep ngjyrim politik këtij vendimi duke thënë lloj lloj të pavërtetash gjithmonë kundra qeverisë e njëkohësisht duke entuziasmuar Sidorelën. Kësaj të fundit që thërret rregullisht gazetarë të oborrit të nongradës si moderatorin e mëngjes me kafe e Syrit, shërbëtorin tjetër të nongradës Bledian Koka, Genc Burimi, sot Lelën e i ngelet pa thërrit në studio vetëm Cim Pekën.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Banda

                                        Tamam "sqarim i qarte". Kategorizohemi "qytetare te dores se trete". Eshte faji i popullit apo i qeverisjes? Si thu ti Lida ?

                                        Përgjigjjuni
                                      2. B
                                        Buz e paqeshur

                                        O sa mir me ken shqiptar o hej !

                                        Përgjigjjuni
                                        1. U
                                          USA

                                          Nuk e di pse ne listen e vendeve qe marrin ndihme sociale nuk eshte Kina dhe Russia?Jane grabitesit me te medhenj te Amerikes.New York eshte mbushur plot me pleq kineze dhe ruse qe marrin ndihma.I shikon kur paguajne me kupon ushqimor ne markata.Te shikosh parqet e New York te duket sikur je ne vendet aziatike aq shume kineze qe marrin ndihma dhe lozin bixhoz neper parqe.Eshte lemeri.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Sass

                                            Qendron llafi i Rames qe DTamp qe kure erdhi ne pushtet mandatin e par bota do te behet lemsh dhe ashtu u be por do te behet me keq

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje