Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përkujton 34-vjetorin e krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë (FRESSH), duke e cilësuar atë si organizatën më të madhe politike rinore në vend dhe një shkollë të vërtetë politike për breza të rinjsh.
“Si sot 34 vite më parë, me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë pjesëmarrës në lëvizjen studentore të dhjetorit 90, të cilët me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, mori rrugë krijimi i organizatës më madhe politike rinore në Shqipëri: Forumi i Rinor Eurosocialist i Shqipërisë”, shkruan Balla.
Balla rikujton misionin e FRESSH me ndihmën e partive simotra europiane.
“Misioni i FRESSH ishte aktivizmi politik i të rinjve duke u kthyer shumë shpejt në një shkollë të mirëfilltë politike, edhe për shkak të mbështetjes që FRESSH mori nga organizatat partnere të partive socialiste dhe socialdemokrate europiane. Në një kohë të shkurtër FRESSH u anëtarësua në IUSY dhe ECOSY duke i paraprirë anëtarësimit të Partisë Socialiste në IS dhe PES”, thekson Balla.
Balla thotë se orientimi europian i FRESSH mbeti i pandryshueshëm që nga dita e parë.
“Si një organizatë rinore përkrah Partisë Socialiste të Shqipërisë, orientimi i pandryshueshëm, prej ditës së parë, ishte misioni i nisur nga studentët e dhjetorit: ‘e duam Shqipërinë si gjithë Europa’, pra integrimi europian i Shqipërisë”, shkruan ai.
Në postimin e tij, Balla shpjegon edhe simbolikën dhe pse fryma e FRESSH përbën sot “ADN-në” politike të PS që po çon vendin drejt BE duke bërë realitet ëndrrën e parë të Shqipërisë pluraliste:
“Nuk është aspak e rastësishme që ky orientim i spikatur i të rinjve eurosocialistë shqiptarë, u gdhend edhe në simbolin e parë të FRESSH: një lulëkuqe kuq e zi mes 12 yjeve të Bashkimit Europian”, ndërsa shton se në çdo aktivitet të FRESSH pas himnit kombëtar dëgjohej edhe kënga Go West e Pet Shop Boys: “Shko në Perëndim, ka Diell në Kohë Dimri. Kjo i shkonte fiks viteve 92–97 për Partinë Socialiste. FRESSH ishte një rreze dielli në ato kohë dimri, ndërsa Partia Socialiste po forcohej, për t’u bërë sot partia më e madhe e shqiptarëve”, përfundon ai.
Nëse Shqipëria do të kishte një zë zyrtar për të na siguruar se gjithçka është nën kontroll, ai zë do të ishte i qetë, i sigurt në vetvete dhe gjithmonë i pranishëm në ekran. Një zë që nuk dyshon kurrë, nuk lëkundet kurrë dhe, mbi të gjitha, nuk gabon kurrë. Ky zë ka emër. Quhet Taulant Balla. Taulant Balla nuk është thjesht politikan. Ai është gjendje mendore. Është garancia publike se, pavarësisht çfarë ndodh, problemi nuk është kurrë problem, shqetësimi është keqkuptim dhe kritika është ose dashakeqësi, ose mungesë informacioni. Në një vend ku realiteti shpesh është i pakëndshëm, kjo është një shërbim i vyer publik: anestetik institucional. Kur diçka shkon keq, Taulant Balla shfaqet për të na shpjeguar se në fakt po shkon mirë. Kur lind një skandal, ai nuk e mohon – ai e relativizon. Nuk e mbron – e normalizon. Nuk e zgjidh – e komunikon. Dhe në Shqipërinë moderne, komunikimi ka zëvendësuar përgjegjësinë. Ironia është se gjithmonë ka një ton serioz, gati pedagogjik. Si të ishte duke na shpjeguar se ne, qytetarët, nuk e kemi kuptuar saktë realitetin. Sepse realiteti, sipas këtij modeli, nuk matet me pasoja, por me narrativë. Nëse narrativa është e qëndrueshme, atëherë edhe shteti është. Taulant Balla është produkt i një epoke ku politika nuk ka më nevojë të bindë, por të qetësojë. Jo të japë llogari, por të ulë tensionin. Jo të pranojë gabime, por të sigurojë se “institucionet po bëjnë punën e tyre”. Dhe kjo fjali – e përsëritur pafund – është bërë lutja laike e Republikës. Në këtë rol, ai nuk është përjashtim. Ai është simptomë. Simptomë e një sistemi që ka mësuar se qytetarët lodhen shpejt, se skandalet kanë afat dhe se memoria publike është e shkurtër. Mjafton të flasësh mjaftueshëm shpesh, mjafton të dukesh i bindur, mjafton të mos ndalesh kurrë për të reflektuar. Dhe reflektimi është i rrezikshëm. Sepse reflektimi kërkon përgjegjësi. Ndërsa komunikimi kërkon vetëm fjalë. Kështu, në Republikën e të Lindurve të Pacipë, Taulant Balla është zëri i arsyes zyrtare. Arsye që nuk pyet “pse ndodhi?”, por “pse po e dramatizoni?”. Arsye që nuk ndalet te pasoja, por te perceptimi. Arsye që nuk kërkon ndryshim, por durim. Në fund, kjo është ironia më e madhe: nuk kemi mungesë politikanësh që flasin. Kemi mungesë politikanësh që heshtin për të dëgjuar. Dhe kur zhurma e fjalëve zë vendin e përgjegjësisë, shteti duket funksional – deri në momentin që realiteti kërkon llogari. Atëherë, asnjë komunikim nuk mjafton.
E di qe PS ka promovuar servilet dhe vemjet por me cfare po lexoj i paska tejkaluar edhe pritshmerite me entuziaste. Po te kishte cmim Nobel per servilosjen besoj do e kishe fituar me kete shrim qe ke bere.
FRESSH si shkollë politike?????? Prandaj jeni bërë në rilindjen e PS si çetë hajdutësh? Me skandale si inceneratorët fantazëm, Ballukun dhe AKSHIN? ______________ Shënim: Mero mos harro të çensurosh komentin
Ka qene dikur kur PS-ja drejtohej nga Fatos Nano. Tani eshte kthyer ne fabrike servilash, lepiresash dhe patronazhistesh, qeniesh pa dinjitet dhe shtylle kurrizore.