Zbardhja e vendimit nr. 44/25 të Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka rihapur debatin mbi mënyrën e mbledhjes së provave në hetimet penale. Gjykata përcakton se telefoni celular nuk është një send i zakonshëm prove, por mbart korrespondencë dhe të dhëna personale të mbrojtura nga Kushtetuta.
Sipas vendimit, marrja e plotë e memories së pajisjeve elektronike përbën shkelje të së drejtës për jetë private dhe fshehtësi të korrespondencës, të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Hetimi penal duhet të kufizohet vetëm në të dhëna konkrete që lidhen me objektin e çështjes dhe të autorizohet në mënyrë specifike nga gjykata.
Vendimi prek drejtpërdrejt edhe praktikën hetimore të Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke urdhëruar asgjësimin e çdo të dhëne private që nuk lidhet me hetimin dhe vendosjen e provave nën kontroll gjyqësor. Zbardhja e tij, ndonëse me vonesë, shihet si një pikë kthese në standardet e hetimit penal dhe në mbrojtjen e të drejtave themelore./TemA
Spaku,organizat terroriste.Një herë në jetën e vetë e ka qëlluar Salihi
keshtu i don Mushka drute , jo me te nje luajtje syri nga Salehu
O gazetashitës analfabetë, po 'i'-ja ku është (Vendimi i Kushtetueses)???
Ci ka punuar spaku ketij populli me keta celularet.Cfar nuk kane degjuar e pare ne to ,ceshtje familjare ,vdekje lindje ,seks, grindje ofendime dashuri ,urrejtje te gjitha keto brenda njerezve te aferm k, koleg etj.Po mire ky spaku qe i kemi besuar gjithcka te pakten do kerkoje ndjese se po t kish bere kete faj do te denoheshin te pakten per shperdorim detyre.Apo spak jep llogari vetem te amerikanet .Skane lene shqiptare pa i marre celularet .Po kane marre infornacion qe je shoqeruar me nje person qe denohet sot prite se ta moren celularin Gjykata duhej te shprehej se kush ka abuzuar me kete proces te hapet hetim penal
Kujt populli? Erionit apo Beqes apo Likes....populli ka halle te tjera. Psh nuk zhjidh me asnje hall ne gjykate. Te fillosh nje seance ne apel mbas 10 vjetesh eshte fitore. Per popullin rrifte Spak . I vetmi qe punon.
SPAK ka shkelur Kushtetuten, a perben veper penale ky veprim. A duhen denuar "trimat" qe shkelin Kushtetuten? Apo kush t'i gjykoje? Ketu qendron problemi, se askush nga ata qe shkelin Kushtetuten nuk eshte gjykuar. Denohen, bile dhe pa Prova, plebejte e shkrete.
Si duket qenkan bo gati ti marrin tf te gjatit . Te shofim !!
Shih ky tjetri jane bere gati tja marrin te gjatit.Cfar thot kushtetuesja cfar flet ky.I ka mbytir mllefi njerezit
Nuk kishte nevoj per interpretive nga Gj.K. Ligji e ka te percaktuar qe jo gjithnje cdo sms perben prove per nje hetim penal. Perbejne prove kur sms ka elemente qe te cojne ne veper penale dhe harmonizohet me provat e tjera gjate hetimit te ceshtjes. E cuan per interpretive per te zgjatur kohen dhe menduan se do te ishte ne favor 100% te te interesuarve. Halimi duhet te ishte pronuncuar me heret e jo si kofili pas te vjelash. Nejse kaq dine. Mire eshte qe cdo gje te trajtohet jo ne interes te ngushte personal.