Edvin Kulluri: Kandidimi i Binajt për bashkinë e Tiranës, shenjë e një krize të thellë brenda PD-së

7 Tetor 2025, 12:49Politika TEMA
Edvin Kulluri: Kandidimi i Binajt për bashkinë e Tiranës,

Analisti Edvin Kulluri, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në lidhje me kandidimin e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës, i mbështetur nga Partia Demokratike dhe forca të tjera opozitare.

Sipas Kullurit, kandidimi i Binajt është shenjë e një krize të thellë brenda vetë PD-së, e cila, sipas tij, nuk po funksionon më si një parti politike.

“PD nuk e vret mendjen fare për zgjedhjet e 9 nëntorit. Është në një pikiatë elektorale të rregullt. Nuk është më parti që bashkon njerëz me projekte apo interesa historike të përbashkëta. Njerëzit qëndrojnë aty vetëm nga inercia,” tha Kulluri në emisionin “Log” në News24.

Ai ironizoi edhe përqafimin e një kandidature nga bota e artit, duke nënvizuar mungesën e përgatitjes administrative të Binajt për të menaxhuar një bashki si Tirana me një buxhet prej 250 milionë euro në vit.

“Kur Berisha tha kemi zgjedhur një artist të madh, mendova se ishte ngritur e madhja Vaçe Zela, Inva Mula apo Ali Oseku. Me gjithë respektin për Florjanin, artistët e mëdhenj kanë një kontribut të madh. Këtu po flasim për administrimin e një qyteti, jo për shfaqje kabareje”, tha ai.

Kulluri vuri theksin tek mungesa e përgjegjshmërisë së opozitës pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, duke u shprehur se problemi nuk qëndron te emri i kandidatit, por në mungesën e reflektimit dhe strategjisë.

“PD humbi me 500 mijë vota dhe askush nuk mban përgjegjësi. Në vend që të përballen me këtë realitet, luajnë lojën e ‘kuj t’i ngecë derri’. Kjo nuk është më as politikë, as poker, por thjesht shpërndarje faji.”

Në fund, ai tha se gara për Tiranën është më politike se çdo tjetër, por opozita nuk po e trajton si të tillë.

“Kur nga njëra anë kemi një kandidate si Manastirliu që pranon se nuk u pyet fare për kandidimin, dhe nga ana tjetër kemi një kandidaturë që vjen pa histori administrative, kjo tregon për mungesë serioziteti. Florjan Binaj mund të jetë një qytetar i angazhuar, por kjo nuk mjafton për të drejtuar Tiranën.”

3 Komente

  1. P
    PD eshte kthye ne mortje

    Jo o Kulluri, jo. PD ka vdekur, tash eshte vetem hieja e saj e zeze neper kembe.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agimi

      Z Kulluri! Nuk ka me PD. Ka nje bande kusaresh qe ne emer te demokracise po shkaterohet dhe neperkembet shoqeria. Shqipraret ikin( lulja e rinise) nga syte kembet, politiqenet majmen , pronat tjetersohen , cmimet ne qiell, gradacelat ne qiell ne pronat e te tjereve, I jep bashkia I ligjeron drejtesia ,I miraton qeveria , I ben fresk opozita.Floriri, gerdeci , 21 janari , Trebicka , bregdeti. tjetersimi I pronave gjithkund etj mbrohen nga keto gjyqtare . E per pasoje njerzit qe nuk kane asnji mundesi te gjejne te drejtat e tyre ne shtetin e se drejtes perfundojne duke bere vetgjygjesi. Thirni mendjes shtetare te gjithe kraheve , po prekni fundin i cili tashme i dha sinjalet. Jeni te gjithe bashke per te shkateruar dhe vjedhur kete vend qe mos I hengshi .Shembulli konkret.- kujt pervec saliut I intereson qe nje aktor me dy role te kandidohet per postin e kryebashkiakut te kryeqytetit????!! Vetem gradacelave te xenit. Por hak pa mare dhe gjak pa lare ne kete bote nuk patur ,nuk ka dhe nuk ka per te pasur.Thirini mendjes qelbesira , paraja e pandershme asnjihere nuk ka gezuar njeri. Jeta eshte e shkurter per cdokend dhe shume e shkurter per hajnat.Avni Rustemi.me duket se ishte shqiptar!

        Lini një Përgjigje