Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, duke e konsideruar ngjarjen jo vetëm një akt kriminal, por edhe një pasqyrë të zymtë të gjendjes së drejtësisë shqiptare.
Manjani thekson se qëllimi i Reformës në Drejtësi ishte ngritja e besimit të publikut te drejtësia, por në vend të kësaj “është vendosur urrejtja”. Ai e quan këtë situatë “një dështim spektakolar” dhe shton se gjykatësi sot është zyrtari më i kërcënuar në Shqipëri: “E kërcënon shteti, e shan politika, e përgjon prokurori, e kërcënon pala humbëse.”
Sipas ish-ministrit, pa gjyqtarë të mbrojtur dhe të qetë nuk mund të ketë drejtësi të paanshme. Ai apelon se “reforma e vërtetë në Shqipëri duhet të nisë me ndërtimin e një gjykate të sigurtë e të pavarur”, duke shtuar se drejtësia shqiptare “është ende shumë larg standardeve europiane, ku asgjë nga këto që ndodhin këtu nuk ndodh”.
Postimi i plotë i Manjanit:
Duke parë mllefin ekstrem në rrjete sociale pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, pyetja nuk është më besohet apo jo gjykata.
Pyetja është sa shumë urrehet gjykata në këtë vend?! Në këtë vend ku popullsia beson më shumë policinë dhe prokurorinë. Pra beson xhelatin më shumë se gjykatësin...
Kujdes!
Qëllimi i reformës në drejtësi ishte të vendoste besimin e publikut te drejtësia.
Por qenka vendosur urrejtja!
Dështim spektakolar!
Kjo nuk është klimë drejtësie.
Insistoj:
gjykatësi është zyrtari publik më i kërcënuar. E kërcënon shteti; e shan politika; e përgjon prokurori; e kërcënon pala humbëse.
Mirëpo pa gjykatës të sigurtë e të qetë nuk ka gjykatë të paanëshme.
Reforma reale në Shqipëri duhet të jetë reforma e ndërtimit të një gjykate të paanëshme, në radhë të parë të sigurtë.
Ka sigurisht disa gjëra të tjera për të bërë, por gjykata jonë është larg, ende shumë larg gjykatës së standardit europian.
Nuk ndodh askund në gjykatat e Europës këto që ndodhin këtu
Ike more hajdut ordiner, rreforama në drejtesise ështe një gjë e mirë por nukë ka arret fare tek qytetari i thjeshtë... Dretsinë e kanë katandisur ministrat si hajdut Otaman anti shtet... Politikanët janë shumë her më të kqine se gjygjtarët dhe prokuroret....
Nuk e di nese eshte hajdut apo jo, personalisht nuk kam fare simpati per te por aty ku ka drejt ka te drejt. Gjykatesit, doktoret, analistet mediatik dhe politikanet jane njerezit me te urryher. Sikur te varen ne mes te Tiranes askush nuk do merzitet ne popull pervecse koleget e tyre qe do shpallin zi kombetare.
Gjykata dote jete e sigurte vetem kur te prodhoj drejtesi,jo fole nenpunesish te korruptuar ,hajdute te paskrupullt.
Gjykata dote jete e sigurte vetem kur te prodhoj drejtesi,jo fole nenpunesish te korruptuar ,hajdute te paskrupullt.
Bravo Manjani. Nuk ka drejtesi me kategorine e korruptuar te Dumani, Dado, etj. maskarenj. Pra se te ikin kjo fare e keqe e Saliut do bejne mire te marrin me vehte edhe Ramen qe na mashtroi me derjtesine e re!
Ne nje shtet me standarte, ty as coban nuk te kishin vene te punoje o kerric gomari.
Po c lidhje ka siguria ne gjykate dhe cilesia e gjykimit?! Por ju jeni bere si lubi, doni me patjeter ta vdisni reformen, mbillni vrer qe deshtimet tuaja tja faturoni reformes se re. Normal qe ka probleme, ishte e pritshme por nuk ka me mthim mbrapa
Po cili gjykates pergjohet e ndjeket nga Dumdumanat e Olsatviolina ne bote edhe ne vendet ma diktoriale pergjimet e ndjekjet bahen nga sherbimet sekrete e jo nga prokuror halabak qe ka albinistani, kontrolli mbi gjykatat e prokurori ashte null, atje ashte nje idiot qe paguhet e nuk ba asgje, kush e kontrollon kete palaco cirku, keshillat e prokurorise e gjykatave jane kthyer ne organe mbrotjes te palacove gjyqtare e prokuro, koha ka ardhe qe keta te futen ne tutel, se zvarritja e gjyqeve e hetimeve me vite nuk len shije te mire, prandaje I shikoje disa reagime jo te mira e me kultur kunder gjykatesve e prokurorve qe jane kthyer ne gangren per njerzit
Respekt Manjani, diagnjostikim perfekt!
Keq me vjen Ylli por me duket se ka nje urrejtje te madhe per sistemin e drejtesise dhe normale e ha I fundit qe eshte gjykatesi,por ne fakt pislleku fillon qe tek hetimi te prokuroret ose tek hienat,ishalla I ven gishtin kokes te dy palet se vendimet e sis drejtesise jan per te uluritur Vella, drejtesia ka fut dhe po fut ne dhe njerzit per se gjalli dhe c te bejn hallexhite pastaj ,ishalla nuk behet trend Ylli se pastaj do shikosh kasaphane
O Manjan sa gjykates dhe prokuror te djegur nga vetingu qe nuk vertetonin pasurine apo lidhje me krimin jane sot ne qeli? Pra vetingu qe na kushtoi shume shtrenjte dhe duruam me vite te mbaronte dhe palloshi kryeminister na thoshte beni durim. Pervecse nje apo dy gjykates qe moren denime qesharake ke hetoi SPAK? Nuk ka faj fare ky popull qe thote mire ja bejne.
Z.Manjani,eshte e vertet se ne popull ka shume urejtje per gjyqtare,prokurore,mjek.punonjesa te hipotekave e tatimesh.A mendon ndonjeher Z.Manjani se perse eshte kjo urejtje?Pergjigja eshte e thjeshte:Kane shperdoruar besimin e qytetarit,kane shtremberuar te verteten e kane bere shume poshtersi.Ju zoteri e shume te tjere,pjese e sistemit,kerkoni te kete masa me te medha sigurie per gjyqtaret.Jam dakort te rriten masat e sigurise por,te rriten edhe ndeshkimet per te gjithe ata qe cekicin e drejtesise e perdorin per te rritur kapitalin e tyre.Te gjithe ata qe kane shkelur qytetarin edhe ne keshtjellat me te sigurta do te ndeshkohen nje dite.Hakmarrja ,per padrejtesine e bere eshte nje gje qe haet e ftohte,e jo si rasti i djeshem ne gjaknxehtesi.Populli duron po nuk haron.
Ky qe propagandon drejtesi ka qene minister dhe cfare beri shiti disa licensa noteresh per perfitime personale. Nje deshtak qe i thote vetes jurist/avokat dhe flet brockulla cdo dite ne tv, se i duket vetja profesionist.
Ky eshte koqe kandari, Merua i shkruan kete qe thote haleja se do te mbushe faqet ,ne Shqiperi drejtesia eshte infektuar kete e dine dhe kalamaqt pa' ju futur ne hake gjykatesit te gjykuar , ai ndoshta eshte i ndershem, por populli kur gjykatat nuk jane te besushme dhe te korruptuar do bejne drejtesi vete! Me vjene keq qe e njejta situat edhe ne zonen e kosoves. Nuk e haroje me thoshte nje i njohur qe Mes 100 gjykatesve Shqipetar ishte dhe nje serbe nga pakicat,dhe kush kish probleme me drejtesine uronte ti binte serbia se ishte me e drejta nga te gjithe te tjeret.
Po te te fuste nje nga mbrapa ty nga ata qe ti mashtron se gjoja i mbron do bente sevap. Ti ke qene modeli i korrupsionit dhe ngabsjellja jote dhe e shokeve tuaj po e pesojne sot dhunen sistemi gjyqesor. Ske lene gje pa u bere njerezve qe ke patur pune me ta. Ordiner. I superkorruptuar
O amator jurist! Ku ka siguri sot? Edhe brenda ne shtepi nuk je i sigurte, bie ndonje termet i forte dhe vdes. Sapo del ne rruge me makine, prape nuk je i sigurte, vjen dikush dhe te perlas, nese je ne kembe, aq me keq! Gjyqtari kur ka marre persiper zanatin e di çfare rreziku merr persiper me vendimet e tij. Nese e pranon, merr leke ne dhe nen dore, ti dali zot punes! Pa paragjykuar te ndjerin, sot sistemi i drejtesise eshte me i urryeri, me i korruptuari, tallen me qytetaret. Pse nuk jane denuar gjyqtaret dhe prokuroret per mos justifikim pasurie? Me breket e te shoqes se Veliajt merren, po me shtepi te teperta te tyre JO.
Bravo Manjan te them gjithnje por ty ste degjon njeri ,nuk behet fjal fare per drejtesi por flasin keta pinjollet qe skan vajtur ndonjeher me gjykate e ta marrin vesh ferrin ,e ta shikojm pastaj si do behen me keq se ai I pardjeshmi.keta bq e politikes krimi krimi per ate fatkeqin e shkodres ,or plera car lidhje ka ai me krimin ai nji hallexhi si nja 500k shqiptar qe eshte telendisur me dekada para gjykates,ishalla nuk fillon krimi se pastaj tjeter hall