Spiropali takon ambasadorin Gonzato: Çojmë përpara partneritetin e plotë për sfidat e integrimit

7 Tetor 2025, 10:25Politika TEMA
Spiropali takon ambasadorin Gonzato: Çojmë përpara

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së për procesin e integrimit evropian.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali theksoi se me ambasadorin Gonzato “do të çojmë përpara partneritetin e plotë”, për të adresuar sfidat që sjell integrimi, duke u fokusuar në çdo sektor të rëndësishëm për vendin.

 “Çojmë përpara partneritetin e plotë për sfidat e integrimit dhe punën që na pret në çdo sektor për mbylljen e kapitujve, si dhe ngritjen e standardeve të mirëqeverisjes, ekonomisë dhe shoqërisë”, shkruan Spiropali.

1 Komente

  1. ?
    ?

    Perse takime te tilla qe skane asnje vlere perbejne lajm apo ngaqe ka shterpesi lajmesh.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje