Kryebashkiaku i Nju Jorkut vizitë në Shqipëri: Takon Ramën, përfaqësues të qeverisë dhe të biznesit

7 Tetor 2025, 10:33Politika TEMA
Kryebashkiaku i Nju Jorkut vizitë në Shqipëri: Takon Ramën,

Kryebashkiaku në detyrë i Nju Jorkut, Eric Adams, ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë 4 ditore. Ai ka mbërritur të dielën, teksa pritet që të takohet me kryeministrin Edi Rama, përfaqësues të qeverisë dhe të biznesit e teknologjisë.

Vizitën në Shqipëri të Adams, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Kryetarit të Bashkisë, Kayla Mamelak në një deklaratë.

Sipas saj, qëllimi i vizitës së Adams në Shqipëri, lidhet me mundësitë e reja për të rritur aktivitetin ekonomik dhe turizmin në Nju Jork.

"Gjatë ditëve të ardhshme, Kryetari i Bashkisë Adams do të udhëtojë për në Shqipëri, ku do të takohet me kryeministrin, udhëheqësit e biznesit dhe teknologjisë, do të vizitojë fabrikat dhe do të diskutojë mundësi të reja për të rritur aktivitetin ekonomik dhe turizmin në New York City", tha Mamelak.

Eric Adams është në fundin e mandatit të tij si kryebashkiak i Nju Jork, pasi disa javë më parë, njoftoi se nuk do të rikandidonte më si drejtues i një prej bashkive më të rëndësishme në SHBA.

1 Komente

  1. T
    Trap hesap I mesazh per Robert Papen.

    Sa te kthehet, do è shkarkon nga detyra. Eshte takuar me Sorosianin me te madh te shqiperise. AQ me teper qe Edi Rama eshte bashkepuntor I me I madh I Mcganigallit Ka fyerjeve me te madhe per mua? Une denoncoje Ramen, ndersa KY shkon e takon perbashkepunim, madje edhe Ne fushen e Turreizmit, qe eshte sfere e veprimtarise time. Do ta rrafshoj edhe Shqiperine si Gazen. Me duhet vetem Izraeli ne Balkan.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje