
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas plagosjes me thikë të efektivit të policisë, Redi Çaushaj, i cili ndërhyri për të ndarë një sherr mes disa personave në fshatin Pilur në Himarë.
Në një reagim në Facebook ditën e sotme, Rama ka publikuar një foto të policit 25-vjeçar në shtratin e spitalit, ndërsa ka shprehur respekt për gjestin e tij.
“Respekt për Redin Çaushajn, të riun e Policisë së Shtetit që u plagos duke ndërhyrë dhe shmangur më të keqen mes dy individëve në një sherr të rrezikshëm????”, shkroi kreu i qeverisë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës (15 gusht) në Pilur, ku efektivi, i cili jashtë shërbimit, ndërhyri për të ndarë një sherr mes disa personave.
Por efektivi Redin Çaushaj është goditur me thikë nga 60-vjeçari, Thodhor Mërkuri, i cili pas ngjarjes u arratis.
Ai u vendos në pranga mëngjesin 16 gushtit nga uniformat blu, në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur. 25 vjeçari ishte me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë.
Mese dashamiresi vertete nje Respekt per secilin Polic qe kryhen Detyren ne kete Prefesion te mirefillte te veshtire dhe te nderuar.. Policia duhet te jete me e Respektuara nga te gjithe Qytetaret..Se keta jane ne mbrotje te secilit Qytetare kure kane nevoje per ndime.. Keta rrezikojne Jeten per neve te gjithe. Sherim sa me te shpejte..Shteti ja shperblefte edhe me te mira Financiere..
Normale qe reskpekt qr. s’jane te gjithe si ty qe ke lindur vetem per te zhvatur kete vend dhe kete popull. Ka dhe cuna qe bejne nje pune dhe vuajne pasojat e korrupsionit dhe kriminalizimit qe i ka bere pseudorilindja Shqiperise