Eksitimi politik se Shqipëria u shpall “Non Grata"!

15 Janar 2026, 19:49Politika TEMA

Eksitimi politik se Shqipëria u shpall “Non Grata"!

Nga Ylli Pata

Vendimi i Departamentit të Shtetit për çështjen e vizave emigratore nuk është në vendim politik, nuk është as vendim selektiv, e as një qëndrim për çështje të caktuar.

Është qartësisht një qëndrim i qeverisë amerikane në politikën e brendshme që kush vende kanë përfituar ndihma federale nuk do të përfitojnë viza emigruese.

Ky aspekt në fakt është një risi, që ne këtu e morëm si një scoop. Si ka mundësi që Amerika jep ndihma dhe shqiptarët janë pjesë e shërbimit social federal? Në fakt mandati i Presidentit Joe Biden, i cili erdhi në pushtet në kulmin e pandemisë Covid 19 ishte një program i gjerë ndihme sociale për shumë shtresa shoqërore. Që nga të moshuarit, deri ata që kanë nevojë më shumë. Mandati i Biden, ka ndryshuar realisht Amerikën dhe po e shikon edhe vetë Donald Trump që nuk mbijeton dot politikisht pa një politikë europiane mbrojtjeje sociale.

SHBA sot është një vend që duket më shumë si Kanadaja apo vendet e BE sesa Amerika e vjetër kapitaliste. Shtetet e mëdha dhe të pasura të SHBA si California, Oregon, New York, Massachusetts, Minnesota, Ohio, Virginia, etj etj, që konsiderohen shtetet liberale të majta amerikane, kanë përqafuar një politikë më sociale se Europa. Një ndryshim politik që këtu tek ne komentohet në mënyrën tallava të adhuruesve të tokës së sheshtë, kur në realitet kemi të bëjmë me një zhvillim epokal, që tejkalon edhe risitë gjeopolitike që po konsiderohen si ndryshime të rendit botëror.

E në këtë logjikë, Donald Trump është në grackë, pasi ai fitoi zgjedhjet thjeshtë për emigracionin dhe kërkon ta mbajë këtë axhendë. Në këtë logjikë është edhe pezullimi i vizave emigratore, e cila nuk është në qëndrim selektiv ndaj Shqipërisë. PD me një mendësi malinje po e konsideron si një shpallje Non Grata ndaj Shqipërisë.

Nëse do të ishte kështu, SHBA, sidomos administrata Trump që nuk e ka problem ta thotë, do e kishte shpallur jo pa problem, por me forcë. Rasti i Maduros është një precedent tipik. Amerika është një superfuqi që nuk e ka problem të shpallë hapur nëse e konsideron një vend, një organizatë apo një person Non Grata. Kush e mban mend kur u shpall Sali Berisha Non Grata?

Sekretari Blinken, me një njoftim në twitter tregoi vendimin zyrtar, pa komentet përkatëse. Por mbështetësit e Berishës thonë që nuk e ka bërë Amerika atë po Blinkeni. Po sot, kush e mori vendimin e vizave emigratore, të cilin në fakt Kongresi e ka bllokuar që tani? 

Kuptohet qartë se vendimi i marrë për shtetet ky hyn edhe Shqipëria në listën e 75 vendeve as nuk ka lidhje me Shqipërinë, e më keq, madje tmerësisht e djallëzisht me keq nuk ka lidhje se Serbia është jashtë e ky përbën një vendim politik. Amerika përkatësisht SHBA nuk e ka fare kompleks nëse do të shpallte një vendim politik ndaj Tiranës zyrtare. Siç e kemi parë, Presidenti Donald Trump ka masakruar publikisht liderë të mëdhenj shtetesh si Macron, Zelensky apo edhe ironizuar të tjerë pa fund. Kështu që nëse do të kishte ndonjë rezervë ndaj Tiranës zyrtare dhe Shqipërisë, jo vetëm do ta thoshte por edhe fort madje. Po përse nuk e ka thënë?

Sepse faktikisht Shqipëria është një aleat politik i SHBA. Nëse administrata Trump apo DASH ka rezerva, nuk ka problem t’i thotë, qoftë nga Uashingtoni, apo siç ka ndodhur përgjithësisht nga ambasada. E cila këshillohet nga lart për të dhënë deklaratat e rëndësishme. E mbani mend atë punën e barit? Se Yuri nuk e ka thënë me mendje të vet, se nuk fitonte gjë. Meqë ra fjala si ka mundësi që Yuri sot është një nga personazhet kyç në Venezuelën post Maduro?

TemA

14 Komente

  1. T
    True justice

    PERDERISA SHQIPTARET E ORIENTUAR NGA RILINDJA E SALISTO ENVERISTET E SHPERFILLEN NON GRATEN E DHENE NGA USA PER BERISHEN, NA DENOI NE TE GJITHEVE, ME TE DREJTE!!!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bufiiiiiiiii

      Nese parti e Bufi do kishte ide ,programme nuk do mèresh me protestat ne Téhéran me vizza e emigracionin amerikan. Per te krijuar iden qe po bene opozite meret me idiotsira. Kujt i plasi trapi çfare po ndodhe ne Téhéran apo per emigracionin ne Amerike. O Bufi kenetes ka kaq shume problème vendi sa nuk eshte e nevojsheme te shikoshe çfare behet ne Honolulu....

      Përgjigjjuni
      1. E
        E vërteta

        Imagjino oër një çast të mos i plaste Amerikës se çfarë po ndodhte në Kosovë në 1999. Duhet të të plasë që çke me të se çfarë ndodh në Iran se është shumë më keq se ne në 1990. Ramiz Alia nuk na vrau, khomenei po i vret iranianët.

        Përgjigjjuni
      2. h
        huri

        Gjysma e ma shume e ishAntareve te PD jane Ne USA e eine sivzaberhane!

        Përgjigjjuni
        1. V
          VETVRASJE

          NNJE SQARIM TE VOGEL PER TE GJITHE SHQIPETARET: SHQIPETARET SI KUDO EDHE NE USA MUNDOHEN TE PERFITOJNE NGA POLITIKA E NDIHMES SOCIALE MEGJITHESE PUNOJNE DHE KANE MUNDESI TE MOS TA MARRIN KETE NDIHME, PELINVALLEQET NUK KANE FUND DHE GJEJNE RRUGE TE GABUAR ME TE DHENA FLLCO DHE MOS DEKLARIM TE PUNES QE BEJNE NE KESH DHE MARRIN NDIHME POR KJO NUK KA TE BEJE FARE ME sHTETIN SHQIPETAR POR NA DENON DHE SHPALL NON GRATA SHQIPETARET. OPOZITA SHQIPETARE KA NGELUR PA KOKE DHE NUK DI NGA TE ORINTOHET DO QE SHIPERIATE FUTET NE LISTAT E ZEZA POR CFARE FITOJNE ME KETE, KUSH E DI LE TA THOTE. POR NE PUSHTET NUK DO VINE KURRE ME KETE IDIOTIZEM SALIAN PA FUND.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alfa

            Nga cdo kendveshtrim ky eshte deshtim total per ato cfare perfaqsojne shqiptaret. Duke filluar qe nga qeveria dhe opozita ne pushtet, dhe shqiptaret e thjeshte qe ju ka ngulur mentaliteti vetem per te c’vatur, te kapim c’te kapim edhe sistemin amerikan duan te manipulojne. U bo deti kos? Pse nuk e pranojme qe nuk kemi moral dhe te rrime ne vulg se vulg jemi. Tjerat jane pallavra jystifikime.

            Përgjigjjuni
            1. 1
              1

              Me vjen keq qe shqiptaret nga njerez inteligjent jane kthyer ne debila.Per problemin e vizave nuk ka gisht as opozita as pozita po eshte problem i brendeshem i vet Amerikes.1- ka shqiptare qe jane me dokumenta dhe punojne me leke ne dore e jo vetem qe nuk paguajn taxa e siguracione po marin ne fund te vitit dhe kompesime 2-une jam 70 vjec dhe me gruan kemi 5 vjet.Ne nuk marim nenshtetesine se nuk dime gjuhen po marim asistence shendetesore ku hynvizita,sherbime,dhe ilace pa paguar koker leku.Po te mar nenshtetesine perfitoj dhe pension 600 dollar.Keto do te eleminoj Amerika.Kaq e thjesht eshte

              Përgjigjjuni
              1. D
                Detari

                gezohen sufllaqexhinjte qe qindra mijera familje do detyrohen te ndahen

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Deni

                  kush jane sufllaqexhinjte? Hajdutet e qylxhinjte shoqnk e fis qe ke ne usa?sa te kapim te kapim e sa te. vjedhim te vjedhim? E ti rri ha sufllaqe ketu ne shqiperi…? shko ne usa se isht i omel qyli.

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Trump 2028!

                  Lypsat parazitet e moren ne qafe Shqiperine qe tani eshte pjese e shithole countries. Kjo nuk ka aspak te beje me qeverine e sotme te Rames apo te ardhmen. Kjo ka te beje me Shqiptaret qe 41% marrin assistence pra lemoshe. Keta Jane bashkatdhetaret ketu ne Amerike qe votojne per bythqiret e Partise demokratike qe te vjedhin taksat e Amerikaneve. Trump duhet ti heqi se PO na nxjerrin bojen. Te pakten cunat e Londres nuk lypin. Rrace lypsash.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Teodor

                    Po crendesi ja...kushdo do e shfrytezoje....si benit ju....njesoj...rendesi ka qe ndodhi e kjo nuk na nderon...

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Latif Dreqi

                      Nuk me terheq vemendjen shkrimi, jo se nuk me intereson, por me terheq vemendjen fotoja ilustruese: Vini re ligesine patologjike te njeriut te zi, Salmut Ramut Brrishes, njeriut, i cili, pretendon te jete shpresa e shqiptareve!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!. (me sakt shpresa e ca malokeve nga Bathorja, te cilen njeriu i zi e quan "Shqiperia")

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pim Ceku

                        Per PD nuk ka gezim me te madh kur ndodh ndonji gje e keqe ne Shqiperi ,ky eshte qellimi i tyre , shkaterrimi i vendit.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Labi

                          Po ta gjykosh vendimin Amerikan me seriozitet ndoshta gjurmet e ketij vendimi na cojne te Berisha i viteve 90, e dyta,ky vendim i kujtoj Shqiptareve fjalen dinjtet,ne ate vend shkohet per te punuar e jetuar me dinjitet e jo duke lypur ndihma sociale.Kjo ishte nje goditje dhe per ca pordhace Shqiptare qe kur shkojne ne Shqiperi tundin pasaporat Amerikane e atje jetojne me ndihma sociale.Me kete vendim disa naive para se te aplikojne per Amerike duhet te shikojne veten me cfare profesioni e pregatitje profesionale po ikin,ne te kunderten te rrine prane zjarit ne Shqiperi.Probkemi eshte se shume nuk e kuptojne kapitalizmin,Amerika nik eshte qender sociale e botes,aq me teoer e Shqiptareve.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje