Kryeministri Edi Rama mblodhi kryetarët e bashkive dhe disa ministra, ku u zhvillua një diskutim për bashkëpunimet në interes të komunitetit për të diskutuar për platformat e dialogut, emergjencat civile dhe ndihmat sociale.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se emergjancet janë një fokus i veçantë. Rama shtoi se nuk duhet të ketë neglizhim, teksa iu referua edhe përmbytjes së pak ditëve më parë në Vlorë.
“Po përpiqem të bëj një sintezë të arsyeve të këtij takimi. Ju felenderoj që keni ardhur të gjithë. Janë katër pika me një rëndësi shumë të veçantë. Dua ta filloj nga emergjencat, është fakt i kohës që jetojmë, vendet duhet të përbnallen në verë me zjarre, në vjeshtë, dimër, pranverë me përmbytje.
Natyra e këtyre fenomeneve ka ndryshuar dhe ndryshon çdo vit. Kemi parë të gjithë se çfarë ndodhi në Austri, pamë kur u përmbyt Vlora, në Bosnje, ku humbën jetën shumë njerëz, dëmet janë marramëndëse. Ka një shpjegim shumë të thjeshtë, ka ndryshuar formacioni i reshjeve.
Përpara disa kohësh, u bë spektakolare përmbytja në Dubai, në harkun e 18 orëve, ra një sasi shiu, e barabartë me 4 muaj sasi reshjesh në Londër. Nuk ka infrastrukturë, që të mund të absorbojë goditjen e parë. Ajo që ne nuk mund ta neglizhojmë, është dobësia që shfaqet në reagimin tonë, në nivelin vendor, qoftë për zjarret, qoftë për përmbyjet”, theksoi ai.
Në vijim kryeministri kërkoi një organizim më të mirë të strukturave edhe trajnimin e tyre për t’iu përgjigjur me efikasitet më të lartë fenomeneve të tilla.
“Duke u marrë me përmbytjet, është e domosdoshme të ketë një fokus të veçantë te organizmi i strukturës, trajnimi, aftësimi dhe stërvitja e të gjithë strukturës që duhet të jetë gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit. Kur është faza e goditjes s’ka ca bën askush, por e gjithë struktura duhet të vihet në funksion", nënvizoi Rama.
Shefi i ekzekutivit nënvizoi se i ka kërkuar ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu që të ndërtohet një plan pune në këtë fazë qetësie, për të shmangur goditje si ajo e Vlorës dhe për të konverguar të gjitha energjitë e nevojshme mes Emergjencave Kombëtare dhe atyre lokale.
“Të fillojmë me një kalendarizim të trajnimit të aftësive dhe një sistem komunikimi efikas ku të gjithë të dinë kush bë çfarë dhe jo alarm, ngri telefonin, thirr njërin e thirr tjetrin. Dhe trajnim për linjat e hapura me qytetarët kur kërkojnë ndihmë. Më ka dërguar një qytetarë nga Vlora një komunikim me linjë n e hapur. Ai komunikim do ishte korrekt nëse do ishte një situatë ku qytetarja kërkonte shpjegim për një burokraci në ditën për diell. Ndërkohë, kur linjat e hapura në ato momente janë edhe linja komunikim, kujdesie, për ti qëndruar afër personit që po të merr që është deri në gjunjë në ujë brenda shtëpisë”, theksoi Rama.
fshati digjet , rama krihet
Jepu leke....pushteti vendor nuk ka te ardhura te mjaftueshme, nuk ka stafe te kualifokuars...
Te mbledhin taksa. Vlora vetem me turistet, restorantet e hotelet duhet te kete qindra miliona euro te ardhura. Kavaja gjithashtu, vetem me taksat e pallateve ne Golem duhet ti kete parate me thase. Te bejne punen, te mbledhin taksat, nuk mund te presin vetem nga qeveria vendore, sidomos keto zonat turistike, ku jane me miliona turiste, airbnb, hotele, restorante, parkime etj..
Jo zoti Kryeministër ! Këtë herë nuk jam aspak dakort me J’u. Së pari ndjej dhe J’u shpreh keqardhjen të gjithë të dëmtuarve nga përmbytja në Vlorë. Z. Kryeministër: Ndoshta nuk është faji vetëm i periudhës së qeverisjes tuaj, por një gjë është e qartë, që është krijuar një administratë abuzive dhe e korruptuar deri në gen (Të më falin këtu të gjithë ata punonjës administrate që janë shumë të ndërgjegjshëm dhe që nuk janë pjesë e administratës korruptive dhe të pa aftë). Nuk po zgjatem: Dihet përse dhe ku janë ndërtuar kanalet pritëse të ujrave të larta. Ata kanale kanë projekte, kanë në argjinaturën e tyre rrugën ku herë pas here për pastrim kalon mjeti (skrepi, eskavatori etj) pastrues. A ekziston kjo rrugë ? Kush e ka zënë ? Kush e ka lejuar të zihet ? Kush ka ndërtuar mbi të ? Nëse janë legalizuar, kush i ka legalizuar ndërtimet mbi të ? Këtu duhet kërkuar llogaria.
Idiot komplet, ajo ne Dubai ndodh nje here ne 100 vjet. Nuk te paska keshilluar mire Linda me kapele kete here.
E para nga Bashkia e Vlores nuk eshte ber asnjiiiiiiii Punim ne Kanalizime ,qysh ne kohen e Gjikes ,Leli beri perpjekje ,beri dicka,ndersa Dredha e la Vloren qelbur nga te gjitha anet,sa lan Name para Turisteve te Botes ,nuk ka bere assssgje, vetem ka vjel Taksa qytetareve te Vlores , duke mos i afruar asnji sherbim,kudo qelbte nga plehrat ,si Lungomare e gjithe Plazhet e Rruge -kudo .Pra, Bashkit jane mbushur thjeshte me patronazhistet e Pushtit KM e Ladri ,prandaj ky Maskara KM perDredh bythet duke i marre ne Mbrojtje Ushtaret e tij si Dredha.Pune tinzaresh - dredharake -hajdut - Deshtake qe duhet te largohen nga Bashkite . ---------------------------------------------------------------- Sa i takon Permbytjeve ne Austri o i Pafytyre ,( qe i referohesh Austrise ) . Ne AUSTRI konkretishte ate te Aus..Ulet / NiederÖsterreich / Vien _Permbytja kishte permasa Apokaliptike - jo si ne Vlor o Karagjozi Qeverrise dhe tjetra ,ngaqe ne Austri kanalizimet jane ne permasat e Tynelit te Llogorase , sepse aty ka SHTET dhe Drejtues te Pergjegjshem, pas dy ditesh gjithcka dukej sikur asgje mos te kishte ndodhur ,sepse atje punohet dite e Nate,o MASKARA qe ke Korruptuar gjithcka . Shkofsh sa me pare ne DJAL me saleh Kryeshkerdhaten e KOMBITdhe Xhuxhin e Cepanit -Presidentin tend o PUTANE
Ne Shqiperi nuk egziston kultura e ndertimit te procedurave apo plan-aksioneve ne raste emergjence, qofte nga Qeveria, qofte nga Bashkite. Kjo mungese gjenerohet qe nga maja e piramides. Mbaj mend Kryeministrin, te shprendante qingja fshatareve te Novoseles, disa vite me pare pas nje permbytje. Mendoj se Kryeministri nuk ka per detyre te beje show me qingja nen sqetull, por te ndertoje barriera lumit qe te evitohen permbytjet..... Akuzohej Kryeministri, nga RAI 3, qe bisedonte me nje drogshperndares nga Meksika ne zyren e tij per licensimin e nje kazonoje. C'pune ka KM-ja me licensat e kazinove!?!? KM-ja dhe Ministri perkates kane per detyre te ndertojne rregulla dhe procedura mbi bazen e te cilave jepet liçensa e Kazinose. Nen kete kendveshtrim, Rama nuk mund te beje me demagogji: Beni si them une dhe mos beni si bej une....Njerzit shikojne, kuptojne,...Pergjigja qe ne patem nge Bashkia ne Vlore pergjate permbytjes: erdhi poshte pallatit nje person me çizme, veshur nje mushama dhe nje kazem ne dore. Hapi nje kapak pusete dhe ndezi nje cigare . Priste te binte niveli i ujit, po nuk ra. Ndenji aty 20-30 minuta dhe iku. Iku dhe pa mbyllur as pusten qe hapi. Dolem nbe ballkon dhe i thame ta mbyllte, se mund te binte ndonje kalimtar. Mezi ju mbush mendja. Mbetem pa energji elektrike gjithe naten dhe te nesermen deri ne ora 15.30. Nuk e kuptoj pse shiu sjell dhe mungesen e energjise elektrike! Pr te qene realiste, vertete keto lloj rreshje shiu jane te jashtezakoneshme, por Bashkia duhet te kishte marre masa që gjate veres te pastroheshin kanalet shkarkuese ne raste te tilla. Ato ishin plot me inerte dhe plehra dhe krijuan bllokimin e parapritur...Per kte rradhe, Bashkia Vlore mori noten "dysh me xhufke". Better luck next time.
Me vjen keq kur ky K/M nuk kupton pse u permbyt Vlora . Krahesimi me Dubain le te nenkuptohet, qe dhe vende shume te pasura, permbyten nga kushtet atmosferike . Jo zoti Rama! Vlora u mbyt nga mundesa e investimeve per mbrojtjen e qytetit nga rrjeshet qe vijne nga kodrat e malet qe rrethojne ate .Nje arsye tjeter ,por jo me keto permasat e fundit, jane dhe projektet e gabuara ne sistemin e kanalizimeve ,si ato egizstues edhe te rejat , jashte kapaciteteve thithse e transmetuese te zbatuara . Vlora ka trasheguar sisteme te mbledhjes e transmetimit te ujrave, nga projektet e Italise, qysh nga viti 1920 .I dini ju se me cfare te dhena ishin keto sisteme ? Ne vijen nga Ujte e Ftohte e deri tek Bashkija Vlore kishte ne cdo 50 metra gropat hyrse 20 me 60cm thellesija qe lidh me kanalin transmetues 1m gjersija e kanalit 50cm . Po ne projektet e reja te zbatuara ne Vlore e dini ? Ka ne cdo 50m gropa mbledhese 15me 30cm e te thella 50cm .Tubacjoni transmetues plastike me diameter 50cm qe furnizon tubacjonet kryesor mbledhes e transmetues te Hidrovorit .Ky sistem nuk ka aftesi te thithiujrat brenda kohes se nevojshme . Detyrimishte sasija e ujrave nga rrjeshet nuk terhiqet e transmetohet ne kohen e duhur qe rruget e sheshet te mos permbytet . Keto sisteme dote mbeten deri sa brezat qe do te vijne do ti shqyejne perseri .Ajo qe merr vemendje urgjente eshte mbrojtja qe duhet te filloje nga sistemi i menexhimit te ujrave qe rrjedhin drejt qytetit nga kodrat e malet qe e rrethojne . Te hapen dokumentat e ndermarjes Perlat Rexhepi dhe Bonifikimit.Te shikohen c'ka eshte realizuar, nga 1962 ne 1968 ,qe shpetuan Vloren nga permbytjet .