
Kryesia e "Rithemelimit" ka përcaktuar kandidatët për pozicionet drejtuese të partisë. Flamur Noka dhe Arben Ristani janë dy kandidatët për postin e Sekretarit të Përgjithshëm.
Ndërkohë, në garë për nënkryetarë janë Luciano Boçi, Oerd Bylykbashi, Belind Kelliçi dhe Agron Shehaj. Nga këta katër do të zgjidhen dy.
Prej orës 14:00 ka nisur në selinë blu mbledhja e Kryesisë. Në këtë mbledhje do të miratohen kandidaturët e Sali Berishës për tre poste të rëndësishme në parti.
Bëhet fjalë për postet për Sekretar të Përgjithshëm, Nënkryetarë dhe Sekretariatet e Partisë Demokratike. Më pas në orën 17:00 të ditës së sotme do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të votuar kandidaturat.
Rithemelim i PD-se ,apo riabiklitim i te shkarkuareve me pare nga organet drjetuese te PD-se? Po qenkerkeni edhe patriarkal mesjetar ! Si nuk paska nje grua kanditature per zv/ kryetare ,apo sekretare te pergjitheshme ? Po perpiekja e Vokshit shkoi kot ? Po riabilitimi i Jozefina Topallit,a nuk i takonte per zv/kryetare ? E harruat qe ajo ka qene zv/kryetare ? Bejeni riabilitimin si ka qene e mos e ndryshoni. Sado qe ta quani rithemelim,ky eshte riabilitim.... Fitore te medha na presin !
E kush tha qe PD-ja nuk eshte rinovuar, shikoni, hapini syte, dy emra te pa njohur ne boten e krimit, me integritet te lärt ne shoqeri njeri shurritet ne shkurret e parlementait dhe tjetri pi raki me pace e pilaf. Me keto figura PD -ja e ka ne xhep fitoren.