Kuvendi i Shqipërisë ka aplikuar masa të rrepta financiare ndaj deputetëve që kanë munguar në seanca plenare dhe komisione gjatë muajve shkurt dhe mars. Shuma totale e penaliteteve kap shifrën e afro 1.1 milionë lekëve të reja (rreth 10 mijë euro), ku peshën kryesore të ndëshkimit e mban opozita, por pa mbetur jashtë as përfaqësues të mazhorancës.
Kuvendi nuk ju ka dhënë paga deputetëve për ditët që janë përjashtuar me votat e socialistëve për situatat e krijuara në Kuvend.
Muaji mars ka shënuar rekordin e penaliteteve me një total prej 992,085 lekësh të ndaluara nga pagat e 16 deputetëve.
Renditja e deputetëve më të ndëshkuar në mars kryesohet nga emra të njohur të opozitës, të cilët u përjashtuan nga Byroja për shkak të kaosit në Kuvend: Elda Hoti dhe Belind Kelliçi me nga 12 ditë mungesë secili, duke u penalizuar me nga 125,316 lekë. Flamur Noka dhe Klevis Balliu pasojnë me 11 ditë mungesë dhe një gjobë prej 114,873 lekësh secili. Albana Vokshi dhe Fidel Kreka kanë munguar 10 ditë, duke humbur 104,430 lekë nga paga e tyre.
Edhe pse me shifra më të ulëta, muaji shkurt ka regjistruar një total prej 104,938 lekësh penalitete. Ajo që bie sy është fakti se masat nuk kanë kursyer as eksponentë të Partisë Socialiste. Damian Gjiknurit i janë hequr 20,886 lekë për 2 ditë mungesë. Agron Shehaj ishte më i ndëshkuari i këtij muaji me 3 ditë mungesë dhe 31,329 lekë penalizim. Sali Berisha, Ledina Alolli dhe Tedi Mulaj janë penalizuar me nga 10,443 lekë secili për nga 1 ditë mungesë. Fatmir Mediu ka pësuar një penalitet prej 10,951 lekësh.
Elda Hoti: 125,316 lekë (12 ditë)·
Belind Kelliçi: 125,316 lekë (12 ditë)·
Flamur Noka: 114,873 lekë (11 ditë)·
Klevis Balliu: 114,873 lekë (11 ditë)·
Albana Vokshi: 104,430 lekë (10 ditë)·
Fidel Kreka: 104,430 lekë (10 ditë)·
Bujar Leskaj: 52,215 lekë (5 ditë)·
Ana Dajko: 52,215 lekë (5 ditë)·
Gent Strazimiri: 41,772 lekë (4 ditë)·
Vangjel Dule: 31,329 lekë (3 ditë)·
Agron Shehaj: 31,329 lekë (3 ditë)·
Denisa Vata: 31,329 lekë (3 ditë)·
Oerd Bylykbashi: 20,886 lekë (2 ditë)·
Gjin Gjoni: 20,886 lekë (2 ditë)·
Isuf Çelaj: 10,443 lekë (1 ditë)·
Edi Paloka: 10,443 lekë (1 ditë)
Mars: Shuma totale e penaliteteve ishte 992,085 lekë për 95 ditë mungesa në total.
Agron Shehaj: 31,329 lekë (3 ditë)·
Damian Gjiknuri: 20,886 lekë (2 ditë)·
Fatmir Mediu: 10,951 lekë (1 ditë)·
Vangjel Dule: 10,443 lekë (1 ditë)·
Sali Berisha: 10,443 lekë (1 ditë)·
Ledina Alolli: 10,443 lekë (1 ditë)·
Tedi Mulaj: 10,443 lekë (1 ditë)
Shkurt: Shuma totale e penaliteteve ishte 104,938 lekë për 10 ditë mungesa në total.
Nje mase e vogel por shpresojme qe te shoqerohet edhe me masa te tjera me domethenese si perjashtimi dhe heqja e mandatit te depudetit per opoziten dhe nese vazhdojne ti prishin imazhin Shqiperise duke folur me nderkombetaret kunder qeverise, te nzirret opozita jashte ligjit. Mjaft eshte mjaft, Ndersa Rama po ben te pamunduren per ti ngritur imazhin e Shqiperine , dalin keta paliaco dhe hedhin balte mbi qeverine. Kjo duhet rregulluar me ligj, kush flet keq kunder qeverise me te huajt te denohet penalisht, vetem atehere u vijne mendt ketyre nongratisteve. Ne i kemi dhene 83 mandate PS qe mos ta leje opoziten te beje gam gam lart e poshte. Madje do thesha qe edhe tu sekuestrohen pasaportat qe te mos dalin jashte shtetit deri ne anetaresimin ne BE pa urdher te KM.
Po cfare jane keto ndeshkime more ...me falni po VAR ka ketu apo jo ???!!!! Si more ndeshkohet Muli me Vokshin e Balliun , po e pame mire nga kronika direkte qe nuk bene faull me dashje ......shkelje kembe nga pakujdesia ishte....jo jo , duam VAR......ore po Palloshit dhe Beles iu dhate ndonje ndeshkim , apo ata mungojne me dashje , Palloshi bredh jashte duke "hapur" kapitujt me Melonin , kurse Bela kishte ca miq te BKH-se ne shtepi dhe s'mundi te vinte !!!!!!
Shko ha sufllaqen dopio piten e belind ezmer bythwirit qe te mbeshtet
Këto janë ndalesa e shpërblimeve për pjesëmarrje në komisione.... . Nuk janë ndalesa të pagës.... Sqarojeni mirë. Sepse paga nuk I preket deputetit. I preken vetëm shpërblimet...... Si mund ta marin shpërblimin kur ai nuk ka qenë në mbledhje....... . Dheee, nuk e di pse I jepet shpërblim deputetit kur bën punën për të cilën është zgjedhur!?....Për këtë ai mer pagën. Pra nëse nuk punon, pagën e mer....Nëse punon, mer shpërblim mbi pagën.