Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot lirimet dhe emërimet e ambasadorëve të rinj që do të përfaqësojnë vendin tonë në vende të ndryshme të botës. Mes këtyre ambasadorëve është dhe ai i OKB-së, që tashmë do të përfaqësohet nga Suela Janina.
DEKRETI
Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:
1.Lirohet, z. Ermal Muça nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident.
2.Lirohet, z. Gjergj Teneqexhiu nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Japoni, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Filipineve, Republikën e Indonezisë, Republikën e Singaporit, dhe në Malajzi, jo rezident.
3.Lirohet, znj. Suela Janina nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident, nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.
4.Lirohet, z. Ferit Hoxha nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kubës, jo rezident.
5.Lirohet, z. Eduard Sulo nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Egjiptit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Sirisë, në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, Shtetin e Libisë, Shtetin e Palestinës, Republikën Libaneze dhe në Republikën e Sudanit, jo rezident.
6.Emërohet z.Ilirian Kuka Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, rezident.
7.Emërohet z. Ermal Muça Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Japoni, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Filipineve, Republikën e Indonezisë, Republikën e Singaporit dhe në Malajzi, jo rezident.
8.Emërohet z. Ferit Hoxha Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.
9.Emërohet znj. Suela Janina Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kubës, jo rezident.
10.Emërohet z. Sami Shiba Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Egjiptit, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Sirisë, në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, Shtetin e Libisë, Shtetin e Palestinës, Republikën Libaneze dhe në Republikën e Sudanit, jo rezident.
Kryeveziri-raja dhe te gjithe te emeruarit musllum.
Qenka INTERESANT ky Presidenti: Liron nga detyra njerin apo tjetrin, dhe ai Njeri shkon te Ai Tjetri, dhe Ai Tjetri te Ai Njeri...Hahaha,....shkerdhato dhemokraci ...transparence dhe vleresim kapacitetesh fantastikeeeeee!! Rroft zoti Rama per zabtimin e ligjeve te kari..eres!!! :)
Ne titull thuhet: ....Kush vjen dhe kush iken. Dhe, thash ta lexoja. Ne fakt ASKUSH NUK VJEN DHE ASKUSH NUK IKEN. ATA JANE TE NJEJTET EMRA.... vertiten si pordha neper breeekeeee
Paska hequr Lenen e paska vene Prenden!
Qoka në familjen e madhe te korruptuara te shtetit Shqiptar
Keta emra mbajini mend mire se kane per te ndryshuar fatim e Shqiperise ne mbare ku ata mendojne,lexojne e punojne cdo dite me perkushtim ndaj atdheut (Po tall trapin se mos e merr njeri seriozisht komentin tim) Tema mos na i censuro me komentet sic bente berisha me m.bazen se po dilni kundra vetes
Nuk i kane lene gje merhumit njesoj si ne ate kohe miqesia jo meritokracia vazhdon o vellezer . Ata qeshin me ne kur lexojne komentet tona po do ju vije dita te gjitheve.
Cjane keto shkerdhatlliqe, hiqe nga nje vend e co ne nje tjeter, kur ne Min ke diplomat/e, qe kane kariere shum vjecare, e i lene aty ose u japin poste te dores se trete.
Shoku Bajram qe nuk agjiron noter i Rames je shume ne "rregull" keshtu vazhdo, kujdes kur ecen se mos shkel ndonje fije bari dhe hyn ne gjynah. Po per Ferit Hoxhen a priftin si nuk t'u tha dora qe e dekretove perseri ambasador, ai eshte per SPAK eshte Kryenegociatori i Berishes per faljen e 255 km2 det Greqise. Rama cdo antishqiptar dhe vrases e ka ricikluar, si komandantin e grupit te zjarrit ne Kryeministri me 21 janar e beri bashkiak, Majlinda Bregun pas kodres e beri drejtoreshe ne BE per Ballkanin perendimor, hajdutin Ridvan Bode e emeroi ne Bordin Drejtues te Bankes se Shqiperise, kriminelin Visho Ajazi Liken ish zevendesin e Gazidedes dhe me pas Shef i SHISH e beri Ambasador te Shqiperise ne NATO e me rradhe.
Epo shyqur qe i dekretoi se mesi po prisnim! Na i beri gjakun uje!
President Bamja thjesht lexon Emerimet dhe Lirimet qe i kane ardhur nga Kryeministria.
Dhe kafsheria shqiptare qe nuk e ka idene si funksionon diplomacia. Sepse presin qe keta njerez te hiqen nga puna, nje zot e merr vesh.