“Era e 11 majit do të marrë shumë llafe me vete”, Rama: Suksesi i Shqipërisë turistike, falë punës së kësaj qeverie! PS do jetë edhe disa vite në pushtet

5 Mars 2025, 10:00Politika TEMA
“Era e 11 majit do të marrë shumë llafe me vete”,

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy më Sy” i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në Facebook.

Gjatë fjalës së tij, Rama renditi ndryshimet dhe arritjet që janë bërë nga puna dhe vizioni qeverisë.

Ai shtoi se misioni i PS është të fusë Shqipërinë në BE.

“Këtu flitet se cili vend është zhvilluar më shumë në vitin që lamë pas, është rritur më shumë në përqindje në raport me vetveten. Ti mund të mos e duash këtë qeverinë time, por duhet të gëzohesh për Shqipërinë.

Qeveritë shkojnë e vijnë edhe pse kjo e PS do jetë edhe disa vite këtu, derisa të fusë Shqipërinë në BE, të paktën, por tek e fundit Shqipëria mbetet përjetë. Kur Shqipëria shkëlqen në një drejtim si ky i turizmit, nuk ke pse ia kursen vetes një buzëqeshje.

Që jemi në 2025 e kam shumë të qartë sepse është viti i mandatit të ri qeverisës, që do e marrim më 11 maj. Gëzohuni mos kini frikë të gëzoheni për Shqipërinë kur ajo bën sukses…

Fakti që po ndodh kështu, sot lidhet me punën kolosale që janë bërë në këto vite, për të ndryshuar imazhin skandaloz të Shqipërisë, për të pastruar llumin, plehrat e kudondodhur, për të rilindur qytetet e rindërtuar infrastruktura, mbështetur investimet në bujqësi, turizëm, biznesin e vogël.

10 vite më parë nuk bëjë dot një fotografi sepse nuk kishe nga të rrotulloheshe nga rrënimi. Suksesi i Shqipërisë turistike sot është vizioni, puna këmbëngulëse e kësaj qeverisë dhe aleanca jonë strategjike me sipërmarrësit e vegjël e të mëdhenj që punon dhe nuk merret me llafe.

Të tjerat janë llafe që i merr era. Era e 11 majit sa shumë llafe do të marrë me vete, do ta shohim”, tha Rama. 

5 Komente

  1. A
    Anonim

    Une nuk e kam problem te gezohem kur shqiperia ben suksese. PO ku t'i shoh sukseset, tek vera 33 mije euro qe pin ti, apo tek akuzat qe te ka bere ish krahu jot i djathte? Apo tek bileta ne MBA qe kete s'e mohon dot se te pa i madh i vogel, por mohon te tregosh se kush ta pagoi. Ama nje pyetje kisha: Si e gjete sekeretarin e pergjigthshem si me magji? Nga intubimi direkt ne pune, ne kryeministri? Apo edhe ketu keneta e ka fajin? Mbase s'e di se cfare thua me?

    Përgjigjjuni
    1. b
      boll derdellite e abuzove mbi Turizmit o i pafytyr

      cfar ke ber per Turizmin ti more sharlatan i lajthitur .Turizmi s'nenkupton betonizimin o i pacip, por Rregull, Komoditet ,Kushte ku pushuesi shijon i shpenguar nga cdo penges/injorance , cdo pisllek ,ku pushuesit ,turistit mos t'i mungoj asgje . Di ky Taliban cdo te thote Turizem ? Problemi ktij sharlatani ,qe ky vet s'kupton, eshte se ky i pacip, mendon se me kte retorike qesharake i drejtohet atyre qe s'ja kan iden c'eshte Plazhi,Turizmi , nderkohe qe shumica e qeshin gallofin ,qe mendon se po manipulon dike. Kemi gati me shume se 13-vjet ,qe ju referojme Qeverrive , Montimin e Impianteve te Filtrimit te Ujrave te Zeza,qe derdhen Lumenjeve,Detit Shqiptare ,, dhe asnji birBushtre ,as qe i intereson kjo Mbrojtje Ekollogjike ,qe ka te bej me Kualitetin e Jetes ne vend .Prandaj kemi ate Shperthim Semundjesh te Kqia ,qe i interesojn Pronareve te Spitaleve e Farmaceotikes,qe duan sa me shume te semure shqiptare ,duke u pasuruar me jeten e Shqiptareve ,sepse nqs s'do ishte kjo lidhje Mafioze Politike Biznes/Oligark, Qeverria i bente gjerat e duhura brenda pak Muajsh ,por edhe ato 100€ ,qe i jep Pension,ja merr perseri me semundjet qe i kultivon.

      Përgjigjjuni
      1. O
        ORE ANONIM!!!

        PO VERTET I BESON PALLAVRAT E BERISHES PER VERE 33 mije EURO ?!?

        Përgjigjjuni
        1. B
          Banor i rruges se Ndroqit .

          O krieminister . Po se hape te gjithe frontin e punes ne rrugen e Ndroqit , ate qe s’thuhet ke per te marre nga e gjithe zona ne 11 Maj . Jepe te gjithe fondin , ndryshe e dime ne . E hap dhe se mbyll . Rruga Quks -Plloçe na ka mesuar shume .

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taipi

            Jo me ne pushtet edhe disa vite. Boll u bon 12 vjet. Je bo boz me batuta Nuk jena tu te votu ma. Provojn te tjer

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje