Veliaj ankimoi masën ''arrest me burg'', Apeli i GJKKO cakton gjyqtarin Engert Pëllumbi për shqyrtimin e çështjes

4 Mars 2025, 16:02Politika TEMA
Veliaj ankimoi masën ''arrest me burg'', Apeli i GJKKO

Apeli i Gjykatës së Posaçme regjistron kërkesën e ankimimit të avokatëve të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 4 personave të tjerë nën hetim.

Shorti i hedhur ditën e sotme (4 mars), ka caktuar si trup gjykues monokratik gjyqtarin Engert Pëllumbi, por pa e caktuar datën e seancës.

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj, ka ankimuar masat e vendosura më 9 dhe 12 shkurt të këtij viti nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë GJKKO, me gjyqtar Erjon Bani dhe prokuror të SPAK, Olsi Dado.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Apelit të GJKKO-së.

 

9 Komente

  1. D
    Dajti

    Te shohim kete gjyqtarin Pellumbi, per Sali halen dha detyrim paraqitje, a do veproj njesoj dhe me Erion Veliajn?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kolegu i SPAK -ut

      Saliu u la I lirë dhe gjykatësi i ktheu detyrim paraqitje mos e ngatërro me kekun

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spak eshte fole te koruptuarish

        Bani e Dado jane terroriste te Saliut, te shohim se cfare eshte Engert Pellumbi.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mirel

        Ja sa te flase Udheheqesi. Po e shau ai, e shani dhe ju. Deri atehere, prisni me ankth. Hahaha

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kolegu i SPAK -ut

          Që kur tha udhëheqësi që SPAK -u është i pavarur nuk flasim keta më. Edhe vetë lal qelia e ndryshoj pllakën dje nuk e shau më prokurorin special

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vend cudirash

            Do e pranoje verdiktin kokeulur. Burg per partine. Hahaha

            Përgjigjjuni
          2. J
            Jam Mirel kari

            Mirel kari. Të ka dhjerë Saleh plehu sot në gojë apo akoma?

            Përgjigjjuni
          3. O
            Oboboooo

            Prisni kur te dalin notat e fiskultures se ketij tani

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lanabregesi

              Gjyqtari do provoj a eshte me banden e Saliut ne Spak me ne krye Dumanin apo jo? Saliun nga arrest shtepije e ktheu ne detyrim paraqitje,do ket mendere te japi te njejtin vendim dhe per Veliajn?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje