Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Rezart Kthupi tërhiqen nga rekursi që kishin depozituar në Gjykatën e Lartë për vulën e PD, duke përfaqësuar Lulzim Bashën. Report Tv, ka siguruar kërkesën e Kthupit për t'u tërhequr, depozituar në Gjykatën e Lartë.
Sipas kërkesës, thelbi është te mungesa e interesit të ligjshëm për shkak ë regjistrimit si parti politike dhe koalicion ë zgjedhje.
"Nga ajo kohë e më pas, kanë ndodhur disa ndryshime në pozicionim partiak. Unë tashmë nuk përfaqësoj dhe nuk jam pjesë e grupimit politik e quajtur Partia Demokratike. Nuk mbaj asnjë post, e asnjë tagër përfaqësimi.
Për më shumë, tashmë jam i angazhuar në një tjetër subjekt politik, tërësisht të dallueshëm e të ndryshëm nga subjekti i mësipërm. Është fakt publik tashmë, por edhe po ju vë në dijeni, se kanë ndodhur edhe disa akte juridike dhe politike të rëndësishme, sic është p.sh. regjistrimi pranë KQZ i subjektit politik ku unë bëj pjesë, si subjekt garues në zgjedhjet e pritshme të 2025, madje edhe në kuadër të një koalicioni politik.
Nën dritën e këtyre fakteve juridike, është shuar interesi i ligjshëm në vazhdimin e këtij procesi gjyqësor si kusht themelor mbi të cilin ngrihet e vazhdon një proces i tillë. Përvec kësaj, sqaroj, se interesi i ligjshëm bazohej dikur edhe në pozicionimin politik të dikurshëm, i cili sic shpjegova më lart tashmë nuk ekziston më.
Duke qenë se konsideratat e pozicioneve politike janë të rëndësishme sidomos tani nën dritën zhvillimeve politike dhe elektorale, më imponon të qartësoj se mungesa e interesit të ligjshëm dhe atij politik në raport me subjektin politik PD, më pengon ligjerisht, dhe në rrafshin etiko-elektoral të përfaqësoj e të shtyj përpara një proces gjyqësor të tillë nga i cili nuk tërheq asnjë të drejtë apo detyrim.
Për më shumë me subjektin politik në fjalë, nuk më lidh asnjë raport politik e aq më pak juridik, madje e konsideroj një subjekt politik me interesa politiko elektorale tërësisht të ndryshme dhe pa asnjë interferim me subjektin politik në të cilin kam aderuar tani e në vazhdim", thotë Kthupi në kërkesë.
Alibeaj le te terhiqet, shkresa dhe rekursi mbeten. Kush ka zevendesuar ALIBEAJ te ndjeke rekursin.
Po mor te shkerdhefsha gruan, tani ske me interes ti, e realizove qellimin e mbajte peng nja 3 vjet neper gjykata. Shkerdhate e keqe!
Ky turidhia alilepuri I ka bere llogarite gabim. Nje njeri beseprere si ky sapo behet kryetar cete automatikisht eshte bere i PABESUESHEM ne popull. Qenka infektuar rende nga Salia ky... Ose shantazhuar SHUMEEEEE.... Se para si jep kush ketij alilepurit qe deri dje thoshte se jam Alibeu! Dole SHPEJT zbuluar dhe ky eshte fat per shoqerine qe te ta dhjesin rrugen qe ne nisje!