Erion Veliaj: Unë kam shitur fiq, nuk kam shitur shokët. Ja sfida ime për Berishën e Metën

4 Maj 2023, 10:02Politika TEMA

Erion Veliaj: Unë kam shitur fiq, nuk kam shitur shokët. Ja sfida ime

Erion Veliaj po kërkon një bashki shembull të qeverisur nga Berisha, që ta imitojë. Kështu deklaroi në Spotlight, mbrëmjen e të mërkurës përballë Alban Dudushit. 

Duke iu përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, kryebashkiaku deklaroi se në të shkuarën ka shitur fiq, por jo miqtë e tij. 

“Të më thuash mua Lali Fiku, Lali Shkolla e Lali Pema, s’është asnjë problem. Lidhet me historinë e jetës time. Unë kam shit fiq, nuk kam shit shokët. Unë mund të kem vrarë fëmijërinë time, por s’kam vrarë njerëz të tjerë. 

Në këtë sens, Sali Berisha që ka veshur më shumë gra me të zeza në këtë qytet, në qoftë se na thotë një qytet që ky e ka bërë për së mbari, atëherë unë do kërkoj falje. Do i them dhe Edi Ramës, që shiko, Saliu këtë qytet e ka qarë, duhet të kopjojmë këtë. Dhe ti si kryeministër duhet të mbështesësh këtë! Dhe unë si kryetar bashkie duhet të imitoj këtë. Kë qytet? Kë qytet?”, tha ai. 

Erion Veliaj sfidoi publikisht dy aleatët politikë, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën që të mbjellin një pemë, pas akuzave të tyre për këtë nismë. 

“E di ça bekimi i madh është që në 2023-in në Shqipëri, ne flaism për pemë, kjo është një arritje shumë e madhe. Se janë një milionë e një, se janë një milionë pa një, kjo në vetvete është një bekim shumë i madh. Kjo do të thotë që ne po flasim për muhabete që po flasin Milano, Parisi, Madridi. Nuk po flasim kush ka qenë sigurims, kush ka qenë me Enverin, kush ka qenë ish-komunist. 

Kjo është një arritje shumë e madhe. Kështu që, sfida ime për opozitën është kjo, vejeni numrin sa të doni ju, po vetëm një merak kam, mbillni ju një pemë. Pra, nëse unë me këto një milionë pemë nuk jam bindës, mbillni ju një. (Duke iu referuar Nënë Terezës) Unë them, kanë dy mundësi ose ‘mallkuar qofshin pemët e Lalit, mallkuar qofshin pemët e Lalit’ ose mbill ore një pemë, një pemë! Unë dua të shoh Saliun, Ilirin dhe gjithë enturazhin e tyre, mbillni një pemë. Dhe themi s’ka asnjë problem”, tha Veliaj. 

5 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    Shoket e shitur? Koco Kokedhima, Arben Ahmetaj, Sajmir Tahiri, Lefter Koka...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Keta quan te shitur ti idiot? Hajdutet qe merr drejtesia? Keshtu jeni ju te gjithe. Shoke te shitur jane Olldashi, Meksi, Patozi, Topi, Dash Shehi, Hajdari, Rusmajli, Bode etj etj etj

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vlonjati 12

      O Erion , mos u merr me keta plehra . Sot ne rruget e Tirane mbi posterat e PS - se , mbi fytyren e ER , kane vene ca paçavure ne emer te defiçentit Belo , qe te kujton ata qe kane probleme te shendetit mendor . Tregon se sa te “mençur e sa te edukuar “ jane kjo lloj bagetie .

      Përgjigjjuni
      1. M
        Myzeta

        Nuk eshte "turp apo mekate te shesish fiqt e pemes tende" !!!! Nuk ja ke vjedhur e pronesuar te tjereve... Por mekate dhe anti njerezore eshte kur shkaterron, zhduk , vret njerez, zhduk persona qe te mbulosh pislleqet tuaja, pervehteson mallin e te tjetereve , sikur ta kishin pasurine e babait!!!@ ------- KETA JO QE NUK MBOLLEN PEME ! --- POR DHE ATO QE ISHIN I THANE, DHE I ZEVENDESUAN ME "KjOSKAT" !!!!!!!. Tirana mori pamjen si (BRRAKA E VJETER )!!! Dhe sot ju dhembin syte kur shikojne ndryshimin rrenjesor jo vetem te Tiranes por edhe kudo ne ate vend, cdo dite ben ndryshime , ne cdo aspekt ...... PRANDAJ "QENTE TE LEHIN KARVANI TE SHKOJ PERPARA" Keta jane tradhetaret e kombit dhe Drejtesia e vonuar duhet te veproj pa toleruar askend, cili do qofte, sepse prandaj eshte e emeruar "D-R-E'J-T-E-S-I" ‐-------------------------------------- ATA DUHET TI JAPIN LLOGARI POPULLIT, PER TE GJITHA VUAJTJET DHE PLAGET, QE I KANE SHKAKTUAR SHKAKTUAR ---------------------

          Lini një Përgjigje