Sondazhi i Piepoli: Veliaj rritet dhe Këlliçi bie me 3%, thellohet deri në 10% distanca!

3 Maj 2023, 23:23Politika TEMA

Sondazhi i Piepoli: Veliaj rritet dhe Këlliçi bie me 3%, thellohet

Erion Veliaj ka thelluar edhe një herë tjetër avantazhin me rivalin e tij kryesor për garën për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Kandidati socialist, njëherazi kryetar aktual, është rritur me 1% në mbështetjen e tij ndërkohë që Këlliçi ka rënë me 3% krahasuar me sondazhin e Piepolit më 19 prill, pra 2 javë më parë.  Sipas rezultateve të përfituara nga sondazhi i institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 49-53% e qytetarëve në Tiranë do të votonin për Erion Veliajn si kryetar bashkie për t’i besuar një mandat të tretë.  I dyti në sondazh renditet kandidatit i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi për të cilin do të votonin 39-43% e qytetarëve të anketuar në Tiranë, nga 38-42% që ishin 2 javë më parë. Ndërsa për kandidatin e Partisë Demokratike, Roland Bejko do të votonin 5-9% e qytetarëve të anketuar, i njëjti rezultat. Sa i përket kandidatëve të tjerë Arlind Qorri Lajla Përnaska mund të shkojnë deri në 2% ndërkohë që Marko Dajti nuk i kalon 1% të votave.

Partia Socialiste ruan bindshëm shumicën në Tiranë. Ashtu si edhe në 2 sondazhe më parë të publikuar në Report Tv PS ruan shumicën absolute në kryeqytet, me 48 deri në 52% të votave, e njëjta përqindje si në sondazhin e 2 javëve më parë, ai i 19 prillit. Ndërkohë që vetëm 33 deri në 37% të pyeturve nga Instituti Piepoli janë përgjigjur se do të votonin koalicionin Berisha-Meta në zgjedhjet e 14 Majit, me një rënie me 2% krahasuar më matjen e 19 prillit 2023.  Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt qëndron në të njëjtat kuota, 7-11% e të pyeturve janë përgjigjur se do të votonin PD-në. Partitë e tjerë marrin përqindje të pakonsiderueshme, me PDIU dhe LZHK me një rritje të lehtë. 

 

Sondazhi i Piepoli: Veliaj rritet dhe Këlliçi bie me 3%, thellohet

4 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Hahahaha Rritet Veliaj i cli ka frike te takoj tiransit se e shan gjithe Tirana Ndersa Belindi qe po takon gjithe Tiranen cep me cep na paska ulje lol Belindi eshte fitues me 70 % me teoer se Veliaj fiku

    Përgjigjjuni
    1. H
      Henks

      Rajmond E mori motra provimin orreeee...

      Përgjigjjuni
    2. r
      robi

      Aman vetem sharebajgat e Jalez Silvi caka surratplaka dhe Elona guri turikali, gurikali surratmalokja te mos futen ne keshill bashkiak se jane tallagjaret e Tiranes ta bejne kopilin ta lene tek dera.

      Përgjigjjuni
      1. F
        F-35A

        Gjithmone sipas ketij sondazhi, Veliaj merr 49-53%, ndersa Kelliqi 35-39%, pra diferenca shkon 14% dhe jo 10%. Tani sa real e i vertete eshte ky sondash eshte ceshtje tjeter.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje