Erion Veliaj: Veç Partia Socialiste mund ta ndryshojë Shqipërinë

12 Qershor 2022, 16:46Politika TEMA

Erion Veliaj: Veç Partia Socialiste mund ta ndryshojë

Erion Veliaj deklaroi nga Lapraka se besimi i dhënë nga shqiptarët në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ishte tregues i fuqisë që ka Partia Socialiste për të rigjeneruar vetveten dhe për të ndryshuar Shqipërinë.

“Ne fituam në Vorë me 70%, fituam në Rrogozhinë mbi 60%. Do të thotë se vetëm me punë dhe disiplinë, kur të tjerët thoshin - ‘Hë more, se njerëzit janë lodhur’ - treguam se mund ta ndryshojmë veten. Për sa kohë kemi mundësi të ndryshojmë veten, do të vazhdojmë të ndryshojmë edhe Shqipërinë, edhe Tiranën. Kur ti nuk ndryshon veten dhe kthen prapë Saliun, 80 vjeç, me të gjithë bëmat dhe çudirat që i bëri këtij vendi, dhe u thua shqiptarëve se kjo është shpresa e PD për të ardhmen, që aty mbaron filmi. Aftësia jonë është tek rigjenerimi”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se PS është e vetmja forcë politike që e mban fjalën e dhënë dhe që nuk bën premtime boshe. Para anëtarëve të asamblesë së Njësisë 11, Veliaj tha se Ilir Meta dhe Sali Berisha gënjyen shqiptarët si në rastin e Astirit. “Shikoni si përpëliten sot Ilir Meta me Sali Berishën. Ngaqë i mbytën njerëzit në gënjeshtra – jo, po ne nuk do t’ju braktisim, jo, po mbi trupat tanë thoshte Luli, do të marshojnë këta për Astirin – ne jo vetëm vijuam punën, por iku dhe Luli fare. Pra, një parti serioze nuk gënjen dhe nuk premton gjëra që nuk i mban dot”, shtoi Veliaj.

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës siguroi se puna për transformimin e Tiranës do të vijojë, sikurse është edhe përfundimi i Unazës së Tiranës, që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjete në kryeqytet. “Puna do të vazhdojë, Unaza e Tiranës duhet të mbarojë. E keni vënë re sa është rritur Tirana? Është rritur kryesisht në portat hyrëse të qytetit, siç është Njësia 6 apo Njësia 11, ose tek Fresku, Astiri, pasi edhe çmimet janë më të lira, kanë edhe njerëz nga komuniteti i tyre”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë kërkoi mobilizim të gjithë strukturave për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme dhe për të afruar njerëz të rinj. Duke e konsideruar PS si forcën më emancipuese në vend, Veliaj nënvizoi se edhe në procesin e riorganizimit, vajzat dhe gratë zënë një hapësirë të rëndësishme.

6 Komente

  1. n
    nexxen

    sa duhet pritur?perjetesisht?

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      Opo e morrem vesh PS-ja, po ti c'hyn ne kete pune? Ti je hajdut ordiner. Ate hajdutin e Ujesjellesit, Elton Kacidhen , e hoqe apo kur ta rrasin mrena do thush qe pergjegjesia eshte personale edhe ti si ai legeni i kryeministrise?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Astrit

        Partia Socialiste do behet edhe me e mire kur ta marre ne dore ky xhepisti.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Guardium

          PS -ja mund ta ndryshoj Shqiperine, por jo Rilindja dhe aq me shume nje shkerrdhate i Mjaft-it si ty. Eshte fatkeqesi qe nje kerme si ty vegjeton ne PS. PS nuk eshte habitati jot shkerrdhate. Boll ke vjedh me Mjaft dhe boll ke keqperdorur PS-ne. Socialistet nuk te harrojne mor shkerrdhate kur visheshe si grua perballe kryeministrise dhe protestoje kunder qeverise se tyre. Shkerrdhate, e ndyeve PS-ne. Ti je thjesht nje bajge.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sadna babul ka bidai

            A ka naj hyrje laprak se te rruga elbasanit me demtojne femijet ik nga pallati mbase me ban lapraka

            Përgjigjjuni
            1. O
              Opari

              Epo i mencur qelloi ky djale.Po ja u fut te gjitheve.Prisni kur ta hedhe bythe perpjete edhe vete komandantin suprem shokun Edi.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje