"Europa u ktheu shpinën", Rama: Shpëtuam afganët nga vdekja, por këto gazetarët që erdhën nuk i panë

5 Qershor 2024, 14:17Politika TEMA
"Europa u ktheu shpinën", Rama: Shpëtuam afganët nga

Në konferencën e përbashkët me homologen italiane Giorgia Meloni, në Shëngjin kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, në përgjigje të akuzave të mëhershme të gazetarëve italianë pas transmetimit të reportazhit RAI3, shtroi pyetjen se përse gazetarët që kanë ardhur këtu, për të investiguar kampin e refugjatëve në Gjadër, nuk kanë evidentuar se ne jemi një vend që kemi pranuar të mbajmë afganët, në një kohë që asnjë vend i Europës nuk pranoi që t’i strehonte ata.

“Jo shumë larg prej këtu në një hotel të madh jetojnë me shpenzimet tona, tashmë prej dy vitesh një komunitet afganësh. Janë gati 350, njerëz të cilët i janë larguar sistemit shtypës në Aganistan dhe që asnjë prej vendeve të BE-së nuk pranoi që t’i strehonte.

Një shumicë e tyre janë strehuar në SHBA dhe Kanada, ndërkohë që cdo të premtë mbërrin një avion me 90 apo 120 persona, të cilët qëndrojnë këtu për një periudhë 3 deri në 6 muaj për të transferuar më pas.

Ata të cilët nuk arrijnë që të kalojnë filtrat mbeten të strehuar pranë nesh, dhe as nuk do t’i largojmë ata apo t’ju kërkojmë para nga NATO që i bëri ata ta largohen për demokracinë dhe ëndrrat e bukura që nisën në Afganistan, dhe as nga Bashkimi Europian.

Edhe pse më duhet t’ju rrëfej se këto para nuk janë edhe shuma aq të vogla për arkën tonë. Por si ta shpjegojmë faktin se disa gazetarë investigativë, vijnë këtu dhe nuk shohin emigrantët që i kanë ikur vdekjes por shohin fantazma”,- u shpreh Rama.

5 Komente

  1. T
    Toni

    Or plehre, po cte mire i sjellin vendit ato qelbesira mor legen?

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetar

      “ …shtroi pyetjen se përse gazetarët që kanë ardhur këtu, për të investiguar kampin e refugjatëve në Gjadër, nuk kanë evidentuar se ne jemi një vend që kemi pranuar të mbajmë afganët, në një kohë që asnjë vend i Europës nuk pranoi që t’i strehonte ata.” Kete pyetje mund ta ngreme ne, si shtetas shqiptare. Pse shqetesohesh per afganet kur ke te rinj shqiptare qe po rrezikojne koken ne La Mansh dhe po vetevriten neper qendra azilantesh.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta dhemb....

        Afghan ata afghane dhe keta shqipfoles,kshq vari kkkkkkk nuk kane shume vlere a rendesi se ku vdesin..... gezuar ramazonin

        Përgjigjjuni
      2. m
        mirel

        Plehrat dhe qelbesirat le te lehin, punet e mira do te vazhdojne...

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xhoni

          Puno fort Mirela, veç kujdes nga shtatzania e padeshiruar.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje