Giorgia Meloni dhe Rama inspektim në qendrat për emigrantët, forca të shumta policie në rrugë

5 Qershor 2024, 11:48Politika TEMA
Giorgia Meloni dhe Rama inspektim në qendrat për emigrantët,

Forca të shumta policie janë vendosur në disa pika për të garantuar sigurinë dhe lëvizshmërinë e delegacionit të kryeministres italiane Giorgia Meloni drejt qendrës së pritjes në Shëngjin.

Kryeministrja italiane do të shoqërohet edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Më pas delegacioni do të vizitojë dhe Gjadrin ku vijon ndërtimi i kampit të emigrantëve.

Në rrugën Milot në drejtim të Gjadrit ka prani të shumtë të makinave të policisë.

Masat për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit kanë nisur prej të hënës, pasi në Portin e Shëngjinit kanë mbërritur tashmë oficerë të policisë italiane.

Qendra pritëse do të ketë një kapacitet 3 mijë vende, ndërsa në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do t’i largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.

Lini një Përgjigje