Jep dorëheqjen kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë, Blerina Bala

5 Qershor 2024, 10:30Politika TEMA
Jep dorëheqjen kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë, Blerina

Vetëm pak javë në krye të bashkisë së Himarës, kryetarja e komanduar Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen.

Sipas raportimeve Bala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetares së komanduar në bashkinë e Himarës, një ditë më parë, duke deklaruar se arsyet lidhen me çështje personale.

Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak pasi dy kryetarët, Jorgo Goo dhe Fedi Beleri përfunduan në burg. 

Mësohet se ditën e premte do të zhvillohet mbledhja e Keshillit Bashkiak të Himarës për zgjedhjen e një nga dy nënkryetarëve, Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano në postin e kryetarit të bashkisë.

2 Komente

  1. B
    Bab-ramiu i vilajetit

    Koha po verteton,qe sjellja e rames,ndaj Shqiperise,sikur e ka pronen e tij,po vazhdon ti kthejet ne nje bumerang,qe po ja ben koken sallat dhe Shqiperine pa te ardhme.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Njerez pa shtylle kurrizore

      I hengri dhe kjo dollmat greke..I paskan shijuar...Po a kane shtylle kurizore keta Himariotet?. Dhe mburen se kane qene....trima e te zgjuar.Kane qene se sot duken si vemje qe zvariten dhe parazitojne.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje