Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Metaj dhe anëtari i Kryesisë së Rithemelimit të PD, Eno Bozdo kanë debatuar në studion e Euronews në lidhje me dokumentarin e publikuar nga RAI 3,në të cilën trajtohen çështje të krimit dhe të korrupsionit në Shqipëri, akuza për lidhje të krimit me shtetin, si dhe në lidhje me vizitën e Giorgia Melonit në Shqipëri.
Debati ka qenë me tone të ndezura, ku Metaj dhe Bozdo kanë përplasur opinionet e tyre.
Pjesë nga debati:
Enno Bozdo: Unë sinqerisht të përgëzoj…
Ilir Metaj: Nuk më duhet përgëzimi yt.
Enno Bozdo: Të përgëzoj për guximin dhe trimërinë që kë që vjen këtu të mbrosh Edi Ramën. Sinqerisht të përgëzoj për trimërinë që mbron të pambrojtshmen. Kryeministri që ti mbron, u damkos në televizionin publik italian, sikurse është damkosur kudo, në Gjermani nga Bild, kudo në Europë…
Ilir Metaj: Flet ti për standardet e Europës, duke pasur atë gjë në bluzë (referuar fotos së ish-kryeministrit Sali Berisha) Asaj krijese i shkon shumë ajo ngjyra i zezë, është atje ku ka vendin. Ti gjithashtu.
Enno Bozdo: Ti je kamikaz i Edi Ramës! Kryeministri yt dhe vëllai i tij që doli qartaz me fakte në trafik droge..Kush e priti përfaqësuesin e Sinaloas, më thuaj kush e priti? Ai e priti mu në kryeministri…
Ilir Metaj: Shiko, nuk e ndaj dot tani a është për fat të mirë, apo për fat të keq, po duke dëgjuar çfarë thua, më shkon mendja te njerëzit e shpellës së Platonit, që të mbyllur brenda, shihnin hijet e njerëzve jashtë të reflektuar te muri brenda shpellës dhe kujtonin se ai ishte realiteti jashtë. “Non grata” u ka mbyllur brenda në shpellën e tij dhe hijet në mur janë në fakt sirenat që u këndojnë te veshi këngët e tij, duke u zhytur gjithmonë e më thellë në errësirën e trazuar të mungesës së integritetit moral e dinjitetit.
Enno Bozdo: U doli qartë ai është kryeministër i damkosur. Del Edi Rama e thotë “ai shau Shqipërinë”. Nuk shau Shqipërinë mor zotëri, shau Edi Ramën dhe e gozhdoi…
Ilir Metaj: Nëse sheh humnerën për kohë të gjatë, pastaj humnera kthehet të të shikojë ty, ka thënë Niçe…
Enno Bozdo: Ai e gozhdoi, i numëroi faktet që pret në zyrë mafien e Dibrës, të Durrësit, që ka koordinator për mafien. Foli me emra e me mbiemra ai. Shqipëria është një vend që eksporton vetëm krim. Reporteri i Rai3 e tregoi qartë me fakte se kemi të bëjmë me narkoshtet dhe kryeministër të përlyer e damkosur. Dhe kjo u bë pikërisht në televizionin publik italian…
Ilir Metaj: Të vetmit reporter italianë që pasqyrojnë çfarë është Shqipëria në të vërtetë, janë mijërat e italianëve që kanë zgjedhur vendit tonë jo vetëm si destinacion turistik, por edhe si një vend për të ndërtuar të ardhmen e tyre duke investuar në biznes, apo në imobiliare. Ata janë reporterët e vërtetë italianë! Dhe kryeministrin e narkoshtetit tuaj, e presin me rradhë në vizita zyrtare liderët e Europës, ndërkohë që zgjedhin Tiranën si tryezë për vendimarrjet e rëndësishme jo vetëm për rajonin po edhe më gjerë! Ndodh ngaqë “narkoshtet” dhe “narkokryeministër” besoj…
Enno Bozdo: Ai llumi..( bën me gisht nga Metaj)
Ilir Metaj: Jo gishtin e llumit nga unë! Për llum gishtin ktheje nga gjoksi yt, pikërisht aty( figura e Sali Berishës në bluzë)
Enno Bozdo: Nuk e kisha me ty...
hahaahhah .Un j kisha shkerdhy turnjt aty e kisha ber Mut e kish shkel me kembe
Ore po keta te sales nje goj capraz kane te gjithe. Nje surrat e nje m.. mendje te gjithe. Po si mund te thot nje politikan qe Shqiperia eksporton vetem krim o legen. Po pse pshty e hedh balt mbi vendin tend o legen. Hajd se ate qe kerkoni do merni prape nga ky popull.
e ndoqa live debatin dhe pergzoj Meten qe i dha reston si e meritonte ati lehsit te Sales. Me ne fudn del nje nga Ps qe te kthen reston e nuk ri si qull se e mbytin zhurmusit e Sales.
Financuesit e llumit te gazetarise false Syri televizion dhe Saliu vizion. Balta fytrrs do perplaset si ju eshtee perplas gjithmon. Ja Ilir meta nga vlora jau plasi bukur fort bravo o lab.
Nuk e duroj Ramen por kush shoh keta te Saliut apo analistet e vet ne ekrane mbaj hund e vesh me dore dhe voten ja jap Rames. Jane aq te neveritshem sa nuk ben nena.
Rama e beri pestil gazetarin e RAI 3.,qe pranoi publikisht qe i kishte marre te dhenat nga Stani i NON GRATAS dhe personi ne kerkim Ahmetaj..Rrini shtrember dhe flisni Drejt . Ndersa ky bq Eno dihet ca punesh ben per Zenin si lehaqen Po aty ne debat ka hasur gozhde me deputetin e Vlores.
Po ky koqja i Saliut e dinte se kishte Bardhoken përpara?
Fiks o Sadi.
Në këtë debat dalin dy përfundime në raportin epror-vartës: Së pari vartësi i shërben eprorit dhe për këtë merr beneficet e tij; Së dyti eprori merr në mbrojtje vartësin në përballje me ligjin; Konkluzioni: Sali Berisha kërkon bindje,shërbim të verbër për të mos lëshuar vartësit; Edi Rama kërkon zbatim ligji dhe përballje individuale më drejtësinë; Kjo është e vërtetueshme në ngjarjet që kanë ndodhur.Sa për shëmbull: S.B.viti '96-'97-98,vrasja e A.H, Gërdeci,21 janari etj. Ka dëshmitarë që nuk flasin dhe dok.që provojnë këto por Berisha ju a ka zënë kokën më derë; E.R.e majta në përgjithësi përgjegjësi personale për të mbajtur funksionin dhe luftë brënda llojit kur bie ndesh me ligjin.Këtë e vërteton shkarkimi paraprak i personave në shkelje të ligjit. Kaq e thjeshtë është!
te lumt asgje nuk harrohet
Jemi ne 2024 e akoma opozita peng e Sali Berishes. Prandaj sa vin e rrudht e rrjedh dhe sa vin e me e padukshme do behet. Perjashto kur pasi humbin zgkedhjet e rradhes dali e bejn gamgam si ky kotelja e Saliut Bozdo. Rama ka gabimetetij sigurisht dhe nje prej tyre eahte qe ka mbajtur Ahmetaj ne pushtet kur gjithe njerezit e dinin ca legeni kurvar e i korruptuar ishte. Per cfare e mbaje o Rama a mumd ta thuash?!!!!! Se nuk ka mundesi qe nul e ke njohur. E pra nje nha gabimet e tua eahte qe mban ne karrike njerez qe jane legena e nuk i do njeri me perjashtimin tend. E keta ngaqe kane ty vjedhin e presin e peshtyjne kedo. Veri gishtin kokes kur zgjedh njerez se ky popull te do po po ia bere borxh pa reflektuar pastaj… ja pyet saliun. E pashe edhe une kete debatin dje se me pelqen Ilori dhe faktilisht njerez si ky duhet te mbash Rama shiko njeriun e vertete dhe me karakter. Hajd tung.
Lulet nuk i gjen grumull. Plehrat si Ahmetaj e Bozgo jan grumbull.
Keta fundurinat e Saliut duken te gjithe si njerez xhungle dhe ashtu sillen. Kushdo qe u jep ketyre vemjeve sikur edhe nje vote, jane i njejti llum. Banda e Saliut dhe gjithe se djathtes nuk bejne kurre shtet, vec bejne nje bande me bandite per te terrorizuar Shqiperine dhe shqipetaret dhe per tu pasuruar per vete. Jane gati perseri ti vene zjarrin Shqiperise.
Po si mor qen thua per vendin tend qe eksporton vetem krim?!!!! Po kemi femijet neper shkolla neper bote e po na bejne krenar mor qen!!! Nuk jane ekaporte krimi po eksporte sakrificash e vullneti per te mesuar e ka edhe edukate famiëjare aty!!! Po ke femije ti mor qen?!!! Po ty kush te ka bere?!!! Ke prinder?!!!! Ptuuuuuu rac e lig. I forte je qe nuk i fute nje grusht surratit ati qeni or Ilir Metaj!!!!
Bukur Ilir Meta bukur bravo.