Faktet e një skandali që nuk mund të fshihet

12 Korrik 2022, 12:25Politika TEMA

Faktet e një skandali që nuk mund të fshihet

Javët e fundit mediat kanë publikuar një skandal që lidhet direkt me familjarët e Monika Kryemadhit.

Vëllai i saj, Drini Kryemadhi është punësuar pranë SGS-së në fund të 2013-s dhe deri në 2020 është paguar me rreth 4 mln lek të vjetra rrogë mujore.

Përveç emrit në borderotë e kompanisë dhe të mbiemrit të të motrës deputete e më pas kryetare të LSI-së, Drini Kryemadhin askush nuk e ka parë në punë. Zyrtarisht është e vështirë që të zbulohen paraqitjet e tij në ambientet e kolaudimit, por jozyrtarisht denoncojnë se në 7 vite në punë ai është shfaqur vetëm një javë në total.

SGS-së i interesonte ky punësim, pasi me rrogën e Drinit kishte hequr qafe kontrollet nga Ministria e Transporteve, ku ministër në atë kohë ishte Edmond Haxhinasto.

Të gjithë fitonin! Kompania shkelte kontratën, nuk kryente investimet e parashikuara dhe ishte kthyer në çerdhe korrupsioni, ku automjetet kalonin kontrollin teknik me 20 mijë lek nën dorë.

Fitonte gjithashtu edhe Drini Kryemadhi dhe të vetmit që humbisnin ishin shqiptarët, që mbajtën në kurriz një koncesion të dyshimte për një dekadë.

Lehtësisht është e verifikueshme që kontrata e SGS-së nuk është monitoruar në asnjë moment nga Njësia e Zbatimit e ngritur nga Ministrat e LSI-së, duke mos përmbushur detyrimet që parashikohen në kontrate. Gjithashtu në arshivat e Ministrisë së Transporteve nuk rezulton të ketë praktika ose procesverbale kontrolli të mbajtura nga kjo njësi. Madje nëse do të verifikohen të gjitha detyrimet që kjo njësi ka patur do të evidentohen dhjetra shkelje.

Lind pyetja cila është arsyeja që personat që kishin për detyrë të monitoronin këtë kontratë shpërdoruan detyrën. Nga gjetjet që kanë publikuar media lind dyshimi i arsyeshëm se motivi që SGS u favorizua ishte rryshfeti që i jepej shtetasve Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta.

Nga gjetjet e deritanishme rezulton se shtetasi Drini Kryemadhi, vëllai i Monika Kryemadhit dhe kunati i Ilir Metës, në vitin 2013 kur Edmond Haxhinasto ishte Ministër i Transporteve është punësuar pranë shoqërisë SGS me përshkrimin “inxhinier i thjeshtë mekanik“. Ngrihet dyshimi i arsyeshëm se e gjithë kjo ka shërbyer si një “qokë“ për Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nga viti 2009 – 2020, pasi:

Së pari, paga e shtetasit Drini Kryemadhi ka nisur me rreth 120 000 lekë dhe në dhjetor të vitit 2013 (dy muaj pasi ishte emëruar Edmond Haxhinasto Ministër) është trefishuar duke shkuar në vlerën 385 000 lekë. Nga dhjetori 2013 deri në janar 2017, Drini Kryemadhi është paguar çdo muaj me 385 000 lekë nga SGS, më pas është paguar në shumën 392 700 lekë përgjatë muajve vijues deri në përfundimin e kontratës koncensionare ku në dhjetor të vitit 2020 ka marrë si shpërblim shumën prej 3 235 594 lekë. Totali i shumave të përfituara nga Drini Kryemadhi është plot 36 044 594 lekë në formë pagese si pagë.

Së dyti, ngrihen dyshime se vetëm shtetasi Drini Kryemadhi është paguar me një page 4 herë më të madhe se cdo inxhinier tjetër, madje Drini Kryemadhi është paguar dhe më shumë se CEO i kompanisë, shtetasi Alexandros Michail. Një fakt i pa precedentë ku një inxhinier i thjeshtë paguhet më shumë sesa drejtori ekzekutiv i shoqërisë.

Së treti, rezulton se shtetasin Drini Kryemadhi nuk e njohin persona të tjerë të punësuar në SGS të cilët në një rast normal duhet të ishin kolegë dhe të kishin njohje dhe gjithashtu nga informacionet e marra rezulton se ky person nuk ka qenë asnjëherë prezent në punë, nuk ka asnjë dokument në këtë shoqëri të firmosur nga Drini Kryemadhi dhe asnjë raport pune ku reflektohet prezenca e tij. Madje përgjatë kohës që Drini Kryemadhi ka marrë pagën e plotë sikur të kishte punuar 24 ditë pune rezulton se ky shtetas të ketë qenë në periudha të ndryshme jashtë Shqipërisë, e verifikueshme kjo lehtësisht nga sistemi TIMS, pra vërtetohet katërciprisht se shtetasi Drini Kryemadhi është paguar për një punë që nuk e ka bërë dhe nuk ka qenë prezent në këtë shoqëri përgjatë kohës ku është reflektuar sikur ka qenë në ambientet e punës.

Së katërti, në të njëjtën kohë që Drini Kryemadhi duhet të ishte mekanik tek SGS-ja, ky person rezulton të jetë dhe pronar i dy bizneseve, pra në kohën që angazhohej me kontrollin e makinave dhe që merrte një pagë 4 herë më të lartë se një inxhinier normal, madje më shumë sesa CEO i kompanisë, ky person zotëronte shoqëritë “Event“ me NIPT K61313009D dhe “Tirana DKK“ me NIPT J61902088N. Një fakt tepër i çuditshëm dhe i paprecedentë i cili krijon bindjen se Drini Kryemadhi nuk ka shërbyer ndonjëherë si mekanik pranë shoqërisë SGS, por është regjistruar fiktivisht vetëm për të legjitimuar paratë e marra nga kjo shoqëri, në mënyrë që kësaj shoqërie t‘i ofrohen favore të padrejta.

Këto janë disa nga faktet që do të mjaftonin që zoti Kryemadhi, motra e tij dhe kunati i tij të ishin marr të pandehur nga SPAK.(Voxnews.al)

58 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Zgjedhjet e 2021 e kanë bërë LSI të mos i ndjehet zëri. Rrofshin zgjedhje të tilla që budallallëqeve t'ju vijë fundi.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sofo

      retard

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        I vonuar se nuk e kupton hahaha

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dane

        Ne fakt koncesionet qe po jep Rama ja kalojne me vite drite cdo hajduttleku te LSi Pd te marre bashke. Prandaj pa merak. Lsi mori 107 mije vota ne 2021 dhe do ti marre prap se njerezit jane shume te " kenaqur" nga rruga 20 km thumanes qe kushtoi 1.3 miliarde euro apo nga cjeck up i shendetit 460 milion euro qe mbushi xhepat e rames dhe nga jetesa gjithmone e me e mire qe ka populli nen udheheqjen e shokut Rams

        Përgjigjjuni
        1. O
          Operacioni Zjarri

          Po cdo thone keta te rilindjes? Qe u kapem me presh ne dore? Nje gje do thone edhe keta. Imagjino miliardat e rilindjes perballe lekeve qe ka marre vellai i Monikes

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fjala ime

            Shiko prapa se preshin deri tani e ka pase Tritani, tani si duket te ka ngele ty!

            Përgjigjjuni
          2. N
            Neda

            Dane, te paska fik deren Rama, te paska heq kafshaten e hajdutit te lsi-se, nga çoban skrapari u bere drejtor dhe vodhe sa deshe, tani tu mbaruan se I thone kaq vjet ne opozite, por kurajo se mbas nja 20 vjetesh mbase do kesh rast te vjedhesh prape!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dane

              Neda rendesi ka te te kemi ty mire.

              Përgjigjjuni
              1. "
                "Ing mek Drini Kryemadhi"

                "Dane"! Rendesi ka qe Monika, burri i Ilir Metes te jete mire, jo "Neda", pasi ajo eshte vetem nje komentuese e zemeruar si gjithe te tjeret, kurse ti pse je i shqetesuar me shume se une?

                Përgjigjjuni
          3. k
            k

            Çudi si nuk e ka zbuluar baxhella e bodrumeve të shallvares, se skandalet e të tjerëve i zbulon shpejt. Shqiperia vendi me i korruptuar ne bote.

            Përgjigjjuni
            1. P
              POPULLI

              Kështu si po vepron ju të medias me Saliun, Ilirin dhe ,Monikën po I bëni heronj me pahir. Nuk e di nëse keni këtë qëllim. Të kërkosh korrupsionin te njerëzit që kanë vite që nuk janë në pushtet (që duhet të ishte goditur patjetër dhe fajtor janë dhe ata që kanë mbyllur dhe mbyllin sytë),dhe të heshtësh përball korrupsionit qeveritar (lexo raportin e DASH)është të tallesh dhe të ofendosh inteligjencën e njerzve. Nuk ngjallet I vdekuri (qeveria) me aspirina.

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vranakonti

              Jane vertet fakte por per SPAK dhe organet e drejtesis,nuk jane fakte.

              Përgjigjjuni
            3. k
              kara

              Plaseni qafirin tek prokuroria e Tirans ose e Pergjithshmja, se SPAK eshte nul, per kete nivel.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dardan

                Akoma nuk e keni kuptuar se komshiu i Lalezit Arben Llalla nuk i prek familjet e Doktor Sali Mortjes dhe te Ilir Monika Floririt?! Vazhdoni beni bla-bla-bla!

                Përgjigjjuni
              2. L
                Loni

                blla, blla, blla, ... Loni

                Përgjigjjuni
                1. g
                  goni

                  o mero a je apo nuk je ne terezi ,inceneratoret e bejne kete te duket buke me djathe .......ju vajti jeta gojore politikes dikur tek saliu tani tek rama ...vari lesht ju vetem media nuk jeni....

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gimi me tha per mua aty te 700-cja

                    Po presidenti pse nuk ben koment ne FB per kryengritje tani ??? Apo larg bythes time ....

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sopiqoti

                      Nga artikulli i morem vesh dhe e kuptuam roblemin POR CFAR DO TE BEHET ME TEJ me vellane "kokemadhes".

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Ziguri

                        Spaku duhet ta filloje nga ish ministri Haxhinasto, per te cilin ndjej keqardhje, bere marionete ne duart e te tjerve. Aty fle lepuri. Njerzit duan te dijne per keto poshtersi qe jane bere ne kurriz te tij. Nese Spaku merret me kete ke per te zbuluar cudira qe nuk ta pret mendja. Boll i degjuam poshtersite e pafund te tyre. Perballe ketyre paudhesive, mashtruesit, hajdutet, qofte minister a cfardo qofte duhet te lakuriqsohen. Poshte njerzit me shume fytyra, servile a kapadaij qofshhin.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Monika hajdute me cizme

                          Lesht lesht,ju bla bla e ata vidh... Iken nje qeveri,vjen nje qeveri e vidh e vidh. Si tha shalsi,ne do vjedhim ndryshe... Ata qe kane vjedh deri ne 2013,asnje akuze,na dalin te ndershem muli e co

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Limoz

                            Po keta qe kane qe ne 2013 qe e zhveshen buxhetin jo vetem te ketyre 9 viteve ne pushtet po edhe ate te 40 viteve qe vijne nepermjet koncesioneve si te duken. Aposquhet.

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gota

                              Ke te drejte Limoz, po e di pse ndodh kjo? Sepse nuk jane denuar ata qe kane vjedhur me parë, pra kur vjedh, nuk denohesh! Nqs nuk denohen ateher behen legjitime grabitjet se nuk ka precedent ndeshkimi! Do Zoti dhe e kupton kete qe po te them.

                              Përgjigjjuni
                          2. r
                            robi

                            Po kur u emerua nendrejtor ne Ost post qe nuk ka ekzistuar por u be vetem per ti dhene nje rroge qyl ketin Drinit i cili nuk u pa njehere ne zyrat e ost por vetem merte rrogen dhe si puna e ketij ishin dhe nja 20 kedhilltare te drejtorit te at'hershem militant i leshelise qe mernin rrogen pa e ditur se ku e kishin zyren. Kje eshte leshelija e Nafije dybekut qe e zhvati mire shtetin sa kohe ishte leshelija ne pushtet.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rafael

                              Robo kushedi sa i kenaqur qe je me Ramen eee! Se ska vjedh fare keto 9 vjet. Madje monika qe kishte kater ministri per kater vjet ka vjedh me shume se rama qe ka marre gjithe tepsine!! Qafsh mu te pakten me pislliqet qe thua uroj mos paguhesh pak. Se kushedi sa turp te vjen kur sheh veten ne pasqyre.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Andi

                                Se do ti,Rama ka vjedh qysh diten e pare qe ka mor pushtetin.Po te kesh noj letter(dokument),na e trego.Perndryshe ,mos ha mut kot.Ha ti po deshe, po qe se te ben mire ,po mos u krekos sikur po ha kabuni, se te vjen era nji jave larg.

                                Përgjigjjuni
                            2. S
                              Srdfff

                              Doli kjo shkerdhata qe e kapen me drog tek karroca fmive ne dogan ne itali , shpetoj se Iliri ishte kryeminister , fatos nano e shporri se shperndante drog me autobuzin e rinis socialiste , ky lloj llumi ben moral per drejtesi zoti ju vraft se ligji nuk ka çju ben .

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Rropi

                                Ti vrase po bashke me qeverine Rama si mendo? Apo keta jane te paster

                                Përgjigjjuni
                              2. A
                                Anduen

                                Prap ju te tems me vllain e monikes. Po sa cope cope jeni. Ej po e nxirrni cdo kater pese dite sa here ka lajm per inceneratoret. Ore rama po vjedh miliarda. Ben ahmetaj miliarda euro me ramen. Koncesione qe nuk i sjellin asnje te mire vendit. Balluku dashnore e kryemafiozit te shqiperise. Ju thoni mori 4 mln te vjetra rroge nga privati????????! Seriozisht gjeni dicka tjeter se u bete langaraqe fare. Dhe numrat e opozites po shtohen. I shton mjerimi, varferia, vjedhja e cmendur e qeverise. Ju vetem sa i shtoni inatin popullit. Ndryshoni qasje sa nuk eshte vone se do ta hani rende fare ne zgjedhjet lokale.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Andi

                                  Se kush e ka ngrene dhe do e haje e ke pare mire ti o karagjoz qe ua vesh dashnoret te tjereve duke I ngaterru me kurvat e shpise Tate.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Ndue Andi

                                    Vellain e Monkikes, mos e quajn Anduen, apo eshte I dashuri?

                                    Përgjigjjuni
                                2. N
                                  N.VJOSA

                                  Mero Gjenerali, Ne kete shkrim e ke shkelur ca... Shkrimi flet per akrobacit e Drinit dhe ne foto nxjerr Moniken!!!... Jane dy persona madhore dhe secili ka Koken e vet dhe i mban pergjegjsit vet... Çfare ka Monika ketu?...Monika ka aq shume skandale dhe hajdutlleqe qe nuk i lan as Lumi as Perroi...Eshte tjeter gje ne se Drini ka vepruar ne emer te kontos se Monikës!...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shqipëtar!

                                    Nuk mund të presësh gjë tjetër nga aferat e çiftit më të “diskutuar” për veprime antiligjore?! Te NE “ fluturoi” ari, pasuri kombëtare, historike, etnografike…. Jo më ca lekë shqipëtate që “këto” antishqiptarë i kanë “para xhepi”??!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Gerdeci

                                      O Zot, çfare monstrash... dhe te mendosh qe kerkojne te vijne keta pisa ne pushtet.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Artemis

                                        750 mijë vota Ps në 2021. 35 mije vota PSd Tom Doshit dhe 3 deputete. Pra te dyja bashke 785 mije vota ps plus psd. PD ne diten e vet me te keqe, e shkaterruar nga lul basha dhe e ndare brenda llojit mori 630 mije vota. Plus 107 mije vota te numeruara Lsi (me 15 mije vota te tjera qe ja nxorren te pavlefshme) dmth 737 mije vota. Dhe Lsi mori vetem 1 deputet me shume se partia Tom doshit per shkak te ndarjes ne koalicion me vete se sdonte Basha. Pra 1. 1 milion shuplakat e 2013 jane bere 785 mije ( bashke me tomen) pra tkurrje 120 mije vota ps. Diferenca me opoziten eshte me pak se 50 mije vota dhe kesaj rradhe nuk do jete me Luli. KAQ.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Taulant

                                          Cfare 750 mije vota. Gjithe administrata shantazhohej qe te votonte per PS-ne. 2 dite para zgjkedhjeve Kastrati

                                          Përgjigjjuni
                                        2. A
                                          Anri

                                          E di si jeni ju te gazetave? Ne momentin qe del dicka per qeveritaret e qe nuk mund te fshihet, hopaaaaaaa publikohet dicka per akuzuesit e te dy palet bejne marreveshje sic kane bere keto 30 vjet. E tha dhe ai no grata, po nuk me ngacmove nuk te ngacmoj. Kurse njerezit ketu debatojne ne blogjet tuaja e zihen duke share edhe njeri tjetrin. Perfundmisht edhe ju pushteti i peste jeni te kalbur deri ne qelize. Per sa kohe marredheniet pushtet-opozite jane mire edhe gjendja ne gazetat tuaja eshte roze, sapo situata acarohet ne prag zgjedhjesh apo berrylash, ju direkt nxirrni "faktet". Mjere ne qe jetojme ne kete vend thuaj po dhe ju jeni te interesuar ne varferine e ketij populli. Por problemi eshte qe ju perfitoni se jemi popull pa dinjitet dhe keni gjetur pozicionet tuaja e thoni do zoti nuk ndryshon situata..Por me kismet te Zotit nuk do jete keshtu e deri sa te behet situata shperthyese edhe pislleku eshte bere sa nje mal

                                          Përgjigjjuni
                                          1. i
                                            ish punonjes i OST-se

                                            Ne kete periudhe qe behet fjale ka qene dhe ne marredhenie pune me OST-ne me detyre zvdrehtor i pergjithshem dhe qe mbulonte anen ekonomike te kesaj kompanie.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. p
                                              petriti

                                              Ky artikull po shfaqet vetem qe te mbulohet problemi qe ngre Kryemadhi lidhur me inceneratoret. Mos na beni te humbim besimin ne kete gazete. Cojini ne SPAK te dyja, nuk po ju ndalon askush.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Paskal

                                                Me keto qe ka bo rama zgjedhjet lokale do ti kete te humbura dhe rende.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Popull

                                                  Cfaredo rroge te kete marre ky drini prap 4 mln leke te vjetra ne muaj te tijat se lajne dot vjedhjen 1 miliarde dollare te inceneratoreve qe nuk punojne asnjeri. Se lajne dot pensionistet e shkrete qe ju fusin nga 30 milion euro ne llogari. Apo recepsionistet e hoteleve qe fitojne tenderat e unazes se re dhe qe pastaj zhduken. Apo 1.3 miliarde euro qe dha Rama koncesion per 20 kilometra rruge. Apo 460 milion euro qe i dha per check up. Ajer komplet. Te gjitha ne xhep. Etj et etj. Te pakten 6-7 miliarde euro koncesione. Ca i ka bo ky ketij veni s ja ka bere hasmi. Ju thoni Drini monikes.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. R
                                                    Rampall

                                                    Popull ti ???!!!!!! Ndrrro nickname.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Populli

                                                      Rampalle ti mendon qe rama ska vjedh fare dmth?

                                                      Përgjigjjuni
                                                  2. S
                                                    Skraparliu

                                                    Shume mire e ngrini problemin dhe tregoni se sa hapet barku per shqiptaret nga ilir meta dhe monika dhe drini qe nuk reagon se lsi eshte qelibare,por te vjen keqe qe institucionet e ketij shteti nuk reagojne te pakten deri tani kurse per nje hallexhi ja kishin mbajtur koker me koker kjo tregon se lsi dhe trimat e ps qe jane drejtor jane bythe e breke bashke te flasi blendi gonxhe dhe drejtori ost se si eshte e verteta se drini qenka shume i zoti beka tre pune ne dite edhe sgs edhe ekomist ost.edhe ndertues po kane bythe ta denoncojne dhe te mos mburen me koqet e edi rames

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. G
                                                      Genti

                                                      O ju qe ju s'dini c'flisni! Nuk ka mundesi reale qe korrupsioni ne Shqiperi te jete zero per sa kohe baballaret biologjike Sali e Like jane akoma ne politike. Do kapur problemi qe nga origjina . Te cohen ne hale me te degjeneruarit dhe pastaj te vazhdoje procesi deri tek me i fundit. Dhe sa per dijeni inceneratoret jane veper e Kokemadhes me vasalet e saj por, ju prish pazari rruges dhe po nxjerr bashkepunetoret nje e nga nje.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. G
                                                        Gentiicmend

                                                        Ahahahahahahahaha! Si ore cdo gje me vendim qeverie te rames. Me vendim keshilli bashkiak te erion veliajt, te kryetarit te bashl fier Subashi dhe te Kryetarit te bashkise Elb qe eshte i pS. Cdo gje e miratuar nga min e financave e Rames dhe me pas nga Keshilli i Ministrave dhe e paska fajin LSI????????????????! IK PI ILACET O GENT

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. T
                                                        Tini

                                                        Kjo eshte padrejtesia me e madhe qe behet ne ket vend, çifti presidencial, familjarisht jane hajdutet me te medhenj ne politiken shqiptare dhe asgje spo i gjen, si duket ky i spakut po i kthen reston e emerimit ne ket pozicion, edhe amerikanet e drodhen, like shkoi ne usa dhe i rregulloi punet, mjere ku popull!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Myslimani.

                                                          Ky ka bere kodin rrugor. Ky plere njeri. Aksidentin me vdekje te vijat e bardha nuk e quan vrasje si ne Itali. Por shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Lenci bira

                                                            Populli duhet te marr perpara vetem gjirin e lalezit, aty jane parat tona, aty eshte padrejtesia, aty eshte gazetaria, aty eshte politika, aty eshte SPAKU I arben krajes, Rreth 1000 veta duhet ti armatos shteti vete meqe drejtesia nuk funksionon dhe tu fshime ketyre hajduteve pasurit tona LISTA SALIH BIN LADEN ILIR META ARBEN KRAJA FLAMUR. NOKA BLENDI FEVZIU LULZIM BASHA MONIKA KRYEMADHI ETJ KETU JANE PARAT TONA PASTAJ NE LUNDER DHE KU KA HAJDUT VETEM KESHTU VEPROON DREJTESIA TEK NE

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. L
                                                              Lenci pa vrime

                                                              Patjeter Lenc vrima. Te kapim gjirin e lalsit se miliardat e eurove koncesione qe e kane origjinen ne Surrel jane komplet te pastra. Si duart eGjushit. Akullore

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. D
                                                              DREJTESIA

                                                              Kush ti mer te pandehurit, ata qe sjane zgjuar nga gjumi. Ilir Meta thot qe pensionisti ta marre pensionin personalisht. Pse ka ndonje menyre tjeter? Njesoj si ata pensionistet qe gjoja kane mare shuma te medha nga kompanite edhe i kunati i presidentit ka marre pagen pa u punesuar. Hajde hajde dhe kane goje e flasin pastaj te pamolshmit. Mos Shqiperi cfare mban ne gjirin tend. Dhe keto si kishim degjuar. Sa turp. Ketyre nuk ju skuqet fytyra. Ju eshte bere sholle.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. K
                                                                Klevi jam kerrici i Faros

                                                                Cifti hajdut Meta eshte me i urryeri ne Shqiperi.Keta te babezitur qe nuk lane gje pa vjedhur keto tridhjete vjet ne vend te fshehin ato surratra te peshtire kusaresh , por na dalin ne mediat e familjes( qe financohen me paret e vjedhura) per nate duke u bere me te peshtire nga shqiptaret qe 95% e tyre mezi presin ti shohin ne burg keta hajdute te ndyre dhe te pangopur.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. K
                                                                  Klevi jam kerrici i Faros

                                                                  Cifti hajdut Meta eshte me i urryeri ne Shqiperi.Keta te babezitur qe nuk lane gje pa vjedhur keto tridhjete vjet ne vend te fshehin ato surratra te peshtire kusaresh , por na dalin ne mediat e familjes( qe financohen me paret e vjedhura) per nate duke u bere me te peshtire nga shqiptaret qe 95% e tyre mezi presin ti shohin ne burg keta hajdute te ndyre dhe te pangopur.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. K
                                                                    Klevi jam kerrici i Faros

                                                                    Cifti hajdut Meta eshte me i urryeri ne Shqiperi.Keta te babezitur qe nuk lane gje pa vjedhur keto tridhjete vjet ne vend te fshehin ato surratra te peshtire kusaresh , por na dalin ne mediat e familjes( qe financohen me paret e vjedhura) per nate duke u bere me te peshtire nga shqiptaret qe 95% e tyre mezi presin ti shohin ne burg keta hajdute te ndyre dhe te pangopur.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. Z
                                                                      Zeqo Pilafi

                                                                      Në Albpetrol, nën sundimin e Berishës ishin regjistruar dhe ju jepeshin pagë qindra vetëve, pa punuar, vetëm thjesht që t'u merrej vota atyre dhe familjarëve të tyre. Më tepër se 70% e këtyre të "punësuarve" ishin fiktiv dhe rrogat e tyre vidheshin nga drejtues të Albpetrolit. Pra, ky ka qënë një sistem vjedhje i organizuar dhe plotësisht "legjitim" në atë kohë. Kjo bëhej edhe sipas parimit "një vjedhje e madhe mbulohet me një numër të madh vjedhjesh të vogla", ishte (dhe është) një mënyrë e njohur për të mbuluar vjedhjet e mëdha. Në këtë vënd, duhet pranuar, se muti, i cili ka mbuluar "fusha dhe male", ngjan me një det të tërë, ku ata që dinë të notojnë në këtë qelbësirllëk të paparë jetojnë për bukuri.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. Z
                                                                        Zagali

                                                                        Njehere e ne nje kohe, i tha fshatari beut: zoteri,lopa jote vrau lopen time. Epo kafshe jane tha beu. Me fale i tha perseri fshatari varfer,lopa ime vrau lopen tende. Beu u nxeh dhe i tha fshatarit,do ta pagush. Pra vellai i Monikes eshte biri beut. Fajet i ka te gjitha Rame,si fshatar i varfer.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. K
                                                                          Kryehajduti e ka emrin Edvin

                                                                          E paskan kapur gazetaret e Meros nje SKANDAL te madh!!! Vjedhje kolosale!! Qesharak beheni me keto “investigime” lilipute!! I kerkoni edhe SPAKUT te hetoje keta lilipute qe te ler rahat kryehajdutin e te gjithe koherave Edvin Kristaq Rama

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. T
                                                                            Ta qaj hallin

                                                                            Ke te drejte, se ti e njeh mire pasi i ka vjedhur nderin gruas tende!

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                          2. K
                                                                            Karrocieri I druve

                                                                            Mero,keto dihen, LSI eshte strumbullari I vjedhjeve korruptive ne Shqiperi.Te lutem,mund te besh nje shkrim me te cilin te na sqarosh si eshte e verteta e "procedures korruptive" te Inceneratoreve?Shume thashetheme po degjojme por te verteten vetem ti mund ta thuash.Faleminderit!

                                                                            Përgjigjjuni

                                                                            Lini një Përgjigje