Fantazia e shfrenuar e Berishës: Rama, Xhaçka e Yuri Kim, sajuan lojën me largimin e ambasadores së SHBA

4 Maj 2023, 10:26Politika TEMA

Fantazia e shfrenuar e Berishës: Rama, Xhaçka e Yuri Kim, sajuan

Është tashmë një mundim i kotë për çdo kronist e reporter për të regjistruar qëndrimet publike të Sali Berishës.

Pasi harbimi i fantazisë në mënyrën më të çakorduar, ja kalon edhe historive absurde të çdo mitomani nëpër rrjete.

Natyrisht, fantazia e Berishës harbohet pa asnjë rregull apo amplitudë lineare, e ndikuar fort nga ankthi e mankthi i tij personal e familjar, si pasojë e ndëshkimit epokal që i ka bërë qeveria amerikane duke e shpallur Non Grata.

E këtu historitë që Berisha lëshon nëpër konferenca e intervista, i ngjajnë fantazive më të shfrenuara. Në kohën kur ministria e Jashtme sqaroi për mediat se ambasadorja Yuri Kim, është në fazën e procedurave për të mbyllur mandatin në Tiranë, në mediat pranë Berishës thirrën “Eureka”. Sipas tyre, kjo deklaratë e ministrisë që drejton Olta Xhaçka tregon se marrëdhëniet e Edi Ramës me Yuri Kim e SHBA janë në pikë të hallit. E kjo histori vijoi gjatë duke u komentuar në panele e shkrime të gjata.

Por mbrëmë, në emisionin e Erla Mëhillit në Euronews. Sali Berisha dha një version tjetër të kësaj ngjarjeje.

Pas deklaratës së ministrisë së Jashtme në atë kohë, ambasadorja Yuri Kim, doli publikisht duke thënë se do të qëndrontë më gjatë në Shqipëri, edhe pse mandati tre vjeçar është mbyllur. E kjo nuk është një gjë e jashtëzakonshme. Ka ndodhur edhe me parardhësin e zonjës Yuri Kim, Donald Lu, por edhe të tjerë ambasadorë amerikanë në Tiranë.

Por për Berishën, këtu ka një plan, ku gjithmonë prapa qëndron Edi Rama.

“Shtyrjen e afatit të qëndrimit të saj këtu e holloi përmes një kurthi me Ramën dhe Xhaçkën. Rama dhe Xhaçka thanë se ambasadores i skadoi afati dhe do largohet. E vërteta është se ishte një bashkërendim që ajo ti thoshte eprorëve që ‘ç’janë këta shqiptarët, duan që të iki’”, tha Berisha. Natyrisht, pa asnjë referencë apo burim. Thjesht e tha.

E tha, por ka shumë gjasë që ndjekësit e tij fanatikë të gjenden të shushatur, pasi një herë u gëzuan kur Olta Xhaçka ishte "armike" e SHBA, e tani na e nxjerrin bashkëunëtore të ngushtë në këtë plan të përbashkët”. Me një fjalë emocione të forta dhe dyzime të mëdha, që shtojnë dozat e tragjikomizmit të këtij teatri absurd, që ja kalon edhe tallavasë.

TemA

20 Komente

  1. V
    Virusi PPSH Sali Berrisha urrraaaa

    Ke harruar Sorosi dhe Edi Rama haaa ky eshte i mbaruar por me te mbaruar jane kush meren me non graten...

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjergji

      Qe ky Sala eshte rrjedh e pjerdh e kupton kushdo. Po paska rrjedh edhe Liripicka, Zenkari dhe Arpidhia, hahaha. Se ndryshe do e kishin lidhur me litare gomarin plak te divan.

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fatmiri

      Pervec Rajersonit. Berisha per cilin ambasador Amerikan nuk ka llap!?

      Përgjigjjuni
      1. t
        titi

        ramatizma ben te veten

        Përgjigjjuni
        1. t
          tosi

          tani po sali ka rrjedhur

          Përgjigjjuni
          1. E
            Era

            ti ke rrjedhur dhe kete po e shohim dit pas dite

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jonida

              ti sdi ca thua vetem budalliqe i ke

              Përgjigjjuni
              1. D
                Denis

                Ky ka rrjedh fare nga trute

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Miri

                  Vetem budalliqe flasin kta

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mira

                    Lan nam sa injorante qe jane

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jimi

                      Fantazi halucinante qe do ta kishin zili regjizoret e famshem te Hollivudit ! Madje nese neser dikujt prej tyre i shkrepet te bej filem kete fabul, i bie qe keta regjizore duhet te demshperblejne autorin e ketij skenari, ne baze te se drejtes se autorit. Vertet Pinoceti ka qene i frikshem, por ky joni ja kalon atij, se pervec'se vrases, ky ka nje fantazi dhe nje dell letrar per tu admiruar !

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        dori

                        ore jepini te bejne nje film ketij se ka fantazi

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mondi

                          Saliu te le gjithmone per te deshiruar me imagjinaten e tij te shfrenuar

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Berta

                            Saliun e ka lene mendja

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Toni

                              Sdi ca te beje se e ka te humbur dhe del e flet budallalleqe saliu shkret

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xha Jaho

                                ky dordolec vucidoli eshte sa legen dhe i peshtire

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  Xha Jaho

                                  ky dordolec vucidoli eshte sa legen dhe i peshtire

                                  Përgjigjjuni
                                  1. X
                                    Xha Jaho

                                    ky dordolec vucidoli eshte sa legen dhe i peshtire

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Noc Rroku

                                      Pa të s'ka pushtet asnjë . Jet të gjatë.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Rrofte kUfoma

                                        Kufome e pa kallur. LEXHENDA JONE. RROFTE LE LEXHENDA dhe ZAGARET

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje