Një zyrë-shtëpi ose shtëpi-zyrë, këto janë dy skenarët e Sali Berishës për të sfiduar edhe njëherë masën e pritshme të arrestit shtëpiak që mund të vendosë SPAK.
Kështu, ai mund të ‘burgoset’ në selinë e Partisë Demokratike. Ish-kryeministri ka hedhur në tavolinë me të besuarit e tij disa ide se si do të përballet me drejtësinë, në lidhje me çështjen “Partizani” që është i dyshuar për korrupsion pasiv.
Top Channel ka mësuar nga burime konfidenciale zyrtare se një nga qasjet e Berishës që po diskutohet është shndërrimi i zyrës së tij në selinë blu në një dhomë izolimi ku do të vuajë dënimin.
Zyra e punës së Berishës mund të ndryshojë me rendimin e masës së gjykatësve. Në rast të dakordësisë mes Berishës dhe mbështetësve për këtë ide, në zyrë do të duhet të shtohen mobiljet. Nuk do të ketë vetëm një tavolinë me dosje e karrige si dhe një divan pritës, por duhen krijuar hapësira për krevatin e gjumit të Berishës.
Ky shihet si një opsion i mirë nga rithemelimi me dhënien e adresës së selisë si vendqëndrim, përderisa edhe OPGJ-t e patën të vështirë të gjenin një banesë fikse në pronësi të Berishës për t’i komunikuar masën e kufizimit të lirisë.
Një variant tjetër mendohet të jetë kthimi i shtëpisë së familjarëve ku ai jeton, në një zyrë. Vetë Berisha ka paralajmëruar se cilido qoftë vendimi i SPAK-ut, ai nuk do të heqë dorë nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Dalja e djeshme e Berishës me një tjetër qëndrim duke deklaruar se nuk do e njohë vendimin e SPAK-ut konfirmon edhe një situatë kulminante. Ashtu siç ka refuzuar paraqitjen në seancat gjyqësore kundër tij, Berisha mund të mo spranojë zbatimin e dënimit dhe të ashpërsohet masa në arrest me burg, pavarësisht kalimit të moshës 70 vjeç.
Por edhe pse këto nuk janë ditët më të mira për Berishën, ai nuk ngurron që të premten kur pritet të shpallet edhe arrestimi i tij, të ftojë gazetarët në një takim festiv për fundvit në zyrën e tij. Do të shohim deri atëherë, nëse dhoma e punës së Berishës do të ketë ndryshime.
Me duket se ligji e ka arrest shtepie e jo arrest zyre
Cfare do ndodh: 1- Duhet te hiqet imuniteti njehere 2- Arrest shtepie( nen hetim) 3.- Sherbehen akuzat e vepres (Shperdorim detyre). Pra akuza qe rendon mbi Berishen do ishte me pak se ajo e Tahirit, Tigrit, Imamit apo shejtanit etj....) 4- Gjyq qe vednos fajtor ose i pafajshem - Ne rast fajtor: Gjobe ose denim i lehte Vetem denimi do shkalloj Berishen por do sakrifikoj dhe do ta gelltise pasi Pasuria dhe milionat per breza nuk do i preken. = Kjo ishte kenaqesia e castit?
Te duket disi gabim Tarabosh, eshte ndryshe ligji, i lejon te dyja, dhe zgjidhet masa sipas kushteve.
Asgjë e jashtëzakonshme.Do përseritet historia e tradhtarëve ,sidomos ku i ka punët pisk Shqipëria.Pas Salihut i vie radha Edi Ramës dhe që të dy e kanë merituar burgun kaherë.
Futeni mutin ne burg.Ai nuk ka vlejtur dhe as vlen per asgje. Ai eshte nje kufome e drgraduar. Ai ka nje veti vetem per tu sjell telashe te tjereve. Keshtu eshte gatuar ky njeri i mrapsht.
Ku ka zyre? Eshte Luli...nuk jep Luli me qera..te izolohet ne nevojtore....bajga...
C'jane keto !!!!!!!!!!??? Arrest Zyre ??????????!!!!!!!!!!! Me mire Arrest Dubai.
Ik or mut, se na çave koken 30 vjet .
MLOKUT po i vendoset laku në fyt.Ai nuk ka nga t’ja mbajë tani.
Se cfare mase do te percaktoj SPAK, kete nuk e ka me ne dore Saliu. Per te gjthe ata qe duan drejtesi, masa e ndalimit ne burg eshte shum pak per te. Ky zorzop, tani qe e mblodhi mendjen se as "Revolucioni" nuk i beri fajde, per te "bindur", apo tmerruar SPAK-un, me keto "Piruetat" kerkon ti mbushi mendjen SPAK-ut. Se ju nuk kini gje ne dore per ndeshkimin tim, por une jam kaq zemergjere sa t'ju toleroje, duke pranuar, qe edhe nje konvaleshence zyre, apo shtepie edhe mund ta pranoj. Je shum horr more horr ! Kurrizin e kurrizdalit, vetem varri e drejton !
Po Pinoçeti ishte 80 e kusur vjeç dhe perfundoi ne qeli clidhje ka mosha e ketij kriminalit politik Sal Berisha me moshen. Ne burg te shkoj qe çke me te.
Mer nje dhome te hoteli Rogner, dhe thuaj ketu banoj ,si shume po i fryne ketij denimi me arest hoteli, jo mor kriminel do te vejne hekurat e do te çojne ne burrgē, se atje e ke hakun ,
Sa pa fat! Ku qelloi edhe ky tip pa shtepi, si puna e Mul Noges! Konfisskojini qafirat! Nese ky rri tek godina e Rithemelimit, ndertes publike, pregatisni nje kontrate qeraje mujore! Shqup eshte ndertese dhe prone publike!
Le te zgjedhe opzionin se ku do te qendroje i arrestuar. Mos harroje pizhamat dhe oturakun.
Le te rije ne hale se atje i takon kesaj monstre.