Lulzim Basha çon projektligjin në Kuvend: Deputetët që shpifin të dënohen deri në 2 vite burg

20 Dhjetor 2023, 10:48Politika TEMA
Lulzim Basha çon projektligjin në Kuvend: Deputetët që

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka depozituar në Kuvend një projektligj, përmes së cilit kërkon ndryshime në Kodin Penal.

Konkretisht kryedemokrati Basha, kërkon që në nenin 120 të Kodit Penal, të shtohen edhe deputetët. Basha propozon që nëse një ligjvënës bën një deklaratë ndaj një deputeti, ky i fundit ka të drejtë të bëjë kallëzim në prokurori dhe nëse instancat e drejtësisë vërtetojnë që deklarata është shpifje, deputeti rrezikon nga gjobë deri në 2 vite burg.

"Kur, kjo vepër, kryhet nga të zgjedhurit, gjatë kohës së ushtrimit të mandatit, në seancat parlamentare të Kuvendit, apo në çdo forme tjetër, përben kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet.", thuhet në projektligjin e propozuar nga Basha.

Ky propozim i Lulzim Bashës vjen pas akuzave që Gazment Bardhi bëri ndaj tij, duke i thënë se ka përfituar dy kate në rezidencën ‘Lion’ të Tiranës. Kjo përplasje e ashpër e dy ish-bashkëpunëtorëve të ngushtë ndodhi më 5 tetor në Kuvend, ndërsa Basha e akuzoi Bardhin se është bërë pjesë e aleancës së kullave Berisha-Rama.

12 Komente

  1. D
    Detari

    lol gezuar ramazonin bekira, ja dhe qeni zagar i ramazonit

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Projektligj shume i drejte.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Lol, e nxori koken si bir komunisti , kamarjeri i Rinasit.... = Mjere ai vend dhe ata qe jetojne ne ate ven te mallkuar, lol = Thank fvkc, qe vetem emrin ja degjoj per 30 vjet tash...lol

        Përgjigjjuni
      2. l
        lul bytha

        Sa shpejt harojne njerezit ....ky palloshi haroi qe deri dje ishte pjese e patundur dhe mbeshtetes i shpifjeve ... Imire eshte ligji , drejt e ka vec kujtohu nje here se kush ishe dhe nga vjen ...ishe pjese e shpifjeve , mashtrimeve , dhe erdhe po nga shpifjet ...ky e ka futur koken ne rere si struci dhe kujton se cdo gje u krijua dje , sot .....

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Po ti je i pari qe duhet te shkosh ne burg o lulush ,i haron shpifjet e tua ?Shqiptaret nuk harojne ,jo amerika por eshe zoti te te mbroje ti nuk vjen kure ne pushtet .ti je njesoj si saliu ,vendin e keni ne burg ,o tradhetar nuk harohen 21 Janari dhe shitja e detit ,dhe te tjerat zullumet e tua .Tradhetar .

          Përgjigjjuni
          1. S
            Selitasi

            Po le të miratohet si ligj se vetëm shpifje, shpifje, shpifje dëgjohen në takime me njerëzit, në tribunat e partive dhe aq më keq në parlament. Na është bërë që organinin më të lartë legjislativ siç është parlamenti të mos shihet sepse na shtohet stresi. Basha ka harruar që ka shpifur sa të duash nën efektin e ish baba Saliut. Tani që ish babai po vdes, ai kërkon t'na tregohet tjetër njeri. Të presim jo

            Përgjigjjuni
            1. s
              shkodrani

              Lulushi ka vjedh sa ka vjedh, ka qene si ka qene, her me brek her pa brek. her me nenen her me njerken. te gjitheve i lejohet te bejne prapa kthehu. Une mendoj se nese ky ligj votohet, kjo do te jete trashegimia me e mire qe mund te lere Luli ne politike. Per kryeminister ta harroje pasi edhe nese hy ne zgjedhje dhe, PS nuk kandidon asnje per kryeminister. Lulushin as demokratet nuk e votojne dhe ka mundesi te shkoje ne balotazh me Sazan Gurin.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Doda

                Mos ta pafshim bojen

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nard Noka

                  Unè do isha i pari qè do ta miratoja kètè ligj . Por Lul gorrica do tè ishte nga ata qè do tè dènoheshin.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Haroi Babalen ky !

                    Babai i Babaleve kërkon t’ë dënohen Babalet , po Gjysh Babaleja sa u dënua o Pinok .

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Celo Mezani

                      Kam qesh me lot me komentin tend perle

                      Përgjigjjuni
                    2. O
                      Opionisti

                      Po vjen radha luli per futu burgu do perdori ligji enveri Aliu apo skenderbeu piro bardhuli

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje