Argita Berisha Malltezi e ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, ju është përgjigjur të gjitha pikëpyetjeve që sot ka ngritur opinioni publik për përfshirjen e saj në politikë.
E pyetur se çfarë mendon Shkëlzen Berisha për përfshirjen e motrës së tij në politikë, Argita Malltezi Berisha deklaroi se ai është shtysa më e madhe në këtë rrugë.
Çfarë mendimi ka Shkëlzen Berisha për një aktivizim tuajin politik, a është ai dakord?
Argita: Pyetje që nuk ma ka bërë kush tjetër. Shkëlzen Berisha është njeriu që më ka shtyrë gjithmonë për këtë gjë.
Në media është përfolur për një pakënaqësi të mundshme të Shkëlzen Berishës, për protagonizmin e saj politik në Rithemelim, duke e mënjanuar atë.
Madje për këtë arsye u tha se u anullua dhe një intervistë e Argitës, në televizionin që financohet nga Shkëlzeni.
Por me sa duket gjërat për momentin janë qetësuar, duke qenë se lajmi i “marrëdhënies së mirë” të tyre, është pasqyruar edhe nga portali i Zenit.
Se boll halle kanë në opozitë, me konfliktin familjar Meta-Kryemadhi, për drejtimin e partisë. Nuk iu duhet dhe një përplasje tjetër mes Argitës dhe Zenit, se kush do të marrë partinë e Sali Berishës.
Po mëse e vërtetë!!! Se ndryshe nuk e ruani dot pasurinë ë keni duke vjedhur e vrarë shqiptarët.
Po përse i ngrini “pjacën” këtyre personave të padëshirueshëm?!!! Neglizhojini, mos i përmendni as emrin, jo më ti vendosni fotot?!!!! Përse i detyroni njerëzit të akumulojnë energji negative?!!!