Nga Beleri, te Gjadri: Ndryshimi i argumentit “Albania” në zgjedhjet europiane

5 Qershor 2024, 19:00Politika TEMA
Nga Beleri, te Gjadri: Ndryshimi i argumentit “Albania” në

Nga Ylli Pata

Të paktën dy vende të Bashkimit Europian, e kanë kthyer Shqipërinë në një argument thelbësor të fushatës zgjedhore.

Në Greqi, rasti “Beleri” është flamuri i partisë konservatore të kryeministrit Qirjako Micotaqis në fushatën elektorale për zgjedhjet europiane të fundjavës. Micotaqis, madje e ka vënë Fredi Belerin edhe kandidat për eurodeputet.

Aq kryesor ishte argumenti “Shqipëria” në fushatën greke, sa edhe lideri i opozitës së Greqisë, Stefanos Kasselakis, ndërmorri një ekspeditë elektorale në Dropull ku jeton minoriteti grek.

Në Athinë, pak është folur për argumente ekonomike dhe ligje europiane. Argumenti kryesor është Shqipëria.

Ndërkaq në Itali, Shqipëria ishte që në fillim të fushatës argumenti bazik i përplasjes ndërmjet të djathtës së Giorgia Melonit dhe së majtës së Elly Schlein. Marrëveshja për emigrantët dhe baza e Gjadrit, duket se do të jetë realisht nyja gordiane që do ta presin zgjedhësit më 8 qershor. Pro apo kundër.

Në një farë mënyre, qeveria shqiptare, përkatësisht Edi Rama, do të jetë në një votëbesim indirekt si në Greqi ashtu edhe në Itali.

Natyrisht, rezultati nuk do ndikojë politikisht për mazhorancën në Shqipëri, por rezultatet elektorale, do të jenë një ushqim mjaft i pasur dhe vitaminoz për opinionin public dhe politik në Tiranë, pas zgjedhjeve europiane.

Konkretisht, nëse do të fitojë Micotaqis më shumë se në zgjedhjet parlamentare, do të duket sikur ka fituar Fredi Beleri e ka humbur Edi Rama. Nëse fiton në Itali Giorgia Meloni, do të konsiderohet edhe një fitore e Ramës dhe anasjelltës.

Gjithsesi, kjo përfshirje e Shqipërisë në luftën politike në Itali e Greqi, nuk është aspak e njëjtë me atë që ka ndodhur në zgjedhjet europiane të vitit 2014 dhe 2017 në Britaninë e Madhe atëhrë kur ishte brenda BE, në Holandë sidomos, Francë apo Danimarkë.

Sepse Shqipëria nuk është hera e parë që bëhet një mollë sherri në axhendën elektorale të vendeve europiane.

Në Britaninë e Madhe, vazhiimisht është sulmuar Shqipëria e shqiptarët, kryesisht nga konservatorët, duke i quajtur si kërcënim.

Ndërkaq në Holandë, asnjë parti politike nuk jepte OK për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat për në BE, ngaqë shqiptarët përdoreshin si “mish i kuq” në fushatën elektorale. Njëjtë edhe në Francë apo edhe në Danimarkë.

Megjithatë, këtë herë është ndryshe. Pasi për herë të parë Shqipëria është edhe aktore për vendimet që ka marrë. Është protagonist në një lojë europiane.

Në vitin 2014, apo 2018, qeveria shqiptare nuk kishte asnjë mundësi që të të ndikonte me një vendim të saj në debatin ku vendi ynë ishte si “subjekt” elektoral.

Këtë herë, Shqipëria, përkatësisht Tirana zyrtare, është një aktor në lojë. Një aktor, që ndryshe nga viti 2014 apo 2018, ka hapur negociatat, ka marrë statusin e vendit kandidat, madje edhe ka hapur negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian.

E në një farë mënyrë, madje në çdo mënyrë, Tirana është në sytë e zgjedhësve europianë për zgjedhjet e saj kundrejt Bashkimit Europian, edhe pse shqiptarët nuk votojnë për Parlamentin Europian.

Megjithatë zgjedhësit e vendeve të BE, e këtu jo vetëm Italia e Greqia, pasi kemi të bëjmë me një argumente politike që janë kthyer në transnacionale.

Pikërisht ky është një rast i vyer, që politika shqiptare por edhe opinion publik e politik në Tiranë, të debatojë për këto çështje. E në fakt ka ndodhur. Opozita është përkrah Athinës, përkatësisht të djathtës greke dhe të majtës italiane në këtë përplasje.

E kjo është një gjë krejt normale, pasi Shqipëria hyn në në një debat publik europian, që është reflektuar edhe në mediat e vendeve përkatëse, pra Greqisë dhe Italisë.

E ka kohë që kjo ndodh; kemi në panele që përkrahin Belerin e Micotaqisin, siç kemi pro mazhorancës. Ata që përkrahin Belerin e Micotaqisin përkrahin dhe 5 Yjet në Itali e të majtën atje.

Kështu që nata e zgjedhjeve europiane, do të jetë e nxehtë dhe interesante edhe në Tiranë. Do të diskutohet nxehtë. Sipas gjasave fitorja e Micotaqisit do të konsiderohet si humbje e Ramës dhe fitorja e Giorgias si ngadhënjim. E ky, në mos shumë, paksa është kërcim cilësor. Vend europian pa qenë anëtar…

9 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    O Pata ti po ngateron kekun me byrekun ,jane dy çeshtje te ndryshme qe ti qellimisht po i tramonto ujrat ,bejleret ndryshojne nga refugjatet ,pika analisteve ,ju jeni kazan mire e thote Edi analistqener ,

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiperi qe te kane dhjere

      Rama eshte nje funderine e vertete,nga nje dylber i terroristit islamik erdogan deri tek nje palaco cirku ne skenen europiane.

      Përgjigjjuni
      1. e
        e po...

        Rames keni kaq kohe qe ja mbani palloshin jo vetem ne vendin qe i ka caktuar natyra , por dhe ne dore, bile duke lehur si puna e asaj gomares femer kur ja hypen gomari mashkull. Shiko ate dhe ashtu jeni ju te gjithe qe jeni kundra Edi Rames dhe do u perçit edhe ca kohe ai sa ti doje qejfi. Funderrina te tokes si krimbat dhe zvarrniket qe ngelet duke lehur!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Amaj

          I vjen rrotull Rames ti dhe gjithe gojemutet

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taulant

            Shume mire e ke. Europiane jane vetem arabet Micotaqish dhe Fredi Shehu-Beleri. Te dy me ngjyre si bythe tigani. Po deshe, ketyre mund tu shtosh edhe qirie Dulen. Sikur te mos kishte nenen arvanite, Micoja do ishte edhe me i zi se c'eshte.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Lulezimja

            Çdo njerit qe noton ne politike i duhet me i dhene hakun , me te mirat dhe te keqiat e tij . Por komentatoret shfryjne dufin per njerin apo per tjeterin . Kete te gjatin nuk e kam votuar kurre , po lojen politike qe ben nuk ja shaj dot . Saliu para tij duket si nje mi qe i vjen rrotull koqeve te dashit per ti kafshuar , po nuk i arrin dot .

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dari

              Pata, Shqipëria nuk është mollë sherri, se i kruhet vetë bytha me punët e botës.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kulla

                Falemnderit Italise qe nga zemra e Mussolinit nna kaloi ne stomakun e Melonit. Eshte goxha perparim ne dashurine e qeveritareve italiane ndaj Shqiperise. Te shohim se ku do te perfundojme pas Melonit.

                Përgjigjjuni
                1. f
                  francezi

                  Analize tipike e nje militanti katundar, qe do te duket ne nivel europian. edhe dhi e zgjebosur edhe bishti perpjete.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje