Analisti Ben Andoni u shpreh se ardhja e kryeministres italiane, Giorga Meloni në Shqipëri vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Italinë ku vetëm pak orë larg janë zgjedhjet për Parlamentin Europian.
I ftuar në studion e RTSH-24, Andoni tha se, Shqipëria gjendet përballë një eksperimenti të vështirë për këtë marrëveshje të firmosur por nga ana tjetër vizita e sotme e Melonit është më shumë konfirmim i mbështetjes së kryeministrit Rama.
“Vizita e kryeministres Meloni, është më shumë konfirmim i mbështetjes së zotit Rama. Një mbështetje që z. Rama i duhet në këto momente. Është inpakti i një lëvizje që ajo e ka iniciuar praktikisht sepse ndryshe të flasësh teorikisht dhe ndryshe është të firmosësh marrëveshje të tilla”.
Duke u ndalur në zgjedhjet për Parlamentit Evropian që mbahen 6-9 qershor, Andoni u shpreh se, “duket që e djathta ka një lloji përparësie në gjithë hapësirën e zonës evropianë.
Meloni, kryeministre e një qeverie të djathtë me një retorikë shumë të ashpër lidhet me një qeveri të majtë sikurse është qeveria e drejtuar nga PS-ja.
Në Shqipëri po ndjekin disa projekte të rëndësishëm ku ndër to është dhe projekti për pritjen e emigrantëve të paligjshëm”.
Madje shtoi Andoni, ky projekt po përdoret si projekt pilot dhe për vendet e tjera.
“Me të drejtë dhe në kronikat e televizionit tuaj është përmendur që të tilla marrëveshje po mundohet të përfshijnë dhe vendet e tjera. Barra e madhe e emigrantëve është bërë e papërballueshme për vendet e Evropës Perëndimore. Italia si pjese e G-7 dhe afër vendeve të Afrikës kërcënohet nga flukset e emigracionit të paligjshëm”.
Lini një Përgjigje