
SPAK ka depozituar këtë të martë në Kuvend kërkesën për autorizim për Sali Berishën ku kërkon masën e sigurisë së arrestit ndaj ish- kryeministrit.
Por cila është procedura që ndiqet në raste të tilla nga Kuvendi?
Me ndryshimet e reja ligjore, një deputet mund të hetohet apo përgjohet nga SPAK dhe më pas i dërgohen provat Kuvendit duke kërkuar autorizim për arrestimin e tij.
Prokurorët e SPAK duhet të bindin deputetët e Komisionit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet në Kuvend për shkeljet që ka kryer Sali Berisha, për të cilin SPAK, kërkon arrestimin.
Fill pas kërkesës së SPAK, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, cakton një orarmbledhjeje të Komisionit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet.
Tashmë me mbërritjen e kërkesën së SPAK, Kuvendi përcakton datën dhe orën e kësaj mbledhjeje (18 dhjetor, ora 12:00).
Ligji parashikon detyrimin e prokurorëve të SPAK që të paraqesin para deputetëve provat e siguruara ndaj deputetit Sali Berisha.
Në përfundim të mbledhjes, komisioni i paraqet deputetëve të Kuvendit një raport ku përmblidhen pretendimet e palëve.
Pas kësaj, caktohet një seancë plenare ku deputetët votojnë për autorizimin ose jo të prokurorisë për arrestimin e deputetit Sali Berisha.
Edhe nëse Kuvendi e autorizon SPAK-un për arrestimin e tij, ai nuk e humbet mandatin e tij deri në dënim me vendim të formës së prerë, përveç rasteve kur e dorëzon vetë.
Vetëm këtë vit nga SPAK janë depozituar drejt Kuvendit disa kërkesa për deputetë nga kërkesa ndaj ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj deri te ajo për deputetin Alqi Bllako.
Po lereni te gjorin te haje dhe ket vit gjelin e detit.
Hahaha, ju parlamenti dhe SPAK, po bëni proçedura që zgjasin me muaj, ku në këtë rast, duket sikur ju po i bëni berishës statusin e heroit dhe jo të një të dyshuari për vepra penale. Shteti i dhjerë, me kuvend të përmjerrë. Thoeni troç popullit, me berishën lshtë dhjerë kuvendi e drejtësia, kështu që prisni kur të ndërroi jetë se dhe pas vdekjes, di ta kini frikë ose detyrime.
berisha ka marre fund dhe nderkohe po vendose 100% diktatura edver rames. por kjo do shenoje dhe fillimin e renies se tij... sdo kaloje shume dhe ramverin do ta "hane" te vetet...
Per hajr te shkoft more Gerdalla e Vucidollit! T'a gezosh Vitin e Ri ne Rec! Po na bej nje nder, ne se je burr i vertet terhiqe ate komen zvarr dhe merre dhe Like Floririn me baxhellen e tij, Monen me vete...! Urimi dhe dhurata me e mire per gjithe Shqiptaret do te ishte lajmi qe SA-HALEJ ka perfunduar ne Rec! Le te shpresojm qe me ne fund ka dhe drejtesi!
Do haje shume gjela deti ne liri perbindeshi i Vicidolit, se ka ne mbrojtje memen Rusi dhe motren Serbi.
Haha i rrofshi koqet Berishës…
Behet pyetja cfar ndodh ti shk**** robt ku ti ket. Ka qe e ben ky qen kete pun. Mjaft me.