Lufta brenda PD-së është thelluar edhe tej duket pas mbledhjes së përbashkët mes grupit të Berishës dhe atij që mbështet Gazment Bardhin pas thirrjes së këtij të fundit.
Krahas mesazheve pajtuese të Bardhit dhe Berishës, të cilët në parim folën për një veprim opozitar të koordinuar, gjatë asaj mbledhje pati edhe disa ngjarje që nuk u panë në ekran.
Burimet bëjnë me dije se edhe pse ishte i ftuar aty, Sali Berisha u paraqit në mbledhje me më shumë se 20 minuta vonesë duke i lënë 43 deputetët e PD-së të presin futjen e tij në sallë.
Berisha njihet në publik dhe rrethin e tij të ngushtë si njeri që i respekton oraret, plus kësaj nuk kishte edhe ndonjë agjendë tjetër në atë moment, duke bërë që vonesa e tij të lexohet si mesazh ndaj deputetëve.
Çuditërisht, as Gazment Bardhi nuk e nisi mbledhjen pa shkuar Berisha, duke ngjallur reagime mes disa deputetëve.
Burimet bëjnë me dije se Ferdinand Xhaferaj u ngrit dhe iku nga mbledhja teksa po prisnin të vinte Berisha.
“Nëse Berisha do të japë një mesazh me këtë vonesë, le ta japë për ata që duan ta presin ende, unë po iki”, është dëgjuar nga të pranishmit Xhaferaj teksa i thoshte Bardhit, ndërkohë që çohej për të ikur.
Ndërkohë, deputetët e tjerë vijuan pritjen edhe për 7 minuta dhe Berisha u fut në sallë me Flamur Nokën në krah, duke bërë që tashmë Bardhi të niste mbledhjen.
Më shumë se për demokratët, veprimi i Berishës mund të lexohet edhe një mesazh për ndërkombëtarët, për të thënë se është ai që ka kontrollin mes deputetëve të PD-së dhe jo Bardhi, gjë që me sa duket u lejua edhe nga Gazment Bardhi duke pritur për minuta të tëra ardhjen e tij.
Sjellje tipike e cdo diktatori. Eshte fakt, se kurre ndonjehere ne jeten e tij politike pas 90-tes Berisha te kete ardhur ne mbledhje pa i lene pjesmarresit ne pritje. Diktatori me kete tregon se eshte krejtesisht i ndryshem nga te gjithe pjesmarrsit, shume me i zgjuar dhe i ditur, gati i derguar i zotit ne toke, megjithese mund te jete nje koqe kandari.
Saliu eshte me mentalitet mal.oku (Jo Malesori), intrigant, mbartes i gjithe veseve te poshtra, ku spikat pabesija.
sjellje jo diktatori por nje maloku injorant qe zbriti nga malet dhe nenshtroi popullin debil. Ky beqiri me mjeker me pamje majmuni dhe levizje pedo,kujton se kanunori sali do ja fali ato sharjet qe i ka bere,nuk e di ky beqir qe vetem muli bodigardi do ja haj sumcen
Vetem Grupi i Gazrave nuk e ka kuptuar akoma, se Saliu eshte si Stalini, te ishte ndryshe PD do te ishte sot ne pushtet.
Dru ne pre.
Nuk kam patur asnjehere simpati per kete Xhaferrin, po qe se e ka bere kete veprim ka treguar se eshte me burr se te gjithe ata legenat qe kane pritur te vije muti e te parfumosen me te.
Çfarë burrërie pret nga Salianji me shkop,dashnori plakës Grida suma
Pune çeçenesh
Ata qe jane ne foto, njera eshte zhabe e zhgjebosur, dy te tjeret, njeri e ka gati qe Line e burgut se eshte i denuar nga gjykata dhe tjetrit Po i behet gati dosja nga SPAKU per vrasjen e XHUVANIT
Më thanë, i thashë, burimet, c'ne kjo frikë nga ky bashkim? Ne na duhet lartmadhnia edhe 30 vjet ne pushtet se janë mbyllur vetëm 35 klasa këtë vit ne Shqipëri.