Fatbardh Kadilli - Berishës: A vjen ndryshimi nga bilbilat? Ju nuk keni moral

14 Shkurt 2023, 09:01Politika TEMA

Fatbardh Kadilli - Berishës: A vjen ndryshimi nga bilbilat? Ju nuk keni

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli tha se mazhoranca aktuale nuk largohet me aksione bilbilash në Parlament.

Sipas Kadillit, njerëzit duan një propozim të ri politik, që siç tha, nuk mund të vijë nga kjo opozitë që nuk e ka moralin e duhur për të sjellë ndryshimin.

“Kemi të bëjmë me një mazhorancë që sillet si uzurpatore. Nga ana tjetër na intereson si sillet opozita për t’u përballur me mazhorancën. Opozita bën gjithçka, thërret interpelancë, i bie edhe bilbilit.

E reja që mungon është; a mund të vijë ndryshimi nga bilbilat dhe sfida e sforcuar në parlament?

Njerëzit nuk duan të dinë shumë, duan një propozim të ri politik që nuk vjen absolutisht nga një opozitë që bart me vete moralin që i duhet ndryshimit”, tha Kadilli.

1 Komente

  1. S
    Shero Elmazaj

    Hahaha. Flamur Bilbilja. Punon roje parkimi te Tegu, me bilbil ne goje. Shpet do ja fusin bilbilin ne bythe.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje