Fatos Lubonja: Pse u kursye Altin Dumani nga sulmet e Ramës!

17 Shkurt 2025, 18:46Politika TEMA
Fatos Lubonja: Pse u kursye Altin Dumani nga sulmet e Ramës!

Fatos Lubonja thotë se arrestimi i Erjon Veliajt nuk ia ka ndryshuar mendimin që kishte për SPAK si një strukturë që vepron nën tutelën e Edi Ramës.


Lubonja argumenton se SPAK është një strukturë kryesisht nën kontrollin e Ramës, megjithëse aty mund të ketë prokurorë që nuk veprojnë nën regjinë e tij.


Për të qenë më i qartë ai vë në dukje faktin se si Rama, ashtu edhe Veliaj lëshuan sulme të tmerrshme ndaj prokurorit Olsi Dado dhe gjykatësit Erjon Bani, por asnjëri prej tyre nuk e përmendi Altin Dumanin, megjithëse ky ka sigluar dosjen e Veliajt.

“Ajo që kam thënë që “SPAK është i kontrolluar nga Rama dhe ka lindur si organizëm që Rama e ka kontrolluar në dy forma, e para për të goditur kundërshtarët politikë, por njëkohësisht dhe paradoksalisht për t’u mburrur para ndërkombëtarëve, se “Po bëjmë drejtësi të pavarur”, unë vazhdoj të jem i këtij mendimi.

Çështja është te shkalla e kontrollit mbi SPAK. Të gjithë thonë që u sulmua SPAK, nga Rama, por Rama sulmoi vetëm prokurorin dhe gjyqtarin dhe përdori një gjuhë të tmerrshme, intimiduese dhe penguese të drejtësisë nga pikëpamja ligjore dhe premtoi se do të bëjë një drejtësi vërtet me standarte pas zgjedhjeve.

Më thoni ju mua që kjo është gjuha e një njeriu që do të bëjë drejtësi të pavarur?
Problem pra është shkalla e kontrollit mbi SPAK. E kontrollon, por nuk i kontrollon të gjithë prokurorët.

Ne nuk kemi informacion të plotë, por të dhënat që këmi parë për shembull: është sulmuar një prokuror, nga Veliaj, por Altin Dumani nuk është sulmuar, por ai bën thirrje që të sulmohen këta të PD.

Pra kjo tregon se kush del kundër meje do të sulmohet. Pra pakti është ky “Ne do t’ju shesim si të pavarur, ju do të godisni dikë, Berishën e këto, por nuk do të vini deri te unë. Si tha ai “mos guxoni të vini të më merrni telefonin”. Kjo është krim, kjo që tha Rama.

Pra nuk jam para entuziasmit që SPAK arrestoi Veliajn, po ngjarja është që ca njerëz që janë pak me dinjitet, po sulmohen për ta vënë në kontroll të plotë SPAK-un” u shpreh Lubonja për News 24.

Analisti duket se ka dyshimet e tij për sinqeritetin e Ramës në shqetësimin që ka për arrestimin e Veliajt.

“Ishte gjysëm i lëshuar Veliaj,-kujtoi Lubonja,- në mos të them ishte i lëshuar fare, pastaj Rama ndryshoi mendje”, tha ai.

12 Komente

  1. T
    Tosi karr a gjosi

    Kush ka nevoje per mendjen tende te pjerdhur

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bushati

      Le të vënë këtë Lubonjën në krye të spakut këtë që nuk pyet për intimidim,këtë që e ka përdhunuar Sala për vite me rradhë. Ishte më mirë prokuroria me Adriatik Llallen dhe drejtësia e Gjin Gjonit për Lubonjën atëhere jepej vetëm drejtësi. Se di pse i marrin mendim këtij të marri ky ka një urrejtje patologjike per Ramen

      Përgjigjjuni
      1. s
        selim

        CA THOTE NKY I RRJEDHUR. "KJO ESHTE KRIM, KJO QE THA RAMA". KRIM ESHTE GJINIA MASHKULLORE. KRIM-KRIMI, O I SHUMESHKOLLUARI FATOS. PRANDAJ DUHET THENE KY DHE JO KJO. NA HIQESH EDHE SI I NDRICUAR. KE KALUAR NE DEMENCE FARE. KOKRRA E GOMARIT.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vurko

          Sja vlen te merresh me ty.

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xha Faiku

            Ky e ka cuar trurin per piknik ne Spac

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cfurku

              Tosi jeta është si qepa, e çfleton duke qarë. Kjo ka ndodhur me ty. Trutë e tu janë te ndrydhur kur shprehesh se arestimi i Erion Velies nuk me ka ndryshuar mendimin se struktura Spak nuk eshte nen tutelen e Rames. Ti nuk kupton ose z'do ta kuptosh se çfarë eshte Eroni per socialistet apo per Edin. Ti nuk te bejne pershtypje protestat e shpeshta te idiotve te Saliut para Bashkisë qe diçka po gatuej ne zyrat e Spakut. Vazhdon me poshtë me gabimin e rradhes kur thua se ka prokuror që nuk veprojne nen regjinë e Rames. Do te kishte doza te verteta nese Olsi Dado do të kishte integritet, nuk do ishte ne vathen e shkuar te Partise Demokrati, nuk do nxirte te pafajshem vrases, nuk do te vinte nga noter, dhe nuk do te hynte si kondrabandist ne Spak. Ky qenka prekurori qe aludon ti. Vazhdon të thuash qe Rama nuk sulmoj Spakun por vetem prokurorin dhe gjyqetarin dhe ketu thua diçka te vertet por prape me paraqykim. Po çmendo ti te heshte kur nje prokuror shprehet idiotishte neper koridoret e spakut se do ta shkrij Partine Socialiste. Kuptoje qe Edi ka aq informacio te sakte qe ty s'ta pret mendja dhe nuk I ka llogje Kavaje apo klubesh si ty. Je Gebelsi i trupvogel i Saliut dhe nuk thua gjysem fjale per tutorin tend te parave kur e quan Spakun organzat kriminale.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kolegu i SPAK -ut

                Çuditërisht as Rama as veliu se kanë përmendur Dumanin?? Kurse prokurorin tjetër e kane masakruar edhe pervers e ka quajtur lali fiku

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pjeter

                  Ne qofte se balozi i Viçidolit eshte bufi i kenetes,ky eshte kukuvajka qe rri maj oxhakeve,si djalli e vdekjes kur i degjohet zeri! Nuk pranon Ljjubiçi qe tentativa per per tu bere "BabaVanga",nun i doli me sukses.Ske çi ben,edhe me te miret nga nje here, kapin qafen e pates si arritje te sukseseshme!!

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Daja

                    O Fatos o kok boz, si nuk e ditke regulloren e spakut qe shefi nuk ka pushtet te urdheroi prokuroret te ndryshojne aktakuzen edhe kur ai shefi mendon ndryshe , pamvarsisht se duhet te firmosi. Aktakyzen vetem gjykata ka fuqine ta hedhi poshte te teren ose pjeserisht .

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mashkullori

                      Ke " njohuri" te thella ne jurisprudence o Tosi i Todit... Ne ligjin per prokurorine,drejtuesi,( A Dumani),nuk ka asnje kompetence per te ushtruar kontroll apo per te dhene urdher se si apo sa do ndeshkojne ate qe merret I pandehur.Pra,si hetuesi dhe gjykatesi,jane te pavarur ne punen e tyre.A Dumani hedh firmen por pergjegjesia ne fund eshte personale e prokurorit dhe gjykatesit... Po te kesh punuar diku dhe ke patur vartes,shkresat i firmosje ti,por ne KOPJE,ishte shkruar "hartuar" nga X person sepse titullari vetem te jete nje Alien qe te arrije te lexoje dhe vetifikoje cfare kane shkruar dhjetra vartes te eprorit. Dumani mban pergjegjesi per mos hetimin e 21 Janarit,Gerdecit,CEZit stj etj...

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        pjeter

                        Ok,ne parim kjo e vartesit qendron,por djalli fle ne detaje!! Ketu kemi te bejme me personazh politik te nivelit te larte,krye bashkiak i kryeqytetit dhe te 1/3 te popullsise,nuk vlen qe "firmos por pergjegjesi eshte ai qe hartoi gjithe bllokun e akuzave",pikerish sepse Veliaj nuk eshte do si do,firma edhe e Dumanit do te thote,tre gjera: prova te forta, aksion politik i prokurorise,injorance juridike ndaj legjislacionit ne fuqi. Personalisht mendoj ,thjesht, dyshime te forta,indicje te forta, e kane shtyre Dumanin qe justifikojne izolimin e Kryebashkiakut,per te bere hetime me te thella,motivacioni qe u pranua nga gjykata,eshte se izolimi ne qeli e Veliajt per te mos komprometuar hetimet,sepse te gjithe jemi dakord,Veliaj,e shoqja e te tjere ne kete çeshtje,nuk jane te denuar,gjyqi nuk ka filluar,sepse hetimet vazhdojne,dhe ketu,sipas mendimit tim modest,prokurori i çeshtjes,ja ka mbush mendjen Dumanit,qe do ja dali,ne te kundert,thjesht do beje "harakiri" Ajo qe per mua quhet pergjegjesi e Dumanit,eshte mos marrja ne konsiderate e faktit qe prokurori i ceshtjes ka nje konflikt interesi gjigant, dhe ne momentin qe behet publik fakti qe eshte i tille,per mbrojtjen e istitucionit qe drejton,i duhej hequr dosja atij prokurori,kjo eshte pergjegjesia sipas mendimit tim. Kurse Ljubiçi mund ta themi pa frike,qe eshte thellesisht ne qender te luftes se tij kunder mullinjve me ere!!

                        Përgjigjjuni
                      2. H
                        Henk

                        Një pyetje: I kanë mbyllur spitalet psikiatrike apo akoma?

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje