SPAK ka dhënë autorizim për të lejuar vetëm familjarët të vizitojnë kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili prej 12 shkurtit ndodhet në paraburgimin e Durrësit.
Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve konfirmuan për A2CNN, se Veliaj ka zhvilluar një takim me vëllain e tij.
Ai akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Veliaj po hetohet nën masën e sigurisë 'arrest në burg' në paraburgimin e Durrësit, ndërsa për bashkëshorten e tij, GJKKO më 12 shkurt e ndryshoi masën e sigurisë në detyrim me paraqitje.
menyre per stimulim pergjimi ambiental