Avokatët e Veliaj godasin akuzën fals mbi sponsorizmet e OJF që merren me veprimtari kulturore nga Bashkia

17 Shkurt 2025, 15:48Politika TEMA
Avokatët e Veliaj godasin akuzën fals mbi sponsorizmet e OJF që

Grupi i mbrojtjes së kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj I ka kërkuar Gjykatës së Apelit në Tiranë të konsideroj të paligjshëm masën e arrestit duke i atribuar personit nën hetim Erion Veliaj, veprën e “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.

Prezumohet që z. Erion Veliaj ka favorizuar persona juridikë dhe administratorë të tyre që po hetohen për nenin 245 të Kodit Penal, pasi paskan përfituar padrejtësisht fonde apo punë publike nga Bashkia Tiranë, por ka një mungesë totale të provueshmërisë së këtij fakti penal të pretenduar, duke ia atribuar këtë akuzë në nivel aludimesh, të pamjaftueshme edhe për standartin që kërkohet në lëndë mase sigurimi, atë të dyshimit të arsyeshëm, i cili rezulton të jetë i pabazuar në prova. Të hetuarit mohojnë çdo element kundërligjshmërie përgjatë aktivitetit të tyre lidhur me Bashkinë Tiranë dhe në tërësi vepra penale e parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal nuk formësohet në asnjë prej elementeve të saj.

Në të njëjtën nivel paprovueshmërie rezulton edhe fakti tjetër që z. Veliaj i atribuohet, firmosja e disa urdhrave të shpenzimeve për projekte artistiko-kulturore të financuara nga Bashkia Tiranë, ku përfitues paraqiten disa OJF apo shoqërive me përgjegjësi të kufizuar që organi i akuzës i paraqet si të zotëruara në mënyrë indirekte nga znj. Xoxa dhe familjarë të saj.

Sqarojmë Gjykatën e Apelit se për këtë fushë të aktivitetit të Bashkisë Tiranë, aktiviteteve kulturore, artistike, rinore e sportive, prej vitit 2016 e në vijim, Këshilli Bashkiak si organ përfaqësues i Bashkisë Tiranë, ka vendosur që të miratojë ngritjen e një Këshilli Artistik-Kulturor, në përbërje të të cilit janë 9 anëtarë emra të shquar të jetës artistike, kulturore e sportive të vendit. Është pikërisht ky këshill organi kolegjial që vendos për miratimin e projektit konkret që do të financohet nga Bashkia Tiranë.

Ajo që vlen për t’u theksuar është roli i z. Erion Veliaj, i cili prej vitit 2018 sipas urdhrit Nr.31086 datë 15.08.2018 “Për delegimin e kompetencave”, ka urdhëruar delegimin e kompetencave të tij tek zëvendëskryetari i Bashkisë për çështjet që lidhen me nënshkrimin e urdhrave për mbështetjen financiare të projekteve artistiko-kulturore të Këshillit Artistiko-Kulturor, për firmosjen e kontratave apo akteve të nevojshme me subjektet apo organizatorët që realizojnë projekte të tilla etj. Pra shumë vite më parë nga data e fakteve objekt hetimi, z. Veliaj ka ndërmarrë hapa konkrete për të deleguar këtë sferë veprimtarie të Bashkisë Tiranë tek një organ kolegjial apo zvkryetari i bashkisë. Dijenia e tij për përfituesit e këtyre projekteve duhet të provohet, jo të prezumohet.

Organi i akuzës dhe Gjykata e Posaçme nuk kanë treguar  asnjë kujdes për të “kuptuar’  sesi arrihet deri në momentin e nënshkrimit të urdhrit të shpenzimit nga z. Veliaj. OJF-të që kanë përfituar pagesa nga Bashkia Tiranë fillimisht paraqesin një projekt të propozuar prej tyre, aplikim i cili shoqërohet me një preventiv të punëve që do të kryhen. Ky projekt duhet të miratohet me vendim nga Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Tiranë, më pas zëvendëskryetari i Bashkisë, nënshkruan akt-marrëveshjen me OJF-në aplikuese, e cila lëshon faturën tatimore në zbatim të sa më sipër, situacion për kryerjen e punimeve etj. Këto punë e projekte janë kryer realisht, faturat pasqyrojnë shpenzime dhe vlera konkrete të kaluara në rrugë bankare, të cilat nuk mund të serviren si vlera që përbëjnë përfitim të parregullt.

Vetëm pas kryerjes së këtyre procedurave që zgjasin disa muaj, nga tre nëpunës të rolit regjistrues, zbatues dhe një nëpunës thesari, hartohet urdhri i shpenzimit për projektin kulturor konkret të financuar nga Bashkia Tiranë, bashkalidhur gjithë dokumentacioni i sipërcituar, e në vijim ky urdhër shpenzimi i paraqitet për nënshkrim z. Erjon Veliaj, i cili ka për detyrë funksionale nënshkrimin e akteve të tilla, në cilësinë e organit ekzekutiv të njësisë vendore. Asnjë kujdes nuk ka treguar organi i akuzës apo Gjykata në sqarimin e këtyre momenteve, veçanërisht në qelizat e urdhrit të shpenzimit ku pasqyrohen të dhënat për kreditorin përfitues, ku përveç emrave të OJF-ve përfituese, nuk ka asnjë detaj mbi zotëruesit e tyre. Edhe në këtë drejtim, z. Veliaj i është atribuar një fakt penal nën doza të thella paragjykimi, pa asnjë provë që e implikon atë në veprimtari korruptive.

Ndaj vlerësojmë se edhe fakti penal që referon tek neni 287 i Kodit Penal i atribuohet padrejtësisht z. Veliaj, me qëllim rëndimin e pozitës së tij në një procedim penal ku ai, në thelb nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi penale, për shkak se vepra penale nga e cila dyshohet se gjererohen të ardhura (neni 260 i Kodit Penal), mbetet në një nivel paprovueshmërie totale. Neni 287 i Kodit Penal nuk është një vepër penale formale e nuk mund t’i atribuohet asnjë personi bazuar në prezumime, pasi organi i akuzës i ka patur të gjitha mundësi që përgjatë këtij afati kohor Korrik 2023 - Shkurt 2025, të administronte të dhëna shkresore e të servirte provueshmërinë e faktit penal mbi një bazë shkencore, siç mund të ishte kryerja e një akti ekspertimi kontabël, e më pas të konkludonte nëse ka të dhëna për pastrim të produkteve të veprës penale apo jo.

39 Komente

  1. M
    MOKRARI

    PO KUPTOHET E GJITHA KJO MASKARADE KUNDER ERION VELIAJT ESHTE BERE ME URDHER TE KAPOS SE VENDIT TONE SALI BERISHA PER TE PASUR TE LIRE TIRANEN NE ZGJEDHJET E 11MAJIT SE DI DILTE ME KEPUCE TE KUQE SEPSE ATE PERFAQESON BERISHA.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kolegu i SPAK -ut

      Grupi i mbrojtjes së kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj?? Sa avokatë ka ky mo ?? Si i paguan? Apo me kursimet nga fiqtë??

      Përgjigjjuni
    2. B
      Besi

      MOKRARI.....QEKE KOMPLET RARI!!!! EDHE NE BUDALLENJTE VRISNIM MENDJEN SI KA MUNDESI I NDODHI ERION VELIAJT KJO?!!! TI QEKE GJENI TOTALISHT! NGA RARI DERI TE RARI!!!

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ujku Plak

        Leri se jan Katandisur keta te Ripjelljes ne Nivelin e Koke Palareve te Kancerit Berisha dhe si vemjet e Partis se Mona Baxhelles. Ku e kuptoin dot Injorantet qe Kryetari i Bashkis eshte mbi te Gjithe ne Bashki, kush ka Byth ta Kundershtoi ose mos e Miratoi Diçka qe eshte ne Interes te Kryetarit apo Familjareve te Tij? Edhe Sy Peshkaqeni keshilla bente me Tarifa marramendese po nuk e ka Fain Berisha qe Budallejet paguanin Miliona Euro. Karmina sa po Zeni mori Pushtet filloi te blente Brek me 5 EUR dhe i shiste me 5 Mij Euro. Mona Baxhella mori 100 m Ferra ne Kashar dhe i beri 100 Milion Euro, po nuk ka fai Ilir Mutaj.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali hajduti ne Burg!

          Ujku Oturak ku dhjet Sali Karaxhixh Serbi!

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ujku Plak

            O Bole, lexoje edhe njeher çfar kam Shkruar qe ta Kuptosh me mire. Jan pikerisht Politikan si Sal, Mutaj, Velia etj me Mbeshtetjen e Injoranteve si ty qe e ben Shqiprin ne ate Gjendje te Mjerueshme.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Makiaveli

              Ujku Këta janë punëtorë bashkie paguhen vetëm të komentojnë online . Se shikon për çdo gjë fusin saliun 90% e komenteve janë njësoj

              Përgjigjjuni
        2. 9
          90

          Besi, po ti je akoma me i papam, super gjeni, cazzo si i kuptoke gjonat ti ...

          Përgjigjjuni
        3. X
          Xha Faiku

          Mos e shqetesoni prokurorin e Spakut se ja ngecet ne fyt ato 10 000 € te ardhura mujore...di gje ai?

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lot

            Hahahhahahhahahah

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lot

              Hahahhahahhahahah

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vlonjati

              Besi , më karë se ti nuk paska . Po a e lexove çfarë shkruhet more loqe ?

              Përgjigjjuni
              1. U
                Une

                Shyqyr qe doli kjo situat Mero,po kap ndonje bonus pertej perditshmerise!Keq eshte per gazetaret sepse 1 portofol i zonjes=5 roga.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Endri

                  Mero meriton miljona.Kollaj eshte te durosh loqe si ty ketu cdo dite te perendise.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Une

                    Po ti per cfare u merzite se do ngeli pa brek firmato ajo?Ik o pall k…. andej shko qaj tani te dali ai qe te blej prap brek ajo…

                    Përgjigjjuni
                2. D
                  Dajti

                  Po ca mut Spaku,nuk behet Stan me lepuj,shumica e prokuroreve te Spakut jane kelyshet e Saliut,jan thjesht qene te rrahur. Veprimet e Spakut te kujtojn shikun e Gazidedes 92-97,kur masakronte kundershtaret politik te Saliut,duke bere krime te tmerrshme.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lanabregesi

                    Altin Dumani e ktheu Spakun ne nje kobure te Sali kriminelit per te goditur PS,si dhe shiku I Gazidedes ne vitet 92-97 qe godiste pa meshire socialistet. Rastesi apo jo nuk e di,po qe te dy, Dumani dhe Gazidede jane nga Peshkopia.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ardit Gjebrea me teser demokrato/socialisto/lsi

                      O Mero sinqerisht na rrujte karin duke mbrojt kelliren. Boll tani se e morem vesh qe te ka pagu ky kellira qe kur ti bjeri bytha ne uje ti tja thash me tharese flokesh. Lere kete muhabet se te doli boja fare

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mondi

                        Ku ka brisk(mero) qe ja del me ty.Ti je kar komplet me gene majmuni.

                        Përgjigjjuni
                      2. Z
                        Z

                        Me kete pacavure akuze kunder Erion Veliajt Spaku po na kujton periudhen e tmerrshme te shtetit fashist qe krijoj Sali Kerma ne vitet 92-97.

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          O

                          Lanabreges,Dumani eshte me I rrezikshem se Gazidede,se na u hoq puritan por doli putan e Saliut me keq se Gazidede.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kolopuci

                            Une besoj se Veliaj eshte shume i nderçem. Pa ate Tirana mbetet jetim. Nxirreni kryetarin te vazhdoj punen ne krye te bashkise! Nxirrni edhe drejtoret qe i mbani ne burg kot!

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              X

                              Spakun e Kane shkerdhyer prokuror te tipit Olsi Dado,tani nuk ka lum qe I pastron keta bandit.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Erzeni

                                Duam ose nuk duam po eshte realitet,Spaku me keta prokuror si ky mut muti Olsi Dado eshte kthyer ne nje bande fashiste ne Dore te kriminelit Sali Berisha.

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  J

                                  Gjueti shtrigash kunder zyrtareve socialist nga banda berishiste ne Spak. 11 Maji duhet te kthehet dita e varrimit perfundimtar e kriminelit Sali kermes dhe banditevete tij ne Spak.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lali Zdromsi

                                    O Mero gelbaza cdo gje per Lali Fikun eshte “falls”, kokrra e hajdutit dhe e mashtruesit. Pas tij rradhen e ka beu i Surrelit hajduti dy metrosh we nuk do te dergoje dot ne shkolle Zahon e vocer me kepuce te cara dhe pantallona te grisura.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Z
                                      Zani

                                      Si urdheron mul palla I zbritur nga picka sateme shpellat e dragobise.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. P
                                      Patronazhisti dixhital

                                      Nxirreni nga qelia ate Veli shejtan, se mbetem pa vjedhur te Bashkia ne TIRANE

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Y
                                        Y

                                        E vetmja rruge per te dhjer dyshen Olsi Dadot ne Spak dhe shpellarin e Vicidolit Kermen Sali eshte 11 Maji. Shqiptar kudo ndodheni,votoni masivisht Edi Ramen dhe PS qe te fusni Shqiperine ne BE,dhe Mos ta ndigjojm me emrin Sali,se na eshte bere burri I nenes keto 35 vjet.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Y
                                          Yp Xhixhi

                                          E forte paska qene ajo jot'eme qe paska fjet 35 vjet me Saliun or shoku Y!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. y
                                            yyyyyyyyy

                                            yyyyyyyy Per ke Ols e ke? Ate qe nxorri te pafajshem tre here Lalin mashtruesin? Per ke Spak? Ate qe e perjashtoi nga pergjegjesia per inceneratoret? Duhet te jeni te semure psiqik qe e lidhni cdo gje me Berishen. Hajdutet atje te rrine, ku e kane vendin. Sa i dashkeni kriminelet e paskrupuj qe abuzojne me taksat e shqiptareve.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. s
                                            sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                                            lironi. erjon. velian se nuk ka dhe. nuk. do gjeni. me te mir. se erjon. velia. djal. puntor e beri tiranen. drit. qe. e ka zili. gjith bota. poshte. krimineli sali. me gjith ata. qe i shkojn. mbrapa. keti kermes sali berish haleja

                                            Përgjigjjuni
                                            1. h
                                              hajdut me vule ne balle

                                              Po pse, o, prisni qe avokati qe te thote ndryshe. Po ik se late nam. Kur i shpallin te pafajshem jane koleg prokuroret e gjyqtaret . Nuk ka ilace ne spitale e ju mbroni hajdutet.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Ali asllani

                                                Imagjinoni skemën e Lali fikut nga 2015 e der tani sa reklama jan mar nga gazeta .televizione per mbrojtjen e imazhit te Lali fikut. U ka bere bolben e zeze burgosja e kryebashkiakut . Ymer Bazë harro Valarene se Lali fikun e Prene. Solidaritet ne mbrojtje te prokurorit dhe gjykatësit te ceshtjes.. Tre vendime pafajsie ka marr Veliaj nga gjykatësi i cili firmosi arrestimin e Erjonit. Kte nuk e thotë Mero gelbaza llapaqen. Si tha kjo biba e Erjonit qe punon deri ne dy ose tre te nates uauu po kush kujdesej per fëmijen atehere,dhe tani thotë kush do kujdeset per femijen po deri dje kush kujdesej zonje.dhe ka lindur e pasur mir ne rregull hallall ka punuar babai . Si shpjegohet qe ndërtues kan marr miliona euro nga bashkia dhe vijnë e bejne blerje apo donacione te Harabeli i zonjes Xoxa Pra zonje jeni kap me presh ne duar ti dhe yt shoq.ju ka zene zullumi syte. Nuk ju shpejton alibia e gogol Saliut shpellar. Ju zu haku socialistëve te ndershem Ti je bere me keq se Armina .. Si ishte ai sllogani i tet shoqi nqs e do Tirane mbill nji peme.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  Rrumpalla

                                                  Ne duan rremuje plehra neper rruge nuk duam shkolla kopshte lulishte ce duam E Veliajn qe ti rregulloje joooooo

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. s
                                                    skapist

                                                    Mero po te drejtohem ty qe shkruan keto perla budallalleqe ketu , dije se dhe pafytyresia ka nje kufi. O merooooo po lali eshte hajdut o mero , ashtu sic eshte shtrigani plak e piktori e ai halja likja qe eshtete brapa hekurave. Keta jane te gjithe per tja u liriar mamate o mero ti corodit me keq fukarane. Hajduti eshte hajdut o mero .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Shqiptari Mesatar.

                                                      Me respect @ Tema, duhet KUJDES me titujt (jo me kot shume komentues ju akuzojne per mungese neutraliteti) Akuza nuk eshte False se pretendon mbrojtja e z.E.V.. Ne qendron a rrezohet e vendos Gjykata. Ne < 1 muaj DOGE me Elon Musk provuan miliarda $$$ te shkuara dem e vjedhur nga NGO-te (OJQ) qe rezultojne cdo gjo por Jo-qeveritare. Dhe ne Shq. shume si keto jane nga qeveria lokale e qendrore, por emrin kane te tilla. Si firojne parate? (1.) Keq-perdorim fondesh duke i kaluar per pefitime personale (2.) Korrupsion - dhenie dhuratash, udhetime e pushime, e favore te ardhme. (3.) Perfitime by-proxy (ne te trete) jepen per miq e familjare te afert, ose persona "pa lidhje" por % fitimi kerkohet nga ata qe aprovojne kontrata e grante. (4.) Perdorim asetesh - zyra, makina e mjete te tjere. (5.) Mjete te shitura me vone per perfitim personal (6.) Shpenzime

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. U
                                                        Ulsi

                                                        Dhe te 9-te artistet e shquar te keshillit ashkiak kane vendosur te gjitha tja kalojne Ajoles rastesisht?!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. U
                                                          Ups

                                                          Ku I plase goppppiiiiiiiii arjoles se I sekuestruan breket sa ka mbritur ne lushnje anija me breke te reja dhe firmato ???? but sa kam qesh haaaaaaaaaaaaaaa ups chichi j

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje