Petro Koçi: Hetohet banesa e Arben Xoxës, por janë harruar apartamentet që familja Berisha ka në Hollandë e Bruksel

17 Shkurt 2025, 14:10Politika TEMA
Petro Koçi: Hetohet banesa e Arben Xoxës, por janë harruar

Deputeti i PS, Petro Koçi, nga Kuvendi ka thënë se drejtësia heton shtëpinë e babait të Ajola Xoxës dhe nuk hetohen shtëpitë e familjes Berisha, në Holandë dhe Bruksel dhe Belgjikë.

Teksa u ndal tek akuzat e Berishës se Rama bashkëpunon me Xhorxh Soros, ai tha se ishte Berisha ai që e solli Soros-in në Shqipëri.

"Mua s’më duket normale që banesa e Arben Xoxës ish petagog hetohet, më duket një pushkatim pas vdekjes dhe janë harruar apartament që familja që drejton opozitën ka në Hollandë, në Bruksel e Belgjikë dhe ku di unë ku tjetër.

Këtë duhet ta bëjë drejtësia pa iu trembur syri nga askush. Erdhi Chris LaCivita, por antikomunisti nuk e rregullon dot imazhin e komunistit të paepur Sali Berisha.

Puna e Soros, Sali Berisha ishte ai që e solli Soros në Shqipëri. Ju duhet të pastroni partinë nga berishizmi sepse atëherë mund tju rivotojnë njerëzit", tha ai.

Koçi shtoi se ai mbështet institucionet e drejtësisë dhe SPAK-un.

"Unë kam qenë dhe jam një nga deputet që ka mbështetu SPAK dhe institucionet e drejtësisë, ata e kanë thyer në mes mitin e pandëshkueshmërisë. U fol për atë tubimin tek GJKKO, është e pafalshme që në Kuvend deputetët kanë goditur oficerët dhe punonjësit e gardës dhe s’është marr asnjë masë.

Ato janë veprime penale që duhet të ndëshkohen. Ne e mbështesim SPAK dhe GJKKO edhe duke e paguar me lëkurën tonë, por duhet që integriteti moral i atyre institucioneve të mos vihet në dyshim", shtoi ai. 

5 Komente

  1. R
    Rama shpejt pas hekurave

    Sioas teje e Petro rrota, i bie qe Spak te hetoje pronat e babait te vet. Mbidhni mendej Petro se deri ne fillim te majit do keni edhe Ramen brenda nga gestapoja Spak. Si fillim ja konfiskuan edhe Rames telefonat.

    Përgjigjjuni
    1. V

      Petro,mos harro banditin e Sali Kermes ne Fier VIKTOR Margilaj,kryetar i PD,qe te futi ne burg dhe te nxori koke qethur? Ata jan dhe sot,asnje ndryshim nuk kan. Fieri jo 10 po 12 deputet duhet ti japi PS

      Përgjigjjuni
      1. m
        mondi

        Petro mos ia vure fajin qeneve te rruges qe i larguat andej dhe i sistemuat ne parlament.Faji nuk eshte i atyre sepse ate dijne te bejne ,por i Juaji qe kerkoni qe populli te merret me ta edhe pse ky i fundit i deboi njehere e mire.Jeni ju qe fale andej,fale kendej dhe sot ja rezultati.Nje fjale e kahereshme pat thane:Q. nanaen te te quej babe e ju qi tash i keni brenda shtepis tuej i thoni popullit ti perzeje se ju shqetesojne . Politiken sot e drejtojne matrapazet si puna e Rames,kriminel si puna e Brishes dhe hajduter si puna e Likes.Ndaj heshtja ashte me injitoze se sa prononcimi pasi edhe pas zgjedhjeve po keshtu do vazhdoje e perseri mbas kater vitesh ju perseri do ankoheni.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Q

          Petro keni patur iluzione se Saliu dhe banditet e tij I ka ndryshuar koha...! Mos u beni naive Petro, ti i ke perjtuar vet krimet e tyre ne Fier,ke qene kryetar i PS,dhe horrat e Saliut me kryehorrin Viktor Margilaj kan bere shume krime ne Fier.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Saliu

            Ky Viktor Margilaj mos eshte i biri Gjokes,ish spiuni i sigurimit te shteti?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje