Arrestimi i Veliajt, Gjonaj: Lënia e Bashkisë pa kryetar në prag të zgjedhjeve, e padrejtë!

17 Shkurt 2025, 11:58Politika TEMA
Arrestimi i Veliajt, Gjonaj: Lënia e Bashkisë pa kryetar në prag

Deputetja socialiste, Etilda Gjonaj mbajti fjalën e saj në foltoren e parlamentit teksa foli edhe për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gjonaj tha se lënia e bashkisë pa kryetar është e padrejtë vetëm 3 muaj para zgjedhjeve. 

"Ndjej keqardhjen e madhe që Erion Veliaj dhe familja e tij gjenden në këtë situatë sot. Nga njëra anë me përbaltjen e fytyrës së tij në mënyrë të padrejtë dha nga ana tjetër, beteja që duhet të bëjë me drejtësinë për të vërtetën e tij.

Lënia e Bashkisë Tiranë pa kryetar, në prag të zgjedhjeve është e padrejtë. Masa e sigurisë nuk duhet të jetë në disproporcionalitet përballë të mirës publike. Nuk më bëhet qejfi për askënd që arrestohet, por ka ardhur koha në radhë të parë të ndërtojmë një politikë të shëndetshme.

Kujtojmë punën që ka bërë për një Tiranë më të mirë, për një Tiranë me infrastrukturë shumë më të zhvilluam në pastërtinë, në zhvillimin, me shumë aktivitete kulturore, sportive, sociale, me më shumë shërbime për ata që kanë më shumë nevojë.

Nuk shoh asnjë lëkundje për çfarë kemi bërë për t’i dhënë vendin një sistem të ri drejtësie, ashtu sikurse s’ka lëkundje për të vijuar luftën kundër korrupsionit. Dhe sot, jo pak probleme kanë institucionet e drejtësisë, e kanë thënë dhe raportet ndërkombëtare. Drejtësia është shtylla kryesore e një shteti, por duhet të jetë në respektim me të drejtat e individit", tha Gjonaj. 

7 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ...kete lajm e degjuan deri ne Korene e Jugut...kane dy muaj pa President ata....besoj se do dalin ne proteste per solidaritet....LOL

    Përgjigjjuni
    1. j
      j

      Or se s"po me kujtohet mire, mos eshte kjo ish-ministrja e drejtesise qe u faktua me fatura qe flinte ne hotelet me luksoze te europes me nga 900 euro nata aq sa marrin 7 pensioniste ne muaj, nese eshte kjo atehere ka plotesisht te drejte qe i del zot Veliaj.

      Përgjigjjuni
      1. g
        goca megallomane nga Dr

        Ti mire e ke po shiko se Silvia Konti, shoqja e Engjellit (nder te tjere), e ka bere Olsin p.s. (prokuror special). Tani mendoj se duhet ti kerkoni llogari vetem vetes!!!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pike e zeze

          Kjo ka qene ministre drejtesia! Nuk na duhet sa e si e shkerdhente kete pacavure Xhafaj. Shikoni si flet kjo ish ministre e drejtsis, sipas logjikes te ksaj po je hajdut dhe drejton nje bashki a ministri nuk duhet te futesh ne burg se ska kush drejton!!! Po gjeni nje hajdut tjeter dhe vereni aty boll te zgjatesh doren se kete kriter e plotsoni te gjith.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Indriti

            Vjedhja e shqipetarve nga kryetari esht e pa drejt ...doje te thoje

            Përgjigjjuni
            1. G
              Go West

              Çfare komente militantesh pa skrupuj! A kane nena, motra, gra, vajza keta komentues? Eshte e drejte e sejcilit te shprehe revolten apo protesten e tij, por keto fjale te felliqura, duhen shmanguar, na fyejne te gjithe ne, lexuesve te Tema-s. Fjalen e fundit do ta thote gjykata, por jane dy fakte qe me vjen mire ti evidentoj: se pari Tirane sot, mbas 10 vite pune te Erjonit, eshte ku e ku me ate Tirane qe gjeti. Se dyti ne punen e tij si ne asnje vend ne Europe, Erionit ju desh te ndeshej me protestues te egersuar, te cilet do ti ndaja ne dy kategori, njera pjese ishte llumi i politikes qe luftonte te vinte ne pushtet, duke penguar Bashkine. Kategoria tjeter ishin protestuesit hallexhinj qe ju prisheshin shtepite per ti hapur rruge Tiranes se re. Keta ishin ne te drejten e tyre se ju demtohej prona, por edhe Bashkia ishte ne te drejten e vet. Infrastruktura duhej ndertuar pa tjeter. Kur flitet per Erjonin, nuk duhen harruar disa te verteta.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ana

                fatmir Xhafa ta mesoi tekstin moj ???

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje